LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët "rebelë"/ Shfrytëzojnë orarin e qarkullimit për shëtitje me familjen

20 Mars 2020, 17:15, Sociale CNA
Qytetarët "rebelë"/ Shfrytëzojnë orarin e

Shqiptarët vazhdojnë të mos ndërgjegjësohen nga rreziku i koronavirusit.

Pavarësisht thirrjeve të shumta dhe të përsëritura nga të gjitha institucionet por edhe ushtrisë e policisë në rrugë, qytetarët nuk binden dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë orarin e lëvizjes për të dalë xhiro pa respektuar distancën mes njëri tjetrit duke dalë në grupe.

Gjithashtu gjatë orarit 16:00-18:00 ka dhe një shtim të lartë të mjeteve në qarkullim, ku në disa rrugë janë krijuar edhe radhë të gjata makinash.

Në disa zona të kryeqytetit, ky orar shfrytëzohet nga disa persona për të dalë shëtitje me familjen sikur të jetë një ditë normale./CNA.al

Lajmet e fundit nga