Connect with Us

Thellohet kriza në Kosovë/ Mustafa “ultimatum” Kurtit: Anullo vendimin dhe kërko falje

Kosova & Rajoni

Thellohet kriza në Kosovë/ Mustafa “ultimatum” Kurtit: Anullo vendimin dhe kërko falje

Publikuar

-

Lideri i Lidhjes Demokrate, Isa Mustafa, ka publikuar letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës dhe partnerit të koalicionit, Albin Kurtit.

Ai thotë se iu kishte drejtuar Kurtit më 16 mars, katër ditë pasi në zyrën e tij ishte bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, ku thotë se ia kishin bërë me dije se mosheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhënieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin.-raporton Botasot.

“I nderuari Kryeministër, Kurti Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarifën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm. Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës. Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë. Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërish”, thotë Mustafa se i ka shkruar Kurtit.

Ai thotë se ia ka bërë me dije Kurtit se LDK-ja nuk ka bërë koalicion për ta prishur por për të bërë ndryshime.

“Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët. Nëse vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor. Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell”, përfundon letra e Mustafës.

Ai thotë se “përgjigjen që e kam marrë nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë”.

LEXO EDHE:  Shifra shetësuese në Kosovë/ Sa është numri i të prekurve nga Covid-19 në 24 orë

“Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë? A flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona? Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit”, ka shkruar ai.

Mustafa thotë se nuk është i ri të ndikohet nga të tjerët e as nuk është avanturier, derisa shton se është i brengosur për qytetarët.

Ai ka thënë se pret që Kurti ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut dhe t’i kërkojë falje LDK-së.

“Unë nuk jam i ri të ndikohem nga të tjerët e as avanturier. Jam shumë i brengosur për njerëzit tanë, qytetarët e këtij vendi. Dua që unë dhe partia ime të japë çdo gjë dhe ta fitojmë betejën ndaj këtij virusi. Dua që të bashkëpunojmë me partnerët tanë strategjik dhe të mos e humbim përkrahjen e tyre. Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së t’i kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët. Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”, ka shkruar ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritet kryesor i administratës së Trump

Publikuar

-

Nga

Bisedimet Kosovë – Serbi/ Grenell: Le ta lëmë mënjanë politikën

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme ardhjen e tij në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell deklaron se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovë-Serb është në prioritetet kryesore të administratës së presidentit të SHBA Donald Trump.



“Zbatimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është një prioritet kryesor për Administratën e Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Avdullah Hoti: Pres një datë të shpejtë për takimin në Shtëpinë e Bardhë

LEXO EDHE:  Nga sot Greqisë i jepet një shans i dytë/ Çfarë i pret grekët

Kujtojmë se një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Publikuar

-

Nga

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ngjelës çështja u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

Ngjela thotë se Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste, njihet për afrimitetin me Serbinë, çka u dëshmua edhe nga qëndrimet e kryeministrit italian Masimo Dalema gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Ngjela thotë më tej se ky shkëmbim territoresh do të kishte hapur oreksin e Greqisë për të ashtuquajturën “Vorio Epir”.

Analiza e plotë

Tani ka dalë e qartë nga politika gjermane se, marrëveshja për çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

l.
Gjithkush që e njeh politikën italiane e di se e majta e komunistëve italiane ka qenë gjithmonë aleate e Serbisë. Edhe Masimo Dalema, kryeministër italian i vitit 1999, gjatë bombardimeve të Serbisë, ishte më rezistenti kundrejt Bill Klintonit në angazhimin e NATO-s; por Klintoni e theu me dhunë. Më pas, Dalema ktheu, dhe kërkonte ndalimin e bombardimeve kundër Serbisë, por Kintoni nuk e pyeti më fare.
Një e tillë ishte edhe Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste italiane. Prandaj qenia e saj si përfaqësuese e negociatave Kosovë-Serbi, i krijoi shumë dëme çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Veç kësaj, sigurisht që gjithçka për ndërrimin e territoreve ka ardhur edhe nga prezenca e Hashim Thaçit, i cili, pikërisht për këtë fakt, do ta ketë shumë të vështirë të ardhmen e tij.



E gjithë kjo vërtitje e vjetër, e rrotulluar nëpër rrathët serbë të Esat Pashës, tani ka dështuar, por duhet të kujtohemi se, në këta rrathë, u vërtit edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse edhe ky u shpreh disa herë për ndërrimin e territoreve, dhe kjo të bën të mendohesh thellë. Por, kryeministri shqiptar është mirë të bëjë apologjinë e tij, dhe jo bishtnimin në përgjigje.

ll.
Ai që e njeh mirë historinë e Shqipërisë e di mirë se i gjithë synimi serbo-grek ka qenë, jo te bllokimi i çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por te shpërbërja e Shqipërisë.
Të gjithë pushtuesit e territoreve shqiptarë e kanë ditur dhe e dinë, që, nëse nuk shpërbëhet Shqipëria, ata janë të munduar.
Pikërisht këtu del kjo pyetje: çfarë do t’i sillte Shqipërisë ndërrimi i territoreve, duke i dhënë Kosova Serbisë Mitrovicën?

Po, tani është e kuptueshme: menjëherë do të lindte sërish apetiti grek për atë që i thonë Vorio Epir, dhe siç duket, shenjat janë se mund të kenë pasur segmente këtu, në politikën e lartë dhe nëpër kishat ortodokse greke në Shqipëri. Duhet ta dimë se, këto kisha ortodokse sot këtu, janë dhurata të Berishës kundër veprës së Fan Nolit – ortodoksia shqiptare sot nuk e ka kishën e vet në Shqipëri, kjo aktualja është kishë greke, më saktë: agjenturë greke.

LEXO EDHE:  Ushtria e Kosovës alarmon Serbinë/ Kundërpërgjigjet Vuçiç

LEXO EDHE:  Priten lëvizje të ndërkombëtarëve/ Çfarë paralajmëron Paloka

Megjithatë, po ta shohësh me vëmendje si kronologji, pikërisht këtu doli në skenë drejtpërsëdrejti kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila me një ndërhyrje tipike të forcës gjermane në politikë, tha botërusht: nuk mund të këtë ndërrim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo hap një precedent lufte në Ballkan e më gjerë.

lll.
Sot gjithkush duhet të jetë i qartë se ndërrimi i Territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, destabilizonte të gjithë Shqipërinë, dhe rrezikonte sovranitetin e Shqipërisë, në një kohë që, as që mund të flitej më për Kosovën, sepse ajo do të mbetej si një territor i braktisur. Në fakt, tani është e qartë se kjo ka qenë një skemë e politikës ruse, por që tani ajo ka dështuar.

E gjithl kjo skemë, që nuk u realizua dot, kishte edhe në Kosovë segmentet mediatike të ofruara nga Moska dhe Beogradi. Ato janë ende aktive, por nuk kanë fare hapësirë audiencë, sepse janë ngritur kundër Shqipërisë. Janë ca gazetarë kosovarë, pabuksa dhe me familje vjetërsisht të lidhura me Beogradin, që paguhen nga Moska dhe Beogradi, por që janë të lexueshëm dhe që po diskreditohen dita-ditës.

Këta nuk mund të kenë kurrë fuqi ta mposhtin patriotizmin shqiptar në Kosovë dhe të krijojnë pështjellim panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dëgjojini se çfarë budallallëqesh historike tjerrin si gënjeshtra, të kuptoni se çfarë injorantesh janë. Turp për ta! se shqiptarët i përbuzin edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Dëgjohini edhe disa hoxhallarë injorantë në Kosovë, që dallohen që nuk janë me prejardhje shqiprare, si flasin kundër historisë së Shqipërisë, dhe, veçanërisht, kundër Gergj Kastriot Skënderbeun.

Politika serbe e ka një tmerr historik Skënderbeun, dhe tani, me të paguarit e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, hidhen kundër figurës së tij.
Shqiptarët qeshin me përbuzje.
Por ka edhe një figurë parabolike që iu përshtatet në këtë rast: qentë kanë mijëra e mijëra vjet që i lehin hënës, kurse ajo shkëlqen me feksje dhe qesh me ta, gjithmonë në udhën e saj.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Kryeministri Avdulla Hoti do të presë ditën e hënë delegacionin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

Hoti do të presë kryesuesin e delegacionit, Adam Boehler, i cili është njëherësh edhe drejtues i Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim (DFC) si dhe ambasadorin Richard Grenell, ky njëherësh edhe i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pjesë e delegacionit do të jetë edhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të departamentit të Energjisë dhe Tregtisë së SHBA-së.

LEXO EDHE:  Kërkohet shkarkimi i ministrit/ Studentët kosovarë në grevë pa afat



Vizita e delegacionit amerikan vjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit arritur mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe marrëveshjeve të tjera që ka arritur Izraeli me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni.

LEXO EDHE:  Nga sot Greqisë i jepet një shans i dytë/ Çfarë i pret grekët

Në politikën e brendshme, marrëveshja i ka sjellë qeverisë së kryesuar nga Hoti mjaft kontestime sidomos nga ana e opozitës./Euronews

 

LEXO TE PLOTE