LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyrja e mësimit edhe dy javë të tjera/ Besa Shahini jep tre njoftime të rëndësishme

20 Mars 2020, 07:34, Sociale CNA
Shtyrja e mësimit edhe dy javë të tjera/ Besa Shahini jep tre

Pas vendimit për të shtyrë hapjen e institucioneve arsimore në vend edhe me dy javë të tjera, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë sot të tjera njoftime të rëndësishmë, sa i takon procesit mësimor.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Shahini ka përcjellë tre mesazhe.

Njoftimi i parë ka të bëjë me transmetimin e leksioneve tek RTSH, te kanali Youtube i MASR, si dhe te platforma Akademi.al. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto 2 javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia. Por për këtë, ju njoftojmë në vijim?, shprehet Shahini ndërsa nënvizon se oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30.

Ndërkohë, njoftimi i dytë i Ministres Shahini lidhet me provimet kombëtare. Ajo thekson në video-mesazh se shumë nxënës po pyesin nëse provimet kombëtare do të mbahen apo jo duke marrë parasysh që shkollat janë të mbyllura. Ajo shprehet:  ?Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t?i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t?i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani?, dhe thekson faktin se për t?u ardhur në ndihmë nxënësve, MASR ka nxjerrë dy udhëzues me modele pyetjesh, si për maturantët ashtu edhe për nxënësit e klasave të 9-ta, që të ushtrojnë sa më shumë që të jetë e mundur me llojet e pyetjeve që do t?i kenë nëpër provime dhe të thellojnë njohuritë e tyre për të gjitha lëndët që mund të jenë në provimet të cilat do t?i bëjnë në fund të vitit shkollor.

Njoftimi i tretë i Ministres Shahini ka të bëjë me vlerësimin. ?Edhe kjo është një pyetje që na ka ardhur si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit. Pyesin se si do të vlerësohen ata në fund të periudhës së dytë, që është tani, periudhës së dytë të këtij semestri, si dhe si do të vlerësohet puna që po bëhet online nga shtëpia? ? thotë ajo.
Ajo shprehet se: ?Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia. Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe?.

Në fund të video-mesazhit të saj, Ministrja Besa Shahini e mbyll me një shënim pozitiv për të ardhmen: ?Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri?, tha ajo.

Lajmet e fundit nga