Connect with Us

Video-“Lufta është hapur”/ Mesazh i fortë nga “vija e zjarrit” tek Infektivi

Sociale

Video-“Lufta është hapur”/ Mesazh i fortë nga “vija e zjarrit” tek Infektivi

Publikuar

-

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Rreth 300 të infektuar dhe katëer viktima nga Covid

Bluzat e bardha dhe specialistë të shëndetit publik vijonë të përcjellin mesazhe sensibilizimi tek qytetarët, në lidhje me situatën e Covid-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot mesazhin e Shefes së Forcës Speciale tek Infektivi, në QSUT, Najada Çomo, e cila iu thotë qytetarëve shqiptarë se qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por përballja me virusin është e tillë.

“Do iu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve tek Infektivi. Tre prej tyre janë në terapi intensive. I siguroj qytetarët se ne jemi një staf i mirëtrajnuar. Ju kini besim te ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimul. Ju kërkojmë të qëndroni në shtëpi, pasi kjo është një fitore e madhe për ne, sepse ul rrezikun e infeksionit te personat e tjerë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish në shtëpi, por të përballesh me virusin”, thotë doktoreshe Najada Çomo.

LEXO EDHE:  “10 yje që shkëlqejnë”/ Urimi i Ramës për ditën e parë të shkollës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.

Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.

Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor për sigurinë dhe integrimin/ Rama në Samitin e Sofjes

LEXO EDHE:  Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor për sigurinë dhe integrimin/ Rama në Samitin e Sofjes

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Është rënduar situata nga përmbytjet në Shkodër.

Uji ka vërshuar në banesa në Obot të Anës së Malit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka parë nga afër situatën ndërsa është shprehur se emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.

Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje.”

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës/ Përlot i ati: Do jetë i paharruar emri i djalit tim!

Publikuar

-

Nga

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës/ Përlot i ati: Do jetë i paharruar emri i djalit tim!

Teksa ka kaluar me shumë se një muaj nga vrasja e Klodian Rashës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe babai i të ndjerit , Qazim Rasha, kanë mbjellë sot një pemë në Tiranë, në nder të 25-vjeçarit të vrarë.

I ati i Klodianit dha një mesazh për qytetarët, ku u shpreh se duhet të ‘mbjellim lule’  dhe jo ti dëmtojmë ato.

Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE