Connect with Us

Situata nga COVID-19/ AKEP jep udhëzime për internetin, si të shmangim oraret e pikut

Lajme

Situata nga COVID-19/ AKEP jep udhëzime për internetin, si të shmangim oraret e pikut

Publikuar

-

Në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare propozon nëpërmjet një udhërrëfyesi sjelljen dhe gjestet e nevojshme në përditshmëri për të siguruar vijimësinë dhe sigurinë e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Në kushtet kur puna në distancë është kthyer në prioritet për shumë nga ne dhe shkollat e kanë kthyer mësimdhënien e të gjitha grupmoshave online, lind pyetja:

A do të munden linjat e internetit fiks dhe celular të përballojnë këtë ngarkesë?

Operatorët celularë dhe ato të rrjeteve fikse të shërbimit Internet, janë në punë dhe në gadishmëri
të plotë, për të siguruar mirëfunksionimin, në shërbim të jetës dhe ekonomisë së vendit. Megjithatë,
vetë ne, përdoruesit, mund të ndërmarrim një sërë veprimesh për të siguruar mbarëvajtjen e
shërbimit të Internetit. Më poshtë mund të gjeni një udhërrëfyes të thjeshtë për t’u orientuar në
lidhje me sjelljen tonë digjitale në këto ditë të vështira.

UDHËRRËFYES PRAKTIK PËR QËNDRUESHMËRINË DIGJITALE

RREZIQET, POTENCIALET, VEPRIMET E DUHURA, MBINGARKIMI DHE KEQPERDORIMI I RRJETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

– CFARË RREZIKOJMË?

SI TË SHMANGIM PROBLEME T ? VEPRIMET E DUHURA…

Shmangni ose ulni përdorimin e internetit në orët e pikut: 19:00-23:00
Shpejtësia juaj e lidhjes në internetit mund të ulet në orët e pikut, pra kur shumica e
abonentëve të një ISP-je hyjnë njëkohësisht në internet dhe përdorin shumë kapacitet duke
shkarkuar filma, video, etj. Sugjerojmë të evitoni aktivitete digjitale të cilat konsumojnë një sasi
të konsiderueshme DATA (shkarkimi i skedarëve të mëdha, lojrat online, video dhe filma me
rezolucion të lartë, etj.) gjatë orëve të pikut 19:00-23:00.

Përdorni rrjetet celulare si alternativë

Një mundësi shumë e mirë për lidhjen e kompjuterit tuaj në internet, është edhe përdorimi i
telefonit dhe/ose tabletës tuaj smart. Të gjithë telefonat dhe tabletat smart të lidhur në rrjete
celulare 4G lejojnë të shpërndani internetin nga pajisja në kompjuterin, tabletin apo telefonin
tjetër smart, duke aktivizuar një funksion që quhet “Hotspot” (pikë shpërndarje).
AKEP ju sjell në vëmendje se përdorimi i gjatë nëpërmjet kësaj linjë/mënyre, do t’ju konsumojë
sasinë GB internet të paketës tuaj në celular. Ju sugjerojmë të kontrolloni herë pas here sasinë
GB të mbetura nga plani juaj tarifor dhe të tregoheni të kujdesshëm që këtë opsion ta ndiqni
vetëm kur vërtët është e nevojshmë.

Përdorni rrjetin virtual privat

Për përdorimin e shërbimeve të cilat duhet të përdoren nga jashtë mjedisit të
punës, rekomandohet përdorimi i rrjetit virtual privat (VPN), nëse punëdhënësi juaj e ka lejuar
këtë dhe jua ka dhënë këtë të drejtë. Në këtë rast, për një lidhje të sigurtë dhe pa shkëputje,
rekomandohet përdorimi i kabllit tuaj Ethernet, i cili lidh kompjuterin tuaj me modemin tuaj të
internetit.

LEXO EDHE:  Apple, Amazon dhe Google/ Tre gjigandët në bashkëpunim

Siguria në Internet: Të qëndrojmë gjithmonë të vëmendshëm!

Gjatë ditëve të fundit nëpërmjet postës elektronike dhe disa faqeve të internetit, njerëz
keqdashës, po premtojnë informacione si të jemi të sigurtë nga pandemia e krijuar nga virusi
Covid-19. Këto premtime janë mashtrime, pasi keqdashësit i përdorin këto mënyra për të
vjedhur fjalëkalimet dhe të dhënat personale. Për tu mbrojtur nga këto mashtrime, AKEP ju
këshillon të mos hapni emailet me titull/përmbajtje të dyshimtë apo ato që ju vijnë nga adresa
email që nuk i njihni, si dhe të bëni përditësimin e Antivirusit që jeni duke përdorur në
kompjuterin tuaj.
Informacion të saktë dhe të sigurtë ju mund të merrni në faqet e internetit të Institucioneve
Shtetërore që trajtojnë problemin e Covid-19, siç është faqja e Ministrisë së
Shëndetësisë ëëë.shendetesia.gov.al dhe Organizata Botërore të Shëndetësisë
(OBSH) www.who.int

Rrjetet fikse të ditëve të sotme përbëhen kryesisht nga fibrat optike dhe kabllo të tjera, të
cilat mundësojnë në shtëpitë tona shpejtësi shumë të larta interneti. Këto lloj rrjetesh
përballojnë ngarkesa shumë më të mëdha interneti se rrjetet celulare.
Rrjetet fikse kanë përparësinë e zgjerimit të kapaciteteve më lehtë se rrjetet celulare. Për
shembull nëse në një kompani ISP, një pajisje rrugëtuese informacioni fillon ngarkohet, kjo
kompani instalon shumë shpejt një pajisje tjetër për përballimin e ngarkesave.

Potencialet e Internetit fiks dhe limitet e tij
Interneti nga rrjeti fiks është më i rekomandueshëm për përdorim. Kjo për disa arsye:
1. Shërbimet bazike utilitare qe duhet te mirëfunksionojnë ne çdo rast
2.Në rrjetet celulare dhe fikse, shërbimet bazike dhe utilitare që duhet të funksionojnë në çdo
rast, janë:
a. Shërbimi telefonik. Njerëzit në çdo moment duhet të kenë mundësinë e kryerjes së
thirrjeve telefonike minimalisht thirrjet drejt numrave të emergjencës 127 dhe 112,
thirrjet drejt Policisë 129, thirrjet drejt numrit të zjarrfikëses 128 dhe thirrjet drejt
numrave fiks ose numrave të gjelbër (0800) të institucioneve shtetërore.
b. Shërbim interneti për sistemet online brenda vendit. Kompanitë ISP duhet të
garantojnë ndërlidhjen e sistemeve online brenda Shqipërisë, në mënyrë që të mund të
përdoren nga të gjithë qytetarët.

Për çdo problem teknik në lidhje me shërbimin internet, jeni të lutur të kontaktoni në
telefon me suportin teknik të operatorit nga i cili ju merrni këtë shërbim.
Kontaktet janë të publikuara në faqen e internetit të operatorit.

Gjithashtu, AKEP ju vjen në ndihmë nëpërmjet Regjistrit të operatorëve që ofrojnë
shërbimet internet, telefoni, etj. (komunikime elektronike).

Këtë regjistër e gjeni në faqen e internetit të AKEP ose direkt në këtë link:

Regjistri për komunikimet elektronike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndalimi i qarkullimit/ Polica sqaron me detaje dhe i jep përgjigje çdo pyetje të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë përgjigje për gjithë pyetjet e shpeshta që bëhen nga qytetarët në kohën e ndalimit të qarkullimit.

Përsa i përket pasijes me dokumenta biometrike, policia bën me dije se aplikimi është pezulluar deri ne datën 3 prill.
Për punonjësit të cilat duhet të paraqiten me punë, policia sqaron se mund të qarkullojnë në oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00 duke plotësuar deklarimin online.

LEXO EDHE:  Inxhinieri lidh me internet kompjuterin 27-vjeçar

LEXO EDHE:  Regjistrimi i mediave online/ Basha akuza Ramës dhe AKEP

Më tej policia shpjegon se të gjitha bizneset që ofrojnë shërbime dhe transportojnë mallra nuk kanë nevojë për autorizim dhe kufizim orari.

A mund të udhëtojmë jashtë shqipërisë? Udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në një shtet tjetër, por në këtë kohë nuk ka linja fluuturimi.

Policia ka publikuar edhe adrest ku qytetarët mund të kërkojnë leje për qarkullim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Bashkia e Tiranës bën gabimin e radhës/ Kompanitë e pastrimit mbledhin plehrat kur qarkullojnë njerëzit

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se një jave e gjithë Shqipëria ndodhet në izolim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të gjithë qytetarët janë të detyruar të qendrojnë në shtëpi duke u vetëkarantinuar në mënyrë që të mos bëhen burim infeksioni.
Qeveria ka vendosur dy fasha oraresh për levizjen e qytetarëve 06:00-10:00 paradite dhe 16:00-18:00 mbasdite.

Pikërisht në orarin e mbasdites së levizjes së qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje për kompanië e pastrimit për të mbledhur mbeturinat nëpër koshat e qytetit.

Kompanitë e pastrimit kanë leje për të mbledhur plehrat nëpër kazen vetëm në orën 16:00-18:00.
Ky orar është vendosur nga qeveria edhe për lëvzjen e qytetarëve të cilët dynden për të kryer nevojat e tyre.

LEXO EDHE:  Inxhinieri lidh me internet kompjuterin 27-vjeçar

LEXO EDHE:  Gardianët e internetit

Dalja e makinave të mbeturinave në këtë orë krijon më shumë trafk gjatë fluksit të qarkullimit.

Edhe pse gjatë gjjithë kohës kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, orari për pastrimin e mbeturinave hedh poshtë propagandën e Lali Erit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Tradhëtarë të vërtetë”/ Acarohet Rama: Ushtria do të vihet në lëvizje për një pakicë të papërgjegjshëm

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thotë se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të cilët i quan të papërgjegjshëm dhe tradhëtarë të vërtetë që mund të na bëjnë hatanë.

Rama thekson se do te përdorë çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre.

“Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve. Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre
Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriu”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE