Connect with Us

Aksidentohet rëndë motoristi/ Dërgohet me urgjencë në spital

Kronika

Aksidentohet rëndë motoristi/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Një aksident me motor është shënuar pasditen e sotme në Devoll, të Korçës.

Sipas asaj që raporton Shqiptarja.com, personi identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka qenë duke lëvizur me motor në rrugët e brendshme te qytetit.

Për pasojë pasi është paraqitur në spitalin e Devollit me fraktura të shumta është transferuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

LEXO EDHE:  Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

Kujtojmë që prej orës 13:00 të ditës së sotme, e gjithë Shqipëria është e paralizuar ndërsa ndalohet çdo lloj lëvizje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kufizimi i lëvizjes/ Policia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, në lidhje me kufizimet e levizjes, masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

Nisur nga pyetjet e shumta drejtuar nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, Policia e Shtetit sqaron se:

Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por NUK lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Policia ndëshkon 190 qytetarë “rebelë”

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Sipas uniformave blu, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, si dhe është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë / Bllokohet Autostrada Tiranë-Durrës

Po ashtu, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arsenal armësh, municione luftarake e jelek antiplumb në bodrum/ Arrestohet 47 vjeçari ne Tiranë

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar “BLIC”, ndërsa janë sekuestruar arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb, ndersa eshte vene ne pranga poseduesi.

Specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht: 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE