Connect with Us

Propozimi i Trump/ “Koronavirusi të trajtohet me ilaçin e malaries”

Bota

Propozimi i Trump/ “Koronavirusi të trajtohet me ilaçin e malaries”

Publikuar

-

Mbajtja e maskave/ Presidenti Trump ndryshon tonin

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po bën përpjekje për të përshpejtuar barnat për të trajtuar koronavirusin.

Trump deklaroi se shpreson që amerikanët të kthehen në jetën e tyre normale shumë shpejt pasi një pjesë e mirë e vendit është bllokuar nga shtimi i numrit të rasteve të të infektuarve.

Ai ka propozuar që për të trajtuar koronavirusin të përdoret ilaçi i malarjes, por ky propozim është rrëzuar nga shefi i shëndetësisë.

The Independent shkruan se Presidenti i SHBA ka kërkuar të përdoret në mënyrë të menjëhershme ky ilaç.

LEXO EDHE:  U prek nga koronavirusi/ Skënder Brataj flet për gjendjen e tij shëndetësore dhe familjarët

Agjensitë federale amerikane e kanë kundërshtuar këtë, ndërsa Komisioneri i FDA-së Stephen Hahn deklaroi se ilaçi i Malaries do të testohet për trajtimin e COVID-19 në një provë klinike shumë të madhe.

“Ky është një ilaç që presidenti na ka drejtuar të bëjmë një vështrim më të afërt për një qasje të zgjeruar të përdorimit për të parë nëse në të vërtetë përfitojnë pacientët. Ne dëshirojmë ta bëjmë testimin në një provë klinike, një provë të madhe klinike pragmatike”, tha Hahn./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Publikuar

-

Nga

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Ndërsa tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, Greqia ka njoftuar për planet për blerje të avionëve të rinj luftarakë, fregata, helikopterë dhe sisteme armatimi. Blerjet e reja nga Athina, vijnë në klimën e një përpjekjeje të fundit diplomatike ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo viziton Qipron për të zbutur një krizë energjie në lindje të Mesdheut.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për blerjet, duke thënë se u nxit si kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i quajti lëvizje destabilizuese në rajon.

Me pretendimet e kahershme në hapësirë ajrore dhe detare në Egje, Ankaraja po minon edhe paqen në Mesdheun lindor, tha zoti Mitsotakis.

“Turqia po kërcënon Evropën juglindore dhe po saboton sigurinë në një kryqëzim të rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha ai.

Greqia dhe Turqia janë mbërthyer në një përplasje gjithnjë e më të tensionuar dhe të rrezikshme në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, lidhur me të drejtat për shpim për hidrokarbure dhe kufijtë e tyre detarë.

Në një fjalim në një panair tregëtar, zoti Mitsotakis tha se Greqia do të blente 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca për të zëvendësuar flotiljen e vjetëruar të avionëve Mirage 2000. Athina do të blejë gjithashtu katër helikopterë të rinj për marinën dhe po aq fregata. Edhe anijet ekzsituese luftarake do të modernizohen.

Hollësitë e këtyre marrëveshjeve nuk u bënë të njohura por nuk është hera e parë këtë vit kur Greqia ka treguar interes për modernizimin e sistemeve të mbrojtjes.

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet për blerjen e të paktën 25 avionëve luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se blerjet e reja do t’i jepnin Athinës një epërsi të konsiderueshme në mbrojtjen ajtore ndaj Turqisë, e cila po përballet me vështirësi për blerjen e avionëve të rinj dhe modernizimin e flotës ekzsituese.



Shtetet e Bashkuara pezulluan shitjen për Turqinë të avionëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja vendosi të blente sisteme ajrore për mbrojtje nga raketat S-400 nga Rusia.

LEXO EDHE:  Masat për koronavirusin/ Rama zbulon se ku do të ngrihet karantina

LEXO EDHE:  Bilanc i frikshëm nga koronavirusi në Greqi/ 103 raste të reja vetëm sot

Njoftimi i zotit Mitsotakis vjen mes një përpjekjeje të re diplomatike në rajon nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të heqin dorë nga përplasja në Mesdheun lindor.

Pas bisedimeve me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe zyrtarë të tjerë, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të shqetësuara nga operacionet e Turqisë në zona mbi të cilat kanë pretendime si Greqia, edhe Qiproja.

Zoti Pompeo shtoi se “vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë ato për sigurinë dhe energjinë, në mënyrë paqësore. Tensionet ushtarake në rritje nuk ndihmojnë askënd përveçse armiqtë që duan të shohin përçarje në unitetin transatlantic”.

Vizita e zotit Pompeo në Qipro vjen menjëherë pas një vizite të ngjashme nga Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Greqia ka refuzuar të angazhohet në negociata me Turqinë, deri sa ajo të ndalë kërkimet për rezerva gazi në lindje të Mesdheut.

Megjithatë, të dielën vetëm disa orë pasi zoti Pompei shkoi në Qipro për bisedime të nivelit të lartë, u shfaqën shpresa për një zgjidhje të mundshme.

Turqia urdhëroi kthimin në bazë të anijes së saj kryesore të kërkimeve, duke krijuar një hapësirë për një fillim të mundshëm negociatash të rëndësishme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Publikuar

-

Nga

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Në Bjellorusi, të paktën 100,000 protestues dolën të dielën në rrugët e Minskut, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat rivalët e tij thonë se ishin të manipuluara.

Ndërsa zemërimi i publikut vazhdon të rritet ndaj zotit Lukashenko, i cili sundon në këtë vend ish-sovjetik prej 26 vjetësh, Moska i ka ofruar atij mbështetje, duke thënë se do të dërgojë në Bjellorusi trupa parashutiste për stërvitje të përbashkëta me emrin “Vëllazëria Sllave”.

Një valë protestash ka përfshirë Bjellorusinë që prej zgjedhjeve presidenciale, që demonstruesit thonë se u fituan nga Sviatlana Tsikhanouskaya. Që nga ajo kohë, figurat kryesore të opozitës ose janë burgosur, ose janë larguar nga vendi. Zonja Tsikhanouskaya ndodhet në Lituani.

Zoti Lukashenko mohon që zgjedhjet të jenë manipuluar dhe ka thënë se pas protestave qëndrojnë fuqitë e huaja.

Një kolonë e madhe njerëzish marshoi të dielën nëpër kryeqytetin Minsk drejt ndërtesave qeveritare, duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia” dhe “Ti je një mi”, parrullë e përdorur shpesh kundër zotit Lukashenko gjatë demonstratave.

Ata ndaleshin dhe thërrisnin “fashistë” ndërsa qindra policë me mburoja kishin bllokuar rrugën. Ndërkohë në qytetin Brest, policia përdori makinat e ujit kundër protestuesve, sipas kanalit Nexta Live.



Policia tha se kishte arrestuar rreth 250 persona në Minsk. Atmosfera ishte e tensionuar, me një prani të madhe policie në disa pjesë të kryeqytetit, ku disa zona të qendrës ishin izoluar me tela me gjemba. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njofton se pati të shtëna në ajër për të paralajmëruar protestuesit në një zonë të Minskut ku jeton udhëheqja bjelloruse.

LEXO EDHE:  Bilanc i frikshëm nga koronavirusi në Greqi/ 103 raste të reja vetëm sot

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Jim Mattis/ Trump emëron shefin e ri të Pentagonit

Një zyrtar i ministrisë së brendshme mohoi të kishte patur të shtëna.

Trupa parashutiste ruse

Trazirat vijnë ndërkohë që zoti Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, përgatitet të shkojë në Rusi të hënën për bisedime me Presidentin Vladimir Putin.

Moska, një fqinjë dhe aleate tradicionale, e ka rritur mbështetjen, duke ofruar një ristrukturim të mundshëm të borxhit bjellorus dhe likuiditet bankar. Ajo ka thënë gjithashtu se mund të vërë në dispozicion trupa të policisë ruse kundër trazirave nëse është e nevojshme.

Të dielën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se do të dërgonte në Bjellorusi parashutistë nga divizioni i saj elitar Pskov për stërvitjet e përbashkëta që fillojnë të hënën dhe që do të zgjasin deri më 25 shtator, sipas një njoftimi të agjencisë shtetërore të lajmeve TASS./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Ndryshimi i klimës rëndon gjendjen e zjarreve

Publikuar

-

Nga

SHBA/ Ndryshimi i klimës rëndon gjendjen e zjarreve

Në tre shtetet perëndimore të SHBA rifillojnë sot kërkimet për viktima mes rrënojave të shkaktuara nga zjarret masive, që gjatë disa javëve kanë djegur miliona hektarë.

Zjarret e pakontrolluara në shtetet Oregon, Kaliforni dhe Uashington kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe gjashtë qytete të vogla këtë verë, duke djegur një sipërfaqe me madhësinë e Nju Xhersit dhe duke shkaktuar të paktën 26 vdekje që nga fillimi i gushtit.

Pas katër ditësh tepër të nxehta, fundjava solli një mot më të qetë e më të lagësht, me erëra që frynin nga Oqeani Paqësor, të cilat i ndihmuan ekipet të luftonin me flakët.

Kaliforni, Ura e Portës së Artë nën një re tymi të shkaktuar nga zjarret

Shkatërrimi që kanë sjellë zjarret nuk është i papritur. Ekspertët e klimës kanë dhënë alarmin prej një kohe të gjatë, thotë eksperti i zjarreve LeRoy Westerling në Universitetin e Kalifornisë, Merced.

“Prej vitesh kemi bërë modelime dhe simulime që tregojnë se po vijnë sezone zjarresh me të vërtetë shkatërrimtare, përtej asaj që kemi provuar historikisht,” tha ai.

Nxehet moti, rritet thatësira

Zjarret kanë nevojë për bimë të thata për t’u përhapur dhe ndryshimi i klimës po ndihmon në shtimin e tyre, thotë Westerling.

Rritja e temperaturave nënkupton që materialet bimore thahen më shpejt. Kalifornia dhe Oregoni tashmë kanë një rritje temperaturash mesatarisht 1,1 gradë Celsius që nga fillimi i shekullit të 20-të ndërsa shteti Uashington është rreth 0,8 gradë C më i ngrohtë, sipas Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën. Temperaturat e larta ekstreme po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, veçanërisht numri i netëve të nxehta.

Zjarre në Kaliforni

Ngrohja e klimës ndikon në furnizimin me ujë gjatë gjithë vitit. Shkrirja e borës në mal është një burim me rëndësi i ujit në pjesën më të madhe të rajonit. Por sasia e borës dhe e shiut është pakësuar. Kjo do të thotë se në muajt e verës ka më pak ujë.

Gjatë viteve të fundit, stina e verës ka qenë veçanërisht e thatë. Sipas një studimi, zonat jugperëndimore në Shtetet e Bashkuara po kalojnë periudhën e dytë më të thatë në më shumë se 1.000 vitet e fundit.

Kjo gjendje klimatike po i ndëshkon ashpër pyjet e Perëndimit amerikan. Thatësira jo vetëm që ka shkatërruar miliona pemë, por ka bërë që pjesa tjetër të jetë më e ekspozuar nga infektimi i brumbujve. Brumbujt jetojnë më mirë në një klimë të ngrohtë. Ata tani po i mbijetojnë dimrave më të butë. Rezultat i kësaj janë rreth 150 milion pemë të thara dhe lehtësisht të ndezshme në mbi gati 4 milion hektarë vetëm në Kaliforni, sipas Shërbimit Pyjor të SHBA.

LEXO EDHE:  U prek nga koronavirusi/ Skënder Brataj flet për gjendjen e tij shëndetësore dhe familjarët

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Jim Mattis/ Trump emëron shefin e ri të Pentagonit

Faktorët njerëzorë



Njerëzit po e përkeqësojnë situatën në disa aspekte.

Zjarri është pjesë natyrore e ekosistemeve në shtetet e Perëndimit amerikan. Zjarret zakonisht përhapen në dyshemenë e pyllit, duke pastruar bimësinë midis pemëve më të mëdha, rezistente ndaj flakëve. Por prej disa dekadash, banorët dhe industritë në rajon përpiqen t’i shuajnë zjarret sa më shpejt që të jetë e mundur.

Si pasojë, pyjet janë bërë më të dendur dhe rrjedhimisht më të prekshëm ndaj thatësirës, sepse pemët konkurrojnë për ujë, thotë zoti Westerling.

Kur zjarri shpërthen, ai mund të përhapet më lehtë nga pema në pemë, duke u bërë më shkatërrimtar sesa zjarret që digjen në dyshemenë e pyllit, thotë ai.

Plus, një numër në rritje njerëzish po jetojnë në zonat pranë shkretëtirës, duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve dhe të pronës.

Më shumë njerëz do të thotë më shumë zjarre, që vijnë nga shkëndijat elektrike, zjarret nëpër kampingje, cigaret, fishekzjarret dhe, më rrallë, nga zjarrvënie të qëllimshme.

Më shumë zjarre në të ardhmen

Ky është vetëm fillimi.

Një stinë zjarresh si kjo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe pritet të vazhdojë kështu në dekadat e ardhshme, ndërsa ndryshimi i klimës nuk ndalet, thotë Erica Fleishman, drejtore e Institutit Kërkimor për Ndryshimet Klimatike në Universitetin Shtetëror të Oregonit.

Temperaturat pritet të vazhdojnë të rriten. Reshjet e përgjthshme vjetore mund të mos ndryshojnë shumë, por pritet të përmblidhen në më pak stuhi të cilat do të jenë më të mëdha, thotë ajo.

Vera parashikohet të jetë më e thatë. “Ne tashmë kemi pasur shumë pak reshje (në verë), por pritet të ketë edhe më pak,” thotë Jessica Halofsky, drejtoreshë në Departamentin amerikan të Bujqësisë.

Ajo thotë se po t’i shtosh kësaj edhe pakësimin e reshjeve të dëborës, atëherë arrin në përfundimin se në të ardhmen do të ketë më shumë zjarre në Paqësorin Veriperëndimor. Sipas saj, sipërfaqja vjetore e djegur në të ardhmen do të jetë ndoshta dy deri në tre herë më e madhe se sa në kaluarën.

LEXO TE PLOTE