Connect with Us

Nesër shijoni rrezet e diellit nga ballkoni/ Surprizat e motit për të dielën

Sociale

Nesër shijoni rrezet e diellit nga ballkoni/ Surprizat e motit për të dielën

Publikuar

-

Edhe pse të gjthë shqiptarët duhet të jenë izoluar në shtëpitë e tyre, moti gjatë dtës së nesërme pritet të jetë i ngrohtë. Në këtë mënyrë mund të shijojmë rrezet e diellit nga ballkoni apo dritarja.

Dita e shtunë do të nisë me mot të kthjellët, e shtim gradual të vranësirave kryesisht në mesditë e pasdite deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/s.

Dita e djelë do të jetë me vranënsira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, fillimisht përgjatë relieveve malore me intesitet të ulët. Në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshjet e shiut do prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa në qendër, jug dhe juglindje të vendit reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/s.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Pezullohen disa lundrime në Durrës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fëmijët e kalojnë koronavirusin si një grip/ Pediatria sqaron pse ata preken më pak nga COVID 19

Publikuar

-

Nga

Një shuplakë nuk i bën keq fëmijës/ Kur dhuna vishet si edukim

Gjorgjina Kuli, pediatre infeksioniste, thotë se fëmijët prekenn më pak nga koronavirusi për shkak se ata janë më të prekur nga virozat respiratore.

Kuli sqaron se se megjithëse fëmijët mund të bëhen pozitivë ato manifestojnë shenja të lehta oser të moderuara të sëmundjes.

Ajo thekson se shumë rrallë fëmijët mund të arrijë në forma të rënda, forma që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar

“Lajmi më i rëndësishëm është se megjithëse fëmijët mund të bëhen pozitivë ato manifestojnë shenja të lehta ose të moderuara të sëmundjes. Shumë rrallë mund të arrijë në forma të rënda, forma që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Nuk referohet asnjë rast fatal deri tani në Kinë dhe Itali. Te fëmijët sëmundja manifestohet si një grip ashtu si te të rriturit.Ne jemi mësuar sepse fëmijët janë më të prekur nga virozat respiratore dhe mendohet se ky është një nga shkaqet që fëmijët preken më pak. Duke kaluar më shumë viroza respiratore kanë një imunitet jo specifik ndaj viruseve respiratorë më të shprehur sesa të rriturit. Pjesa më e madhe e kalojnë me një temperaturë jo shumë të lartë, jo shumë të gjatë, dhimbje fyti, gjendje të përgjithshme jo shumë të dëmtuar. Fëmija megjithëse ka temperaturë mund të luajë. Pak dhimbje fyti. Nuk ka këputjen e përgjithshme, dhimbjen muskulare”, tha mjekja për Ora Neëw.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ekipi shëndetësor duhet të testohet”/ Dr. Beqiri: Ministria e Shëndetësisë ka detyrim t’i sigurojë gjitha pajisjet

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur Arben Beqiri ka folur për mënyrën se si duhet përballuar Koronavirusi në Shqipëri.

Dr. Beqiri tha se vetëizolimi i qytetarëve është për të frenuar përhapjen e sëmundjes dhe për të ruajtur sistemin shëndetësor nga mbingarkesa.

Mes të tjerash Beqiri theksoi se është thelbësore që të kontrollohet i gjithë personeli shëndetësor me teste ndaj infeksionit.

“Njerëzit të vetëpërmbahen në mënyrë maksimale për të kuptuar influencën që ne si shoqëri mund të kemi në kontrollin ne përhapjes së këtij infeksioni. Ne nuk kemi mjete luksoze, nuk jemi një shoqëri e pasur, nuk kemi një mjekësi super të zhvilluar, kemi mjaft të meta dhe dobësi por ne kemi mundësi qe të koordinohemi fort të gjitha masat që çojnë në një vetëizolim në këto dy javë të mund të prodhojnë një rënie të përhapjes së kësaj epidemie duke ruajtur sistemin shëndetësor nga mbingarkesa. Është esenciale që të kontrollohet me teste i gjithë personeli shëndetësor, kjo është thelbësore”, tha Beqiri në një lidhje në Skype me Abc News.

LEXO EDHE:  Harrojeni diellin, kjo është çudia që ka rezervuar moti për 14 shkurtin

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Ai tha se është i sigurt që mjekët do bëjnë maksimumin për të shërbyer në çfarëdo rrethane por nga ana tjetër Beqiri theksoi se është detyrimi ligjor i qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë të bëjë të mundur pajisjet e këtyre mjekëve me të gjithë pajisjet, për të bërë të mundur ushtrimin e detyrës në mënyrë të sigurt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vodafone Albania në mbështetje të klientëve gjatë emergjencës së krijuar nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Përhapja e COVID-19 në Shqipëri dhe masat e prezantuara nga qeveria për të kufizuar përhapjen e  infektimit, kanë ndryshuar mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin. Këto ndryshime kanë kufizuar lëvizjen tonë të përditshme, duke rritur nevojën për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë.

Rritja e trafikut të të dhënave në rrjetin Vodafone ka qenë tepër e lartë gjatë kësaj periudhe dhe ne po punojmë shumë për të garantuar stabilitetin e rrjetit për të gjithë klientët. Po ndajmë me ju mbështetjen tone nëpërmjet teknologjisë për t’ju mbajtur të sigurtë në shtëpi.

Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën e familjeve për të komunikuar, për t’u argëtuar dhe edukuar, si edhe duke garantuar sigurinë dhe funksionimin optimal të rrjeteve tona celulare dhe fikse, Vodafone Albania ka hartuar një portofol që përfshin tre kategori ofertash:

  1. Të gjithë klientët Vodafone, me parapagesë ose kontratë, do të përfitojnë deri 50% mës humë internet në paketat e tyre, duke nisur nga nesër e deri në fund të muajit prill.
  • Secili prej klientëve tanë me parapagesë do të marrë 50% më shumë internet, sipas paketës që zgjedh. Pra nëse një paketë e blerë përmban 2 GB internet, ju do të përfitoni 3 GB në total.
  • Klientët me parapagesë do të marrin internetin shtesë pas aktivizimit të çdo pakete mujore. Nëse aktivizojnë disa paketa mujore, atëherë dhe interneti shtesë do të dhurohet po aq herë.
  • Klientët me kontratë do të përfitojnë automatikisht deri 50% internet shtesë duke filluar nga ky muaj.
  • Kjo ofertë është e aplikueshme vetëm për klientët e telefonisë celulare. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit vodafone.al ose telefononi në 140.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

 

  1. Abcom nga Vodafone

Për t’jua bërë qëndrimin në shtëpi sa më të rehatshëm, Abcom ofron:

  • Klientët e internetit fiks do të përfitojnë deri në 60% zbritje mbi çmimet e listës nëse bëjnë abonim 4 mujor. Kjo zbritje do të jetë e vlefshme për nivelet e shpejtësisë 15 Mbps, 50 Mbps dhe 100 Mbps.
  • Për klientëte e platformave TV, të gjithë ata që do të kryejnë abonimin 1 mujor Abcom  TV premium, do  të përfitojnë 3 muaj falas të kanaleve për fëmijë.

 

  1. Vodafone E-Learning do të ofrojë për klientët Vodafone akses falas në platformat e mëposhtme:
  • Akses falas dhe konsum interneti zero në kurse interaktive të ofruara nga ICTS online për programin, Scratch, programim Python, Cyber ​​Security 4 Kids nëpërmjet virtual.ictlab.com
  • Akses falas dhe me konsum interneti zero në platformën School Me që ofron klasa online për ciklin 9-vjeçar.
  • Akses falas dhe me konsum interneti zero për aplikacionin azoome, një aplikacion edukativ nëpërmjet lojrave për fëmijë.
  • Akses falas dhe me konsum interneti zero për të ndjekur klasat e shkollave publike në aplikacionin e TVSH-së.
  • Platforma të reja do të prezantohen së shpejti…

 

Vodafone Albania po monitoron nga afër të gjithë zhvillimet e kësaj situate të vështirë, të krijuar nga emergjenca e Covid-19 dhe do t’imbajë klientët të informuar për çdo shërbim dhe ofertë të re permes kanaleve zyrtare, dixhitale të Vodafone Albania.

Qëndroni të sigurtë në shtëpi.

LEXO TE PLOTE