Connect with Us

Bilanc lufte në Itali/ 793 viktima brenda 24 orëve të fundit

Bota

Bilanc lufte në Itali/ 793 viktima brenda 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Është rritur frikshëm numri i viktimave në Itali sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi fqinj ka regjistruar 6,557 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 53,578.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 793 persona. Numri total i viktimave është rritur tashmë në 4,825.

2857 persona po kurohen në terapi intensive, në gjendje kritike për jetën. Mbi 17 mijë pacientë po kurohen në struktura spitalore dhe mbi 22 mijë në kushte shtëpiake.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Përmbyset makina me 5 shqiptarë në Itali

Në total që prej shpërthimit të ekipdemisë së koronavirusit në Itali janë regjistruar 53578 të infektuar, 4825 vdekje dhe 6072 të shëruar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 28 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, ku vetëm sot janë konfirmuar 4 raste të reja.

Nëpërmjet një njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se kanë bërë edhe 30 teste të reja prej të cilave 4 kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Përmbyset makina me 5 shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Shqiptari 'biznesmen'/ Merr grua në Marok, e përdor si prostitutë në Itali

“Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 447 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e tetë raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet më tej në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia thirrje për ndihmë/ Conte jep lajmin e mirë: Apelit iu përgjigjën 3500 mjekë

Publikuar

-

Nga

Numri i viktimave në Itali nga koronavirusi ka tejkaluar atë të Kinës duke shkuar në 4032 dhe rreth 40 mijë të infektuar.

Mbrojtja Civile theksoi dje se sistemi ka nevojë për 300 mjekë dhe u bëri thirrje të gjithëve që kanë këtë profesion të aplikojnë sa më parë.

Një ditë më pas, apelit i janë përgjigjur 3500 mjekë. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Italian, Giuseppe Conte me atë të një postimi në Facebook.

“Dje nxorrëm një apel të jashtëzakonshëm për të krijuar një task force me 300 mjekë që mund të operojnë në institucionet rajonale të kujdesit shëndetësor, duke forcuar veprimin e atyre që janë të ekspozuar në vijat e frontit që luftojnë kundër Covid-19 në këto orë.
Që tani 3500 mjekë i janë përgjigjur apelit dhe është një numër që rritet nga ora në orë. Kjo është një shenjë e fortë e solidaritetit dhe një frymë shërbimi që dëshmon edhe një herë për guximin e jashtëzakonshëm të komunitetit kombëtar. Në një moment kaq të vështirë, kjo është edhe një përgjigje bujare për të cilën të gjithë ne italianët mund të krenohemi. Faleminderit të gjithëve ju heronj me bluzë të bardhë”- shkruan Conte në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Emocionuese/ Mjekja italiane me megafon inkurajon pacientët me COVID-19: Do ta fitojmë betejën

Publikuar

-

Nga

Italia është shteti me numrin më të madh të infektuarve dhe të atyre që kanë humbur jetën.

Mjekët janë ata që po kalojnë vështirësinë më të madhe, pasi janë gjithmonë në vijën e parë duke luftuar COVID-19.

Në një video të publikuar nga mediat italiane, një mjeke pneulologe inkurajon pacientët e spitalit, Sondolo që ndodhet në rajonin e Lombardisë, më e prekura nga koronavirusi në Itali.

Sarah Barbuto me një megafon në dorë i fton të gjithë pacientët e shtruar për të rezistuar, për të luftuar, pasi së bashku do ta fitojnë atë betejë. Më pas ajo u vë të dëgjojnë nëpërmjet celularit të saj himnin italian./CNA.al

https://video.corriere.it/milano/pneumologa-megafono-incoraggia-pazienti-questa-battaglia-vinciamo/84c848de-6b6b-11ea-8bdc-8d7efa0d8720

LEXO TE PLOTE