Connect with Us

“Tradhëtarë të vërtetë”/ Acarohet Rama: Ushtria do të vihet në lëvizje për një pakicë të papërgjegjshëm

Lajme

“Tradhëtarë të vërtetë”/ Acarohet Rama: Ushtria do të vihet në lëvizje për një pakicë të papërgjegjshëm

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama thotë se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të cilët i quan të papërgjegjshëm dhe tradhëtarë të vërtetë që mund të na bëjnë hatanë.

Rama thekson se do te përdorë çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre.

“Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve. Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre
Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriu”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Apeli i fortë i mjekes së Infektivit/ Lufta është hapur, vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore

Publikuar

-

Nga

Mjekja Najada Çomo, ka apeluar qytetarët nga ambientet e Shërbimit Infektiv që të qëndrojnë në shtëpi.

E pajisur me veshjen mbrojtëse, Çomo thotë se lufta është e hapur dhe vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore e madhe për mjekët pasi ul rrezikun e infeksionit tek personat e tjerë.
Në mesazhin e saj ajo thekson se nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen

“Natyrisht që lufta është hapur, ne kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në repartin e terapisë intensive, që do të thotë janë duke marrë ndihmën e duhur nga ana mjeksore.
Ajo që unë dua të siguroj qytetarët e Shqipërisë është se ne jemi një staf I mirëtrajnuar me mjekë, infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, laburantë, imazheristë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës. Ju të keni besim tek ne, dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj lidhur me qëndrimin tuaj në shtëpi sepse kjo do të jetë një fitore e madhe për ne sepse ulet rreziku i infeksionit tek personat e tjerë.
Nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen. Uroj dhe besoj që bashkëqytetarët do na mirëkuptojnë duke na mirëbesuar dhe duke mos frekuentuar ambiente publike,familje të sëmura, familjarë të sëmurë apo të shmangin qëndrime që rrezikojnë për të infektuar persona të tjerë”, shprehet Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera/ Meta falenderon SHBA për ndihmën monetare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ndihmën prej 100 milionë dollarësh nga SHBA për Shqipërinë dhe vendet e tjera që po përballen me Covid 19.

Meta ka theksuar se një mik që të gjendet në nevojë është ai që duhet të mbash pranë.

“Një falenderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Një mik në nevojë është një mik që të duhet pranë”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Faktohet pazari i Ramës me Arben Malajn/ Citynews e zbardhi një javë më parë

LEXO EDHE:  Denoncimi i Palokës: SHISH në “dorën” e Ramës, nuk na jep certifikatën e sigurisë (Video)

Më herët ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mblidheni mendjen”/ Rama shtrëngon masat dhe ndryshon orarin e lëvizjeve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me shtrëngimin e masave për levizjen e qytetarëve për shkak të mosbindjes së tyre ndaj rregullave të vendosura.

Rama bën me dije se nga nesër lejohet qarkullimi nga ora 05 deri në 13.00, dhe më pas, deri të hënën nuk do të ketë lëvizje.

“Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!
Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë!
Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!
Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat”, njofton Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE