Connect with Us

Çfarë fshihet pas SMS-ve të Lulzim Bashës, drejtuar Eni Vasilit?

Politikë

Çfarë fshihet pas SMS-ve të Lulzim Bashës, drejtuar Eni Vasilit?

Publikuar

-

Të mërkuren në mbrëmje, Lulzim Basha i dërgoi një mesazh gazetares Eni Vasili në telefonin e saj, në vazhdimësi të bisedave të mëparshme, duke i drejtuar një pyetje Edi Ramës. Më pas vinte edhe konfirmimi i Eni Vasili.

Dje kompania Vodafone tha se ishte hakëruar telefoni i Bashës dhe se kjo ishte bërë nga një platformë online.

Një tjetër zë pranë kësaj kompanie pretendon se të tilla ndërhyrje mund të ndodhin dhe mund të dërgohen mesazhe të cilat kushtojnë në rrjet vetëm 20 dollarë.

Në fakt duket se justifikimi i Vodafone, është vetëm një lojë. Me 20 dollarë, ashtu siç pretendohet apo siç thuhet se në rrjet apo në platformë internet mund të dërgosh mesazhe, është e pamundur që ti të çosh një mesazh si vazhdim teksti, dhe pastaj të të vijë teksti më pas. Pra, si vazhdim komunikimi, thjesht të thyhet sistemi i sigurisë.

Mund të dërgohen mesazhe me platformë interneti, ka me dhjetëra të tilla online, të cilat të ofrojnë shërbime SMS por janë të pasigurta, mund t’i çosh me emrin që ti do, por jo me numrin dhe nuk merr dot përgjigje.

Në rastin e mesazhit të Lulzim Bashës me Eni Vasili, mesazhi ka shkuar në telefonin e gazetares, dhe më pas Eni Vasili i ka kthyer një përgjigje Lulzim Bashës, ç’ka do të thotë se komunikimi është me GSM.

Gjithësesi, përtej asaj që ka thënë Vodafone, avokatia që i bëhet veprimit të Lulzim Bashës apo nxitimi ndoshta i gazetares, apo qoftë ndoshta edhe hakërimi i telefonit e thyrja e sistemit janë thjesht alibi.

Por, le të qëndrojmë tek platforma që ka ndërhyrë për të provokuar Lulzim Bashën në emisionin e Eni Vasili, kur fliste Edi Rama.

Në fakt ajo që duhet thënë është se Lulzim Basha tentoi menjëherë ta mohonte, pasi e pa që gjithçka u kthye në qesharake, dhe dje i kërkoi një shkresë zyrtare Vodafonit. Por, Lulzim Basha numrin e tij e ka me 0 68… Ai mund të jetë një numër i mbartur. Pra, e ka kaluar nga T-mobile tek Vodafone, por Lulzim Basha e mban dhe e ka në përdorim edhe numrin 069…, të cilit i ka bllokuar thirrjet.

Ne i telefonuam të njëjtit numër me 069.. dhe me 068.., por i pari i ka thirrjet e bllokuar.

Që të dalë komunikimi midis dy SMS-ve në vazhdimësi mesazhesh mund të dalë vetëm në rastet që është i njëjti numër, por ndryshon nga 068.. në 069.. dhe në këto raste mund të ndodhë që të ndërhyhet midis numrave dhe të merret përgjigja.

Nga ana tjetër mund të ndodhë që të jetë vetë dërguesi i mesazhit, i cili e mohon dhe me shumë gjasa, me mbajtjen e dy numrave, Lulzim Basha, ose e ka bërë vetë ose e ka bërë një nga asistentët këtë pyetje dhe ka kërkuar që gjithçka ta mbyllin me përgjigjen e djeshme të Vodafone.

Por, pikërisht është përgjigja e Vodafone, që ngre të gjitha pikëpyetjet për Lulzim Bashën dhe mënyren sesi ai tenton të fshihet dhe të justifikojë mesazhin e tij.

LEXO EDHE:  Bregu apel Bashës/ Fushata është e vakët

Së pari, nuk ka asnjë kallëzim në prokurori. Në rast se do të ishte një mesazh fake, minimalisht Basha duhej të shkonte në prokurori. Duhej të fillonin hetimet. Do duhej të dorëzonte telefonin ai, por edhe gazetarja Eni Vasili. Dhe të bëhej një ekspertizë të detajuar për të zbuluar se kush e kishte bërë atë akt.

Sepse nesër mund të përdoret numri i Lulzim Bashës për të bërë thirrje që njerëzit të dalin në rrugë. Si mundet të keqpërdoret mesazhi telefonik i kryetarit të Republikës së re? Është e paimagjinueshme të ndodhë kjo në një vend të botës. Sepse ata që e bëjnë këtë thirrje me mesazhe të tilla në emër të Lulzim Bashës mund ta bëjnë edhe në emër të kryeministrit, mund ta bëjnë edhe në emër të një ministri të caktuar.

Prandaj, fakti që Lulzim Basha kërkoi që gjithçka ta kalojë mediatikisht, duke përdorur kounikimin e Endri Hasës, ish-deputetit të vezëve, me Vodafonin, ngre shumë pikëpyetje.

Pse Lulzim Basha nuk ka çuar një kallëzim në prokurori?

Pse Eni Vasili vetë, e cila është një gazetarë që ka dalë blof dhe u duk se u kthye në qesharake pas mohimit të Lulzim Bashës, nuk ka shkuar në prokurori?

Pse nuk ka një hetim se kush e çoi mesazhin e Lulzim Bashës?

Apo është vetë Lulzim Basha që e çoi nga numri tjetër dhe e mohoi? Apo është vetë Lulzim Basha që e çoi nga kompjuteri dhe e mohoi?  Apo është vetë Lulzim Basha që e çoi nga telefoni i tij dhe e fshiu mesazhin dhe më pas nxori foton? Dhe letrën ia kërkoi Vodafonit, e jo T-mobile apo Albtelekomit.

Pra, dje ka dalë një letër, një kompani dhe jo dye të tjerat, duke çuar kështu në dyshimet se gjithçka duket sikur ka një qëllim të vetëm, mbylljen e kësaj historie.

Në fakt mbyllja e vetme janë hetimet e prokurorisë, por jo si ne rastin e financimeve të Bashës me një million dollarë në SHBA.

Këtu nuk po përmendim edhe lidhjet e afërta të disa përfaqësuesve kryesore të Vodafone me Lulzim Bashën. Aq të  forta sa kompania pranon publikisht që i kanë thyer sistemet e sigurisë.

Prandaj, jemi përballë faktit se e vërteta ende nuk ka dalë. Ajo që ka ndodhur dje është thjeshtë dhe vetëm justifikimi që bën Lulzim Basha pas atij skandali të turpshëm të ditës së mërkurë në mbrëmje, ku përmes një mesazhi qesharak i kërkoi Edi Ramës largimin, që t’i linte vendin atij të bëhej kryeministër.

Në fakt në rastin e Lulit është fiks ajo shprehja e urtë popullore, “Fshati digjet dhe Luli krihet”.

Dhe dje këtë e vazhdoi duke i hedhur edhe pak më shumë bojë flokëve me letrën publike që tregoi, duke mos shkuar në asnjë institucion, duke mos denoncuar askund, atë akt skandaloz të shpërndarjes dhe ndërhyrjes në telefonin e tij apo të gazetares Eni Vasili./ CNA.al

Palaço show/ Si gënjeu Luli në emisionin e Eni Vasilit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Rreshtimi në anën e duhur, precedentët historikë në Shqipëri dhe botë/ Ku ndodhet Lulzim Basha sot?!

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Pata

Lajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se pikun e ka sot, vijnë përherë e më të frikshme. Më shumë se 600 të vdekur në ditë.

Guvernator i  i rajonit të Campania-s, rajonit më të rëndësishëm të jugut të Italisë ku po përhapet me shpejtësi Covid 19, i ka kërkuar qeverisë italiane të militarizojë vendin dhe të lërë masat gjysmake. Me një fjalë, të shpallë gjendjen e luftës.

Gjendje që nga frika e përhapjes së kësaj kasaphane po e shpallin të gjithë liderët botërorë. Ashtu ka bërë edhe Edi Rama, që flet çdo ditë për luftë, dezertorë, tradhtarë etj, pra me fjalor militar.

Dje në Tiranë ka dalë ushtria në rrugë, me demonstrim të fuqisë së mjeteve të saj.

Jemi në një luftë, ku flama e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë një nga arritjet më të rëndësishme të shqiptarëve në vite, faktorin demografik.

E pikërisht në këtë situatë apo orë të historisë, duket edhe elita e vendit, e cila pikërisht nga ky qëndrim, nga ana që do të mbajë, do të përcaktojë fatin e saj te nësermen.

Vend i është i ndarë politikisht: ndryshe nga tërmeti, opozita e butë e Lulzim Bashës dhe ajo e egra e Berishës, është në llogoren e artilerisë kundër Ed i Ramës.

PD-ja nga një anë thotë se Rama ka marrë propozimet e saj në masat e qeverisë, pa i shpallur, dhe nga ana tjetër e akuzon për arrogancë.

Në kohë lufte, nuk ka kohë e zgjidhje për ndarje, por për të qenë një front, ku edhe opozita, edhe pse nuk e pëlqen, do të duhet të jetë në një rresht si të gjithë, nën një komandë.

Në Luftën e Dytë Botërore, laburistët britanikë u vunë nën komandën e Churçhill-it për të mundur koalicionin nazifashist.

LEXO EDHE:  Video-Basha tallet me demokratët

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike tmerron Lulin/ I vërsul aleatin

Megjithatë në zgjedhjet e pasluftës, edhe pse Churchill u shpall hero kombëtar, opozita fitoi duke e lënë heroin në shtëpi, natyrisht duke marrë lavdinë e luftës dhe ata duhej të përgatisnin paqen, rindërtimin e pajtimin. Pra rreshtim i  i duhur në anën e historisë përcakton natyrisht edhe s i do të konsiderohesh në të ardhmen. Britanikët vlerësuan qëndrimin luajal të opozitës në luftë dhe i dhanë të drejtën e udhëheqjes në paqe.

Esat Pashë Toptani, ka qenë një nga personazhet më influentë të historisë shqiptare, ndikues, inteligjent dhe mjaft  i zoti.

Por ishte pikërisht rreshtim i  i tij në anën e gabuar të historisë kombëtare që  i ka dhënë atij një rol që shumica nuk e përkrahin, madje tradhtari në shqip cilësohet Esatpashë.

Ndoshta qëllimi i lëvizjes së Haxh i Qamilit nuk mund të ketë qenë  i keq, por rreshtim i  i gabuar histrorik i dha damkën asaj lëvizje ku çdo natyrë rrumpallë e një manovre politike, quhet haxhiqamilizëm.

Ball i Kombëtar ka qenë një forcë politike shumë intelektuale, drejtohej nga një personalitet dhe sojli siç ishte Mit’hat Frashëri, por edhe shumë figura të tjera, por pikërisht rreshtim i  i tyre me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore  i damkosi aq shumë, sa fjala ballist mbetet ende zhargon, edhe pse të pabërat kriminale të komunistëve të Enver Hoxhës pas Lufte mund t’i kishin rilindur.

Është shumë e thjeshtë: çdo forcë politike, apo elitë shoqërore, intelektuale, varet se si rreshtohet në çastet kyçe dhe vitale për një komb.

I tillë është edhe a i  i sotmi, ku një virus  i tmerrshëm rrezikon të shfarosë shujmë bashkëkombas….

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi shënon bilanc tragjik në Itali/ Meta: Do të kalojë kjo krizë, mirënjohje për profesionalizmin e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të cilën po kalon Italia, ku një ditë më parë koronavirusi shkaktoi një bilanc  tragjik, duke marrë jetën e më shumë se 600 personave në vetëm 24 orë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh mirënjohjen për profesionalizmin e mjekëve që po përballen me këtë betejë, Meta thekson se është i bindur që Italia do e kalojë edhe këtë krizë.

“Dita e djeshme shënoi një tjetër bilanc tragjik për Italinë tonë të dashur.
Në këto momente tepër të vështira, lutjet dhe mendimet tona shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, të cilave ju shpreh të gjithë solidaritetin e popullit shqiptar.
Me urimin për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, dhe shëndet të plotë për mbarë popullin italian, i cili me kulturën dhe civilizimin e tij i ka frymëzuar të gjithë kombet për progres shoqëror, shpreh bindjen se nën drejtimin e udhëheqësve të saj, Italia do ta kalojë këtë krizë të rëndë për të, por edhe për ne, dhe Europën!
Me vëmendje dhe shqetësim të veçantë jam duke ndjekur çdo ditë edhe situatën në bashkësitë tona të dashura arbëreshe duke u interesuar për shëndetin e tyre, si edhe të qindra mijra shqiptarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në Itali, së bashku me familjet e tyre.

LEXO EDHE:  Bregu apel Bashës/ Fushata është e vakët

LEXO EDHE:  Video-Basha tallet me demokratët

Një mirënjohje dua të shpreh për të gjithë mjekët dhe personelin shqiptar të integruar në sistemin shëndetësor italian, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrifica të pashembullta po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi kaq të rëndësishëm për kombin shqiptar.
Ne u jemi thellësisht falenderues, pasi angazhimi i tyre fisnik dhe njerëzor bëhet, jo vetëm në emër të humanizmit, por edhe të mirënjohjes së mbarë popullit shqiptar, i cili sa herë ka përjetuar tragjedi dhe kriza të mëdha, ndihmën dhe mbështetjen e parë e ka gjetur te Italia dhe populli i saj bujar dhe i mrekullueshëm.
Kam besimin e palëkundur se Italia jonë e dashur do ta kalojë me kurajo e vendosmëri këtë krizë të rëndë.
#AndràTuttoBene 🇦🇱❤🇮🇹”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do e përshëndes dhe falenderoj”/ Basha kërkesë qeverisë për transparencë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emrgjencës kombëtare teksa theksoi se duhet të ketë një qartësim të detyrimeve të shtetit ndaj qytetarëve.

Basha i bën thirrje qeverisë të ketë trasparencë se cfarë duhet të presin qytetarët nga shtetit.

“Duhet shpallja e emergjencës kombëtare dhe qartësim i detyrimeve të shtetit ndaj qytetarëve.
Thirrja ime është të ketë transparencë dhe nëse kjo bëhet sic duhet unë do i përshëndes e do i falenderoj në emër të Partisë Demokratike. Duhet të jetë i qartë cfarë do presë cdo qytetar, cfarë presin të papunët.
Është detyrë e qeverisë të veprojë me transparencë”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE