Connect with Us

COVID -19/ Kryepeshkopi Janullatos apel qytetarëve shqiptarë: Ti bindemi udhëzimeve të Qeverisë

Sociale

COVID -19/ Kryepeshkopi Janullatos apel qytetarëve shqiptarë: Ti bindemi udhëzimeve të Qeverisë

Publikuar

-

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë, të zbatojnë adhëzimet e qeverisë lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një mesazhi audio të publikuar nga Radio Ngjallja, Kryepeshkopi Anastas falenderon gjithashtu mjekët dhe infermierët që janë nq linjën e parë të shërimit të sëmurëve.

“Është detyra jonë që të shmangim panikun, depresionin dhe dëshpërminin.

Nga ne kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzimeve të qeverisë dhe të struukturave të shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Ish-zëdhënësja e PD-së leksion Veliajt dhe Ramës, mesazhi për qytetarët

Duhet të falenderojmë përzemërsisht dhe ata që kujdesen për pastërtinë, rendin publik, informimin dhe mbi të gjitha mjekët dhe infermierët që janë në linjën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve”, thotë ndër të tjera kryepeshkopi Anastas Janullatos.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata nga koronavirusi/ Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar të gjithë qytetarët se duke filluar nga data 23 mars 2020 do të ndërpriten të gjitha fluturimeve, përveç kompanisë “Air Albania”, që vazhdon fluturimet për dhe nga Stambolli.

Aeroporti sqaron se kjo masë merret për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërsa thekson se ndërprerja e fluturimeve do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

LEXO EDHE:  Foto-Koronavirusi u parashikua?/ Filmi që tregon efektet e frikshme të Covid-19

LEXO EDHE:  Frikë nga koronavirusi?/ Basha “arratiset” bashkë me familjen, zbulohet destinacioni

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mësimi online/ Publikohet udhëzuesi që do të ndihmojë mësuesit me vlerësimin e nxënësve

Publikuar

-

Nga

Për shkak të situatës nga koronavirusi, të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë të mbyllura deri më tre prill.

Për këtë arsye nxënësit kanë filluar të bëjnë mësim nga shtëpia me anë të “klasave virtuale”.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar edhe  udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

“Në këtë udhëzues, i cili ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale, gjenden udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.

LEXO EDHE:  Foto-Koronavirusi u parashikua?/ Filmi që tregon efektet e frikshme të Covid-19

LEXO EDHE:  Foto-Koronavirusi u parashikua?/ Filmi që tregon efektet e frikshme të Covid-19

Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.”, shkruhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Armikun e mundim vetëm po të zbatojmë rregullat”/ Bashkia Korçë apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Bashkia Korçë ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot para marketeve ushqimore, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar për të blerë ushqime, para përfundimit të afatit kohor të lejuar nga qeveria.

Në një mesazh në faqen zyrtare, Bashkia e Korçës iu bën apel qytetarëve të zbatojnë rregullat, pasi është e vetja mënyrë për të mundur armikun.

“Të dashur bashkëqytetarë!

Duke mirekuptuar plotësisht daljen tuaj për të blerë pazaret ushqimore për familjet tuaja do ju luteshim shumë të respektoni rregullat e mbrojtjes personale dhe të të tjerëve nëpërmjet ruajtjes së distancës!

LEXO EDHE:  Foto-Koronavirusi u parashikua?/ Filmi që tregon efektet e frikshme të Covid-19

LEXO EDHE:  Video - Ambasadori i Shqipërisë i dorëzon letrat kredenciale/ Erdogan nuk i jep dorën

Këto janë pamjet që shihje sot paradite në Korçë thuajse para çdo marketi. Skuadrat e Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë shpërndarë sa kanë mundur qytetarët e grumbulluar para marketeve duke i këshilluar të respektojnë distancën.

Ndërkohë që me forcë e me masa shtrënguese do penalizojmë çdo qytetar që thyen rregullat për të bëre xhiro për qejf në park, bulevarde dhe kodra, në rastin e pazareve ju lutemi shumë të zbatoni rregullat e distancës së domosdoshme!

Ndërgjegjësohuni që jemi në luftë dhe armikun e mundim vetëm po të zbatojmë rregullat!

#sebashkudoiadalim”-thuhet në mesazh.

LEXO TE PLOTE