Connect with Us

Beteja me Covid-19/ BE nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor

Politikë

Beteja me Covid-19/ BE nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thekson se Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë, ku vendet po përballen me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla thekson se “Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrey Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).”.

LEXO EDHE:  Balla ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakut të LSI-së

Gjithashtu, sipas Ballës, Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshje të fshehtë me Bashën?/ Rama: Ndihem shumë i keqardhur

Publikuar

-

Nga

Marrëveshje të fshehtë me Bashën?/ Rama: Ndihem shumë i keqardhur

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish kreut të PD, Lulzim Basha, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që sipas të cilit i ishte propozuar pak muaj më parë.

Në një intervistë në Top Channel, Rama është pyetur për këtë marrëveshje të fshehtë ndërsa theksoi se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kreu i Qeverisë u shpreh se ai nuk e shikon politikën në këtë formë dhe i ka bërë thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit dhe jo kundër tij.

LEXO EDHE:  Balla ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakut të LSI-së

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Apeli i fortë i Metës: Reforma Zgjedhore të miratohet me konsensus

“Ndihem shumë i keqardhur që politika bie në nivele të tilla. Epara se nuk e shoh kështu politkën, e dyta unë nuk e kam bërë krurë një gjë të tillë dhe e treta besoj se populli është me i zgjuar se unë dhe i duhet lënë popullit të zgjedh kryeministrin e radhës. Unë ndihme i keqardhur dhe i bëj thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topollaj: Një sqarim për “ndalimin e koalicioneve parazgjedhore” në rast se hapen listat

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka bërë një sqarim për “ndalimin e koalicioneve parazgjedhore” në rast se hapen listat.

Topollaj thekson se atë që me fjalë të thejshta e konsiderojmë si “ndalimi i koalicioneve parazgjedhore”, në fakt është kusht i sistemit me lista te hapura.

Sipas tij, me hapjen e listave që propozohet në këtë rast, Basha dhe Kryemadhi kanë të gjithë mundësinë të bëjnë koalicion parazgjedhor së bashku, duke konkuruar në zgjedhje me një listë të përbashkët.

“Një sqarim për “ndalimin e koalicioneve parazgjedhore” në rast se hapen listat.
Kam vënë re që ca tipa bëjnë sikur se kuptojnë cështjen që po u adoptua sistemi me lista të hapura, partitë që dalin bashkë në zgjedhje janë të detyruara të konkurojnë me një listë të përbashkët në zgjedhje, pra pa koalicione në kuptimin që secila parti në koalicion të ketë listën e vetë. Ndryshe nuk do mund të votonim me fletë votimi por me bllok shënimesh shumëfaqësh që e komplikon shumë procesin.
Atë që me fjalë të thjshta e konsiderojmë si “ndalimi i koalicioneve parazgjedhore”, në fakt është kusht i sistemit me lista te hapura. Keshtu e ka Kosova, Danimarka etj dhe cdo vend që aplikon sistem me lista te hapura.
Me hapjen e listave që propozohet në këtë rast, Basha dhe Kryemadhi prsh kanë të gjithë mundësinë të bëjnë koalicion parazgjedhor sëbashku duke konkuruar në zgjedhje me një listë të përbashkët si Fatmir Limaj dhe Behxhet Pacolli në Kosovë ose të dalin më vete në zgjedhje dhe të bëjnë koalicion paszgjedhor si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në të njejtin rast. Dhe kjo është kaq e thjeshtë për tu kuptuar sa që kushdo që “shqetësohet” për koalicionet vetëm sa qan hallin e kryetarit të Partisë dhe jo të Shqipërisë”, shkruan Topollaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ata të gjashtë që besojnë tek ringjallja, nuk qenkan të Luli Bashës

Publikuar

-

Nga

Foto/Pritja madhështore e Luli Bashës në Korçë

Një nga deklaratat e Luli Bashës sot ishte ajo që kishtë të bënte me grupin prej 6 vetash që deklaruan se për të mirën e integrimit, do votojnë amendamentet e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

Ja çfarë tha Luli Basha:
Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës“.

Këtë tha Luli Basha!

Ata të 6 që kanë filluar agjerimin në Kuvend dhe që besojnë se Luli do i ringjalle tek listat e qershorit, me sa duket nuk qenkan fare në “listën” e Lulit!
Fjalori i përdorur në fakt i ngjasonte atij që ofrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ata deklaruan se e bëjnë për integrimin!
Të besosh se Luli Basha do të të ringjallë, është gjë e rëndë në fakt.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Apeli i fortë i Metës: Reforma Zgjedhore të miratohet me konsensus

LEXO EDHE:  Integrimi/ Hahn: Hyrja në Europë kërkon ndryshime

Por Luli nuk u doli për zot! Ruana Zot!

Mos vallë ata të gjashtë po e presin ringjalljen nga LSI?!?!
Paska edhe më keq! Dhe më e keqja është që ta besosh në ringjalljen nga LSI.
Nëse nuk janë paguar me CASH, i këshillojmë të nxitojnë. Se andej nga LSI nuk kalon asnjë lloj integrimi. Ata sot po punojnë që të hyjnë vetë tek lista e Luli Bashës. Vështirë që të ketë vend për të gjjithë. Se Kuvendi 140 karrige ka! Dhe nuk është çudi që me ndryshimet kushtetuese të bëhen 100!/CNA.al

LEXO TE PLOTE