Connect with Us

Sfidat e vështira të izolmit/ Rama kryefamiljari dhe Luli fëmija kapricoz që kërkon “edhe karamele edhe çokollatë”

Opinione

Sfidat e vështira të izolmit/ Rama kryefamiljari dhe Luli fëmija kapricoz që kërkon “edhe karamele edhe çokollatë”

Publikuar

-

Nga Altin Karalli

Kryeministri ynë është përpjekur në këto ditë të vështira të karantinës mbarë botërore të qetësojë sa më shumë situatën e të menaxhoje me sukses nëpërmjet një plani masash për popullatën brenda kufijve tanë. Nga ana tjetër opozita e vendit ka dalë me nje propozim plan idesh  alternative për të kapërcyer situatën. Në media e në TV është krijuar nëpërmjet propagandës ideja sikur nga njëra anë kemi “kryefamiljarin e shtëpise ” i cili po mban shtrënguar portofolin se do hamë bukë edhe nesër dhe nga ana tjetër fëmijën kapricoz që në kohë krize për ekonominëkërkon pa kuptim “edhe karamele edhe ccokollata ”

Që Shqipëria është një vend i varfër dhe Italia  një vend i pasur kjo nuk do mend , po ashtu kemi parë që virusi vret pa mëshire e prek pa droje të varfër të pasur pa dallim feje krahine e ideje . Nuk ishte zoti qe e solli historinë dhe ekonominë tonë kështu jemi ne vetë që e meritojmë pozitën dhe opozitën si në ditë me diell ashtu edhe në ato me shi .

Altin Karalli

Situata është gjithmonë në pritje , i madh e i vogel pret me ankth të kalojë kjo kolerë e  cila tashmë nuk është me vetëëm pandemi virale por një problem i madh shoqëror . Duhet të heqim dorë nga disa zakone e stil jete në këtë kohë . Ditët e para të karantinës i kaluam me disa shishe vere e disa ushqime e gatime shtëpie super speciale aq sa po na dukeshin sikur ishin afruar Krishlindjet dhe festa e Vitit të  ri dalëngadalëpo ankohemi se po shtojme pak në peshë e duhet të ushtrohemi për muskuj barku , gjumi fillon të na kapi vonë e mëngjes i themi diku nga ora 10 AM .

Por këto ditë në vazhdim stresi është rritur papritmas fillon të mendosh për llogarinë tënde bankare , shqetësohesh për miq e të afërm që janë pa asnjë të ardhur në shtëpi ju telefonon e i pyet si po ja dalin ! Rrëmon cdo minutë se ndoshta në media ka një lajm të ri, ka një ilac ka një vaksinë por në fund të rreshtave lexon që është eksperimentale . Poshtë disa rreshta më poshtë hap me ankth grafikun që shënon trendin e të infektuarve, vdekjeve por kurba vazhdon të ngjitjet. Jemi në kilometrat e fundit thonë ekspertët ndërkohë që ne na ka filluar të na mbahet fryma dhe kemi dridhje gjunjësh e pasiguri nëse do të arrijme dot në finish .

Ulemi hamë, lexojmë, hamë, shikojmë televizor, hamë përsëri ushqim dhe falim pak në ballkon . Dhe papritmas vjen përsëri nata e erret, pagjumësi  dhe ankth . Në televizor si zakonisht del KM me një plan të rishikuar masash dhe opozita që përgënjeshtron me SMS “nuk isha unë” por kam një mendim tjetër për planin .

Nga njëra anë KM urdhëron me qarkore të posacme ndalim qarkullimin , mbylljen e të gjitha bizneseve dhe aktiviteteve, nga ana tjetër deklaron jemi në luftë, nuk paguajmë asnjë qindarkë por do tu japim ndonjë ndihmë po u sollët mirë e nuk e thyeni karantinën. Pra do tu japim një lëmoshë 300 euro apo dollarë për ccdo subjekt që është biznes i vogel dhe asnjë ndihme asnje tolerim per bizneset strategjike .

LEXO EDHE:  Berisha: Rama i dha garanci Arben Frrokut kur e takoi në Pukë!

Pra kryefamiljari do e hapi portofolin për të blerë një kulac të sheqerosur se kështu del llogaria për biznesin e vogel që mesatarisht nese ka tre të punesuar i bie 100 / usd apo euro në muaj për cdo person, ndërkohë që duket sikur është ne luftë me biznesin e madh dhe e ka lënë jashtë skemës djalin e madh  të shtëpisë. Statistika nuk ka të sakta për të sëmurë, qeveria pret që vala të kalojë vete dhe ta përballojë me sa më pak dhimbje duke u kujdesur vetëm për ata që janë në gjendje kritike për jetën.

Por si për cudi kuleta e KM ka dy ndarje dhe ai tregon gjithmonë atë me qindarka për djalin e vogël ndërsa të madhit vazhdon t’i paguajë PPP dhe koncesione pa fund. Jemi në lufte dhe populli duhet të heqë dore nga lluksi thotë KM, por oligarkët gjithmonë duhen paguar . Paguhen dhe nënpunësit e shtetit kur nuk shkojnë në punë ndërsa privati nuk paguhet por do të ketë një lëmoshë. Ky është shteti gjithmonë në luftë me biznesin dhe gjithmonë palë me nënpunësin dhe oligarkun.

Ndërrojmë kanalet shfletojme rrjetet sociale, cfarë ndodh në botë. Britania e Madhe ka një studim se pandemia do të zgjasë me ulje ngritje deri në vitin 2021  deri sa e gjithë popullata botërore të fitojë imunitet në rastin më të keq që akoma nuk ka ilac dhe vaksinë të certifikuar, USA ka blerë cdo tampon e paisje mjeksore në Europë, Azi e ku ka mundur ndërkohë që plani i senatorëve është që për cdo person të rritur t’i akordohet 1200 usd dhe cdo fëmijë 500 usd pavarësisht punësimit apo lontributit dhe të ardhurave tëgjithë secilit. Italia dhe KM i vendit kanë miratuar një plan masash me shuma deri në miljona euro po ashtu Franca po ashtu Spanja. Shikoje përseri grafikun, trendin dhe përsëri nuk ka dritë në fund të tunelit vetëm se kurba e infektimit dhe vdekjeve sa vjen e lartësohet Dhe befas përsëri në fund fare me vjen  ai mendim i hidhur: Po unë cfarë bëj akoma këtu në këtë vend të nëmur ? Ndoshta po pres të mbarojë lufta e të iki një sahat e më parë ose ndoshta pres virusin e të luftoj deri në vdekje.

Vjen përsëri darka,  kam ankth e gjumi nuk më zë .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Një lajm i mirë pas çdo të keqeje…

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë, mbyllja nga koronavirusi e ka bërë botën më të pastër dhe e ka reduktuar ndjeshëm ndotjen e ajrit, kudo që ka pasur karantinë. Lajmi i keq, nëse kjo gjendje do të vazhdojë për një kohë të gjatë, shumë njerëz pastaj mund të vdesin nga pastërtia.
Lajm i keq, gjithë bota po thotë se jemi në një luftë të ashpër, që nuk dihet sa do vazhdojë dhe sa viktima do të ketë. Lajm i mirë, disa prej nesh janë të mërzitur se u janë kanceluar pushimet dhe nuk kanë sot asnjë garanci nëse do ta marrin të plotë pagën e trembëdhjetë në fund të vitit apo jo. (Kjo është me sa duket diferenca mes optimizmit dhe pesimizmit).
Lajm i mirë, mijëra laboratorë në botë po punojnë për të shpikur vaksinën kundër COVID 19. Lajm i keq, edhe sikur vaksina të jetë gati sot, u dashkan rreth 12 muaj që ajo të vihet në dispozicion të njerëzve në masë. (Ndaj edhe duhet mbledhur tamam mendja dhe kalitur më shumë durimi).
Lajm i keq, Italia po e vuan më shumë se të gjithë betejën me koronavirusin dhe atë e kemi shumë afër. Lajm i mirë, Gjermania po e ndjen shumë më pak, por atë e kemi relativisht larg. (Por kur kufinjtë janë të mbyllur, distancat nuk kanë shumë rëndësi, ndaj edhe e kemi më të lehtë të gjejmë zgjidhjen e duhur).
Lajm i mirë, meqë armikun e kemi të padukshëm, luftën kudo në botë duhet të bënim sikur ta kishim atë përpara syve. Lajm i keq, në Shqipëri luftën po e vazhdojmë njësoj vetëm me armikun që njohim, pastaj çfarë të teprojë për koronavirusin.
Lajm i keq, Lulzim Basha paska kërkuar të zëvendësojë Edi Ramën përmes një mesazhi në emisionin e Eni Vasilit. Lajm i mirë, sipas zyrës së shtypit të PD, mesazhi paska qenë fallco dhe atë e paska shpërndarë qeveria për të diskretituar opozitën.
Lajm i mirë, shumica dërrmuese e shqiptarëve po u qëndrojnë larg njerëzve të afërt, si mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ata nga koronavirusi. Lajm i keq, nëse karantina do të vazhdojë gjatë, ekziston frika, se edhe po i patëm shpëtuar, mund të mos i njohim më, kur të ritakohemi.
Lajm i keq, Kosova ka hyrë në në një krizë politike për arsye të tjera që nuk lidhen me koronavirusin dhe (vetë)rrëzimi i Albin Kurtit duket afër. Lajm i mirë, ndoshta kabineti i ri do të jetë më i bashkuar për krizën, sesa një qeveri, ku gjysma ishte në luftë të hapur me pjesën tjetër.
Lajm i mirë, mbyllja brenda nga kërcënimi i COVID 19 po i detyron bashkëshortët të kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, si asnjëherë tjetër më parë. Lajm i keq, sipas një studimi profesional në Angli, periudha më e artë e lulëzimit të divorceve qenka pas pushimeve të verës, kur famijet zakonisht bashkohen.
Lajm i keq, izolimi në shtëpi mund të rrisë në progresion gjeometrik numrin e të çmendurve dhe mund të përkeqësojë gjendjen e atyre, që kanë mbaruar punë pa e pritur shpërthimin e koronavirusit. Lajm i mirë, sido që të vejë puna, duke qenë të ndarë, ata do të jenë në të gjitha rastet më të parrezikshëm për pjesën tjetër.
Lajm i mirë, besohej që karantina e gjatë do të kthente vëmendjen e robit tek libri dhe leximi, edhe si një mënyrë e lodhshme për të kaluar kohën. Lajm i keq, deri tani nuk ka njoftime për lexime librash, por kemi parë qamet shumë biblioteka pas krahëve të udhëheqësve apo vipave të ngujuar, që flasin në skype nga shtëpia.
Lajm i keq, frika nga infektimi i ka bërë njerëzit të dyshojnë e të jenë më shumë mosbesues ndaj njëri-tjetrit, duke e konsideruar gjithëkënd si një rrezik potencial për prekjen e tyre nga virusi. Lajm i mirë, ndoshta kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se të gjitha “luftërat” e tjera, që kanë zhvilluar në kohë paqeje, nuk kanë pasur asnjë kuptim.
Lajm i mirë, bankat do të qëndrojnë hapur gjithë kohës, njësoj si dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë. Lajmi i keq, po të vazhdojë gjatë kjo punë, kohë do të kemi boll, por arsye për të vajtur në bankë nuk do të kemi më.
Lajm i keq, jemi vend i varfër dhe mbyllja në shtëpi mund të na i shtojë edhe më shumë problemet e pasigurinë për të ardhmen. Lajm i mirë, njësoj të ekspozuar janë edhe të pasurit e të fuqishmit në planet, të cilët për shkak se duan të zgjidhin hallin e tyre, mund të na shpëtojnë edhe ne të shkretëve.
Lajm i mirë, dikur besohej se qëndrimi afër na bashkonte, ndërsa tani të bashkuar ndjehemi më shumë po të qëndrojmë të ndarë. Lajm i keq, ndoshta më vonë kur të largohet frika nga virusi do të na jetë bërë zakon që ta duam më shumë njëri-tjetrin, duke e mbajtur larg.
Lajm i keq, shumë prej nesh kanë borxhe dhe kredi ndaj bankave apo të tretëve, që mund të kthehen në bombë atomike nga papunësia e gjatë. Lajm i mirë, nuk besoj që do të na i kërkojë kush, sepse që ta bëjnë këtë, duhet të dalin vetë nga shtëpia.
Lajm i mirë, karantina e ka zgjuar shumë fantazinë e njerëzve që po bëjnë humor me regjimin e pazakontë të qëndrimit mbyllur në shtëpi. Lajm i keq, disa të tjerë e kanë keqkuptuar humorin dhe po tallen me jetën e tyre dhe të të tjerëve, duke i nxjerrë gjoksin virusit, vetëm sepse nuk durojnë dot gruan dhe fëmijët e tyre.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama i dha garanci Arben Frrokut kur e takoi në Pukë!

LEXO EDHE:  “Dy fjalë për Zonjën Topalli”/ Desada Metaj i përgjigjet Mero Bazes

LEXO TE PLOTE

Opinione

Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia 

Beteja më e vështirë e qeverisë dhe shtetit në këtë historinë e coronavirusit, nuk është me sëmundjen, si mundësitë e pakta, mungesa e paisjeve, mjeteve, infrastrukturës, mjekëve etj etj.

Më e vështirë duket se është të detyrojë njerëzit të reduktojnë lëvizjet, të qëndrojnë mbyllur për të shpëtuar veten dhe të tjerët.

Jo çdokush që preket nga virusi vdes. Vdesin të moshuarit, apo ata që kanë ndërkohë komplikacione të rënda shëndetësore.

Por ka një gjë shumë të thjeshtë, që padyshim qeveria nuk mund ta thotë. Nëse në Shqipëri bëhen 500 njerëz për në spital, atëherë ne kapitulluam si shtet dhe si shoqëri, sepse nuk kemi kapacitete. Nuk kemi as spitale, as shtretër, as paisje për frymëmarrje. Do të duhet të shtrohemi në “Air Albaina”, në fushë me krevatë portativë e të marrim rreze dielli.

LEXO EDHE:  Opozita braktisi Parlamentin/ Rama tallet keqazi me Bashën

LEXO EDHE:  Dule apel qytetarëve/ Duhet të reflektoni, e keqja e përbashkët e ka emrin Edi Rama

Ndaj dhe rruga më e mirë, sado e rëndë të duket, është mospërhapja. Dhe mospërhapja bëhet duke mos u bërë bashkë për qoka, sebepe, domino, shetitje, thashetheme dhe një dorë muhabet për të thyer mërzinë e izolimit.

Ndërsa shikoj këtë papërgjegjshmëri, që lidhet me jetën tonë personalisht, po mendoja, si do të silleshim ne, nëse do të kishte një thirrje për mobilizim ushtarak, në rast se armiku nuk do të ishte virusi i padukshëm, por ca njerëz të armatosur që do të na sulmonin?

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mero Baze/ Tre krizat e Kosovës dhe nevoja për një qeveri të Unitetit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Qeveria Kurti- Mustafa po shkon drejt rrëzimit, pasi LDK nuk pranoi shkarkimin e njëanshëm të ministrit të Brendshëm Agim Veliu, pa u konsultuar më parë me të, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje. Shkuarja e qeverisë në mocion mosbesimi, inicuar nga LDK, do të thotë teorikisht rrëzimi i qeverisë.

Qeveria po rrëzohet në një kohë kur Kosova rrezikohet si gjithë bota nga kriza e epidemisës së koronavirusit dhe nga tensioni i raporteve me SHBA, për shkak të kalkulimeve që qeveria po bën me heqjen e taksës 100 përqind me Serbinë e Bosnjën.

Edhe pse Albin Kurti e ka premtuar qysh në fushatë, heqjen e taksës, ai po përpiqet ta shkëmbejë atë, me heqjen e mandatit të presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë.

Në një farë mënyre, ai kërkon t’i thotë SHBA, nëse doni ta heq taksën, më hiqni Thaçin nga tryeza e bisedimeve. Ky është një kushtëzim paksa i palexueshëm nga Uashingtoni, i cili falë dhe ambasadorit Grenell dhe toneve të tij arrogante, as që do të dëgjojë histori të tilla.

Rrëzimi i qeverisë është një akt i pastër politik i Albin Kurtit për qëllime që i di vetëm ai personalisht. Por publikisht ato lexohen si frikësim i tij, për t’u përballur me këto dy kriza.

I bindur se heqja e taksës pa hequr Hashim Thaçin nga tryeza e bisedimeve, e bën atë një figurë të parëndësishme në bisedime, dhe po ashtu frika se menaxhimi i situatës emergjente të epidemisë, me një kabinet të përçarë, siç u provua dje pas propozimit të Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme, duken arsye të besueshme që Albin Kurti të ketë provokuar rrëzimin e qeverisë së tij, jo për arsyet që lidhen me Agim Veliun, por për pamundësinë e tij të qeverisë me partnerë.

Albin Kurti nuk është aq budalla sa të mendojë se duke bërë fakt të kryer shkarkimin e një ministri të partisë partnere, do t’i hapej rrugë. Ai ka llogaritur pikërisht goditjen e një figure politike të LDK, siç është Agim Veliu, për të provuar nëse ndan LDK-në, ose dorëzon qeverinë.

LEXO EDHE:  Berisha apo Basha/Kush po e negocion krizën politike?

LEXO EDHE:  “Nuk po presim asnjë sekondë”/ Basha kërcënon hapur Ramën

Me shumë gjasa do të ndodhë e dyta. Dhe është shumë banale se si qeveria, e cila kishte shumë shanse të binte për arsye ideologjike, tashmë po rrëzohet për aryse bakteriologjike.

Pas kësaj, Kosova gjendet përballë tre krizave, krizën me epideminë, krizën me SHBA, dhe krizën e qeverisë.

E vetmja zgjidhje është një pakt një vjetor për një qeveri të Unitetit Kombëtar, me teknicienë të shquar të Kosovës, mbështetur nga gjithë partitë. Qeveria të zgjidhë krizën e koronavirusit dhe të ulë tensionet në raportet me SHBA.

Pas kësaj të shkohet në zgjedhje për të filluar lojën nga e para. Çdo vendim tjetër e zhbën Kosovën, pasi  e fut nën peshën e  tre krizave të mëdha, të cilat nuk i përballon dot as një shtet real, dhe jo më një shtet eksperimental.

LEXO TE PLOTE