Connect with Us

Tritan Kalo publikon imazhet e mushkërive të dërmuara nga Covid-19/ Do përkujdesmi për ju por vetëizolohuni

Lajme

Tritan Kalo publikon imazhet e mushkërive të dërmuara nga Covid-19/ Do përkujdesmi për ju por vetëizolohuni

Publikuar

-

Mjeku Tritan Kalo ka publikuar imazhet radiologjike të mushkërive të një pacienti të infektuar me koronavirus, ndërsa bën thirrje për vetëizolimin e qytetarëve.

Kalo siguron qytetarët se mjekët do të kujdesen në çdo rast për ta, por sipas tij, vetë qytetarët duhet të vetëizolohen që numri i të prekurve të mos rritet në mënyrë galopante.

“VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën….

JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..

Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that war!!!”,shkruan Kalo në një postim në rrjete sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“O Luli të kam xhan mos u mërzit”/ Basha i ankohet live Çanit: Më çave timpanin e veshit

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pasur një lidhje direkte në emisionin “Zonë e lirë” ku ka folur lidhur me situatën në vendin tonë për shkak të koronavirusit.

Moderatori i emisionit, Arian Cani i ka kërkuar kryedemokratit me ngulm një numër konkret të “Pakos Basha” për menaxhmin e situatës.

Teksa Cani ka ngritur zërin për të marrë një përgjigje,Basha tha : Ule zërin se më çave timpanin e veshit.

Çani: Luli une jam bosh fare. O Luli të kam xhan mos u mërzit!

LEXO EDHE:  FOTO/Këto mace i adhurojë Krishtlindjet

LEXO EDHE:  Foto/ Kim publikon foton e parë me Chicagon

Basha: Më ke thirrur, me ler të flas. E bëmë emison për llogaritarët. Nëse donit ju kisha sjellë një llogaritar shumë të mirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Plotësisht dakord me masat”/Basha apel qytetarëve: Mos dilni nga shtëpitë!

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të zbatojnë masat e vendosura duke mos dalë nga shtëpitë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Basha shprehet i shqetësuar lidhur me faktin që shumë njërëz në Tiranë nuk e zbatojnë distancën mes tyre.

“Jam shumë i shqetësuar nga informacionet e fundit të dendësisë së njerëzve në Tiranë.
Është jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën, vjen në një moment ku bashkohen 2 gjëra një 7 ditësh i mundimshëm për ccdo shqiptar që po bashkohet me momentin e fundit të inkubacionit për ata që janë të infektuarit e parë”, tha Basha në një lidhje telefonike në “Zonë e Lirë”.

LEXO EDHE:  (Foto)Në pishinë me Jem Wolfie

LEXO EDHE:  50 hijet e Dakotës

Basha theksoi se është plotësisht dakord me masat e ndërmarra ndërsa tha se “e keqja nuk ka kaluar, e keqja mund të ndalet vetëm nëse japim kontirbutin tonë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dy pacientë të shëruar/ Manastiriu nuk ndal thirrjet: Kujdes, të prekurit po shtohen!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për shërimin e dy pacientëve të infektuar me koronavirus.

Manastirliu bën me dije se dy pacientët do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më pare.

Ministrja bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes pasi të prekurit po shtohen dhe spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive.

“Lajm i mire!
Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më pare.
Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv.
Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës!
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE