Connect with Us

“Qëndro në shtëpi!”/ Peleshi apel qytetarëve: Ka vetëm një recetë për t’iu rikthyer jetës komunitare

Politikë

“Qëndro në shtëpi!”/ Peleshi apel qytetarëve: Ka vetëm një recetë për t’iu rikthyer jetës komunitare

Publikuar

-

Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi iu ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve që të respektojnë kufizimet kundër përhapjes së koronavirusit dhe të qëndrojnë në shtëpi, nëse nuk duan që pamjet tragjike të Italisë, t’i shohim edhe në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se nëse duam ti rikthehemi jetës komunitare ka vetem një recetë, qëndrimi në shtëpi.

“Qëndro në shtëpi!

Nëse nuk duam të dëgjojmë fjalë që na dëshpërojnë, nëse nuk duam që pamjet tragjike të vendit fqinj t’i shohim edhe në vendin tonë, nëse e duam veten dhe të afërmit, nëse duam t’i rikthehemi jetës komunitare (sot po e kuptojmë sa e mrekullueshmë është), ka vetëm një recetë : QËNDRONI NË SHTËPI.
Dje në oraret e lejuara (6.00 – 10.00 dhe 16.00-18.00), nëpër rrugë e në park nuk shikoje vetëm qytetarë që kishin dalë nga shtëpia për të plotësuar nevoja të domosdoshme, por edhe qytetarë që dilnin për relaks. Ju lutem kuptojeni që oraret e lejuara për lëvizje nuk janë oraret kur virusi bën pushim. Dilni vetëm për nevoja të pashmangshme! Nuk është shumë e lehtë për kulturën tonë të qëndrojmë mbyllur në shtëpi, por është shumë më mirë se në spital, ose më keq akoma të sëmurë pa spital. Duhet të jemi të vetëdijshëm se spitalet tona kanë shumë herë më pak kapacitete se numri i pritshëm i të prekurve në rast se nuk respektojmë këtë regjim. Ka shumë mundësi ta shmangim më të keqen sepse Shqipëria ka reaguar shumë shpejt, që në ditën kur kishim vetëm 2 të prekur. Në Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq, Kolonjë, Pustec fatmirësisht nuk ka asnjë rast të konfimuar. Por mbartës me shumë gjasa ka. Ndaj respektimi i masave ka rëndesi JETIKE.”-shkruan Peleshi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

E vërteta në pak shifra/ Buxheti ka para, por i ka për oligarkët jo për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin se nuk po ndihmon qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira, edhe pse sipas saj buxheti ka para, por ato shkojnë për oligarkët.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Tabaku ndër të tjera theksoi se Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar  parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.

“Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira?

-Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për  koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.

-Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.

-Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.

LEXO EDHE:  Peleshi flet për të ardhmen/ Kur të mos jem më ministër, do të jetoj në Korçë

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

-Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.

-Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.

-Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.

– Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar  50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19.

– Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar  parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.

-Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.

-Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.”-u shpreh Tabaku.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju lutem si Krishtit e Muhametit”/ Rama mesazh qytetarëve: Do ta fitojmë luftën vetëm nëse nuk tradhëtoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon t’iu dërgojë qytetarëve mesazhe sensibilizimi, për të mos dalë nga shtëpia.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Rama iu lutet qytetarëve të mos dalin nga shtëpia, ndërsa thekson se edhe të rinjtë nuk janë të parekshëm nga Covid-19.

“Ja çfarë do bëjmë për internetin siç ju’a premtova, por ju lutem si Krishtit e Muhametit, mos dilni xhiro po rrini në shtëpi. Dhe të rinjtë ta dëgjojnë mirë fillimin, se nuk janë aspak të paprekshëm edhe vetë nga armiku, përveçse marrin në qafë prindin a gjyshen.

Ne do t’ia dalim vetëm nëse nuk do të tradhëtojë askush prej nesh!”-shprehet Rama.

Po ashtu,  Edi Rama i bëri apel të rinjve shqiptarë që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë.

“Edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur dixhitale që kishte përhapur fjalën nuk shkoj në zyrë nga frika. Unë kam qenë i detyruar të shkoj në zyrë se ma ka dashur puna, por trimëria është të rezistosh mos të dalësh. Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40 % e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë 100% të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. I lutem atyre që luajnë mes orës 4-6 të mos dalin nga shtëpia, se mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Astrit Cerma mesazh prekës për shuarjen e Xhevdet Ferrit/ E vërteta e dhimbshme që tregon

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Doktor mos ki merak, Lulin nuk e zë koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha i ka çuar një mesazh gazetares, me pyetjen a është i gatshëm të largohet, që të hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.

Gazetarja e lexoi mesazhin dhe pasi situata në studio u kthye në qesharake dhe e pabesueshme, Lulzim Basha reagoi duke e mohuar dhe duke tentuar të justifikohet.

Por, pasi u pa që Luli ishte në hall me budallallëkun që kishte bërë, dje në mbrëmje sërish doktor Berisha u përpoq të justifikonte Lulzim Bashën me mesazhin e tij të çmendur.

Doktori u përpoq ta mbronte Bashën, por ai duhet të jetë i sigurtë se Lulin nuk e zë koronavirusi, së pari edhe për shkak të moshës, por edhe për shkak të faktit se këto ditët e karantinës po i kalon në vilën e tij luksoze të ndërtuar nga oligarkët, me paratë e Edi Ramës në kompleksin “Long Hill”. Është mjaft i siguruar atje, mos ki merak.

Dhe po e pa keq për spital mund të ikë dhe në Holandë, se bashkëshortja e tij është me pasaportë holandeze dhe mund të vijë ta marrë avioni nga Holanda.

Por, Doktori duhet të dijë se Luli nuk ka këtë sëmundje, ka një tjetër lloj “virusi”. Ka “virusin” e të qënit qesharak dhe i pabesueshëm në opinionin publik. Të një gënjështari dhe të paburri që në këtë rast është momenti që ta kuptosh edhe ti.

Pse lind pyetja?

Sepse edhe sikur ai mesazh të jetë një lojë e pistë e bërë nga socialistët apo një hakërim i telefonit të Bashës, apo të jetë hyrë nga kompjuteri siç pretendohet, apo siç thotë Basha vetë se nuk i ka çuar mesazh, apo ta kënë bërë për tallje apo provokim, mund të jetë një akt i turpshëm, një skandal. Sepse po përgjohet apo hakohet telefoni i një gazetarje apo kreut të opozitës.

Por, shumica e njerëzve Doktor, nuk e besojnë këtë version. E marrin si të vërtetë. Lulzim Basha është bërë kaq palaco në opinionin publik, ka gënjyer kaq shumë sy për sy njerëzit. Nuk ka nevojë të bëjmë kthim në kohë, sepse do të duhej një shkrim i gjatë sa një lumë që nuk do të mbaronte kurrë në lidhje me budallallëqet publike që ka bërë Lulzim Basha ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Në 16 shkurt na tha se Rama ra dhe se ishte fitore djegia e mandateve dhe ja ku jemi sot pas më shumë se një viti.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

LEXO EDHE:  Astrit Cerma mesazh prekës për shuarjen e Xhevdet Ferrit/ E vërteta e dhimbshme që tregon

Tha se nuk do të ulej më në tavolinë me Edi Ramën, por a është sot në tryezë me të. A nuk ishte ky njeriu që hidhte benzinë dhe thoshte se nuk do të hidhte asnjë hap pas, por tani po bën pazare me Edi Ramën?!

Duhet të kuptosh doktor, se edhe budallallëkun më të madh të bëjë Lulzim Basha, shqiptarët do ta besojnë.

Jo për shkak se ai nuk është fajtor dhe se fajin e ka Rilindja, por për shkak se ai është i pabesueshëm dhe vuan nga një “sëmundje” shumë e rëndë, “sëmundja” e gënjeshtarit dhe sharlatanit publik.

Koronavirusi nuk i bën asgjë Lulzim Bashës. Mos ki merak. Por, shqiptarët e kanë kuptuar se kush është Luli.

Tashmë edhe ti e ke kuptuar, por nuk ke çcfarë t’i bësh. Por, fatkeqësisht i dashur Doktor kjo është e vërteta e dhimbshme, por e tillë është. Lulzim Basha është totalisht i pabesueshëm dhe në sytë e shqiptarëve duket qesharak.

Prandaj Doktor, çdo dalje publike që t’i bën duke e mbrojtur sa herë ai ka hall, ne e dimë se ti e ben sepse do ta shpëtosh apo për të mirën e PD-së, por edhe pse na vjen keq, po e themi publikisht se atë nuk e beson më njeri, për shkak të veprimeve që ka bërë. Të kemi thënë disa herë, largoje që të shpëtosh ti dhe PD-ja.

Për sa kohë do jetë ai në krye të PD-së, vështirë se ndonjëherë dikush do ta besojë lidershipin e asaj partie./ CNA.al

LEXO TE PLOTE