Connect with Us

Ahmetaj shpjegon paketën për koronavirusin/ Qetëson qytetarët: Nuk ka mungesa në ushqime

Lajme

Ahmetaj shpjegon paketën për koronavirusin/ Qetëson qytetarët: Nuk ka mungesa në ushqime

Publikuar

-

 Ministri Arben Ahmetaj ka shpjeguar paketën me shtatë pika të qeverisë për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Ahmetaj shpjegoi se biznesi do të mbështet përmes formave të ndryshme siç është riskeludimi i pagesës së Tatimin mbi Fitimin apo edhe duke dhënë një garanci prej 100 milion dollarësh në mënyrë që ata të kenë mundësi për të shlyer pagat e punonjësve.

 

“Kjo paketë garanton të gjitha sipërmarrjet që kanë vështirësi likuiditeti dhe që duhet të paguajnë pagat. Këto sipërmarrje mund të shkojnë në bankë dhe të kërkojnë kredi me qëllim pagesën e pagave. Ato do të futen në bankë me risk zero sepse riskun e merr shteti shqiptar, pra Buxheti i Shtetit. Limiti i marrjes së kredisë do të konsiderohet nevoja që do të kenë për pagat”, tha Ahmetaj në studion e Abc News.

Ai theksoi gjithashtu se linjat e furnizimit të tregjeve janë të paprekura dhe gjithçka vijon normalisht, prandaj edhe qytetarët nuk duhet të bëjnë panik dhe të mblidhen në markete.

“Nuk mungon furnizimi me ushqime. Vazhdon zinxhiri i furnizimit normalisht, kombëtar dhe ndërkombëtar. Përveç se ka sasi të mëdha rezerve për një muaj e gjysmë”, tha më tej Ahmetaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Do shajnë virusin nga motra”/ Rama mbështet vlonjatët: Bëjeni nga ballkoni

Publikuar

-

Nga

Gjatë thirrjes për të pabindurit për zbatimin e masave për parandalimin e Covid-19, kryemnistri Edi Rama pati një mesazh edhe për vlonjatët.

Rama nuk ka kursyer ironinë teksa u shpreh se qytetarët e Vlorës kanë vendosur të dalin sonte në 7 në ballkon, të shajnë virusin nga motra.

“Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin sonte në 7 në ballkon, të shajnë virusin nga motra. Çudi në fakt si duruan kaq gjatë, nuk u morën me motrën e kompetentit, që po çmend botën. Sido qoftë në pamundësi që t’ju bashkohem sot në këtë ritualin e tyre luftarak, u jap gjithë mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni dhe mos të bëjnë xhap jashtë derës së shtëpisë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Policia do përdorë forcë dhe gaz lotsjellës”/ Rama “ia mbledh” keq shkelësve të rregullave

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha forcat e rendit do të përdorin forcën dhe të gjithë mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit.

“Dua tju informoj se të gjitha forcat e rendit nga polici i lagjes deri tek Forcat e Special janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjthë mjetet qe përdoren në rast shkelje të ligjit, deri tek uji apo gazi lotsjellës”, tha Rama.

Përsa i përket dyndjes së njerëzve nëpër dyqane, Rama thekson se asnjë nuk vdes për bukë në ditët e sotme.

LEXO EDHE:  Katër ushqimet që fryjnë barkun

LEXO EDHE:  Katër ushqimet që fryjnë barkun

“Duhe ta marrin vesh të gjithë së për bukë me hëngër, shqiptari nuk ka vdekur as në mesjetë jo më në këtë kohë që asnjë person i vetëm nuk ka vdekur për bukë në 30 vitet e  fundit”, tha mes të tjerash Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Do ta paguani shtrenjt”/ Rama nuk mban më: Tradhtarët do futen në listë të zezë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj personave që shkelin rregullat duke i quajtur ata tradhtarë.

Rama bëri me dije se ushtria dhe policia do jenë në terren dhe do monitorojnë sidmos Durrësin e Tiranës që konsiderohen si zona të kuqe.

Kryeministri theksoi se do të identifikohen të gjithë ta që shkelin rregullat dhe do të futen në një listë të zezë.

“Policia do mbikqyrë ccdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe duke identifikuar e duke futur në një listë të zezë ccdo individ qe luan domino e bën gallatë .
Këta individë do ta paguajnë shtrenjt, do u të mohohet ccdo lloj kompensimi. Do u mohohet ccdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit.
Më vjen shumë keq por dje pensionistët që thyejnë ligjet do të penalizohen. Një pakicë fare e vogël të pabindurish do të konisderohe tradhtarë lufte dhe do të trajtohen me zero tolerancë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE