Connect with Us

“Ne do ta mundim këtë armik”/ Profesor Kalo apel qytetarëve: Vetëm këta dy elementë na ndihmojnë

Sociale

“Ne do ta mundim këtë armik”/ Profesor Kalo apel qytetarëve: Vetëm këta dy elementë na ndihmojnë

Publikuar

-

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo vijon t’iu dërgojë mesazhe sensibilizimi qytetarëve, në lidhje me luftën kundër Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe të dëgjohet sa më shumë mesazhi i distancimit social.

Kalo thekson se ne së bashku do ta fitojmë këtë luftë dhe do ta mundim këtë armik të padukshëm, por njëkohësisht duhet edhe mirëkuptim dhe mirëbesim ndaj njëri-tjetrit.

“SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njejtën orë ishin bosh….Bashkëatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun e infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjeksor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!…We will win that war with an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians!!! ( Ne do ta fitojmë këtë luftë dhe do ta mundim këtë armik të padukshëm. Zot i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë).

LEXO EDHE:  Kryeministri publikon uzinën e Ferrokromit/ Akuzojnë qytetarët: Hedhim valle në gojë të ujkut

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shtyrja e mësimit edhe dy javë të tjera/ Besa Shahini jep tre njoftime të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Pas vendimit për të shtyrë hapjen e institucioneve arsimore në vend edhe me dy javë të tjera, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë sot të tjera njoftime të rëndësishmë, sa i takon procesit mësimor.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Shahini ka përcjellë tre mesazhe.

Njoftimi i parë ka të bëjë me transmetimin e leksioneve tek RTSH, te kanali Youtube i MASR, si dhe te platforma Akademi.al. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto 2 javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia. Por për këtë, ju njoftojmë në vijim”, shprehet Shahini ndërsa nënvizon se oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30.

Ndërkohë, njoftimi i dytë i Ministres Shahini lidhet me provimet kombëtare. Ajo thekson në video-mesazh se shumë nxënës po pyesin nëse provimet kombëtare do të mbahen apo jo duke marrë parasysh që shkollat janë të mbyllura. Ajo shprehet:  “Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani”, dhe thekson faktin se për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, MASR ka nxjerrë dy udhëzues me modele pyetjesh, si për maturantët ashtu edhe për nxënësit e klasave të 9-ta, që të ushtrojnë sa më shumë që të jetë e mundur me llojet e pyetjeve që do t’i kenë nëpër provime dhe të thellojnë njohuritë e tyre për të gjitha lëndët që mund të jenë në provimet të cilat do t’i bëjnë në fund të vitit shkollor.

Njoftimi i tretë i Ministres Shahini ka të bëjë me vlerësimin. “Edhe kjo është një pyetje që na ka ardhur si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit. Pyesin se si do të vlerësohen ata në fund të periudhës së dytë, që është tani, periudhës së dytë të këtij semestri, si dhe si do të vlerësohet puna që po bëhet online nga shtëpia” – thotë ajo.
Ajo shprehet se: “Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia. Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe”.

LEXO EDHE:  Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

LEXO EDHE:  Qytetarët "shpërthejnë" ndaj Ramës/ Jep dorëheqjen, ose arresto organizatorët e protestave

Në fund të video-mesazhit të saj, Ministrja Besa Shahini e mbyll me një shënim pozitiv për të ardhmen: “Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri”, tha ajo.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sinoptikanët japin lajme të mira/ Ja sa arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditët pranverore me diell kanë përfshirë vendin këtë javë. Edhe dita e sotme, sërish do të jetë një ditë e kthjellët me vranësita të lehta në veri e verilindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në brigjet detare, duke sjellë valëzim në bregdet të forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore 2 deri 17°C
Zonat e ulëta 5 deri 23°C
Zonat bregdetare 9 deri 22°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 20 mars 2020 

Publikuar

-

Nga

Dashi

Qoftë puna edhe dashuria do të ecin më mirë. Nga pikëpamja profesionale do të ketë të reja të cilat duhen vlerësuar, ndërsa nga pikëpamja sentimentale, do të rrini me njeriun e zemrës.

Demi

Nëse keni një ish-partner/e të cilin nuk arrini që ta harroni, mundohuni që ta mbyllni me të kaluarën. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi gjërat nuk do të kthehen si më parë.

Binjakët

Kjo e premte do të jetë mjaft e kënaqshme dhe do arrini që të shijoni plotësisht frytet e punës suaj, e cila do ju çoj drejt sukseseve të rëndësishme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të menaxhoni sa më mirë kohën tuaj dhe të mos i shtyni shumë gjërat. Bëni mirë që të mirëprisni çdo mundësi.

Luani

Shijojeni këtë ditë e cila do të nisë dhe do ju dhurojë momente qetësie. Kjo ditë do të jetë shumë më e mirë në raport me javët e kaluara.

Virgjëresha

Dita do të jetë fantastike për të gjithë ata që janë çift, por edhe për ata që sapo kanë përfunduar një lidhje. Kjo e premte do të sjellë dëshirën për të dashuruar.

Peshorja

LEXO EDHE:  Lulzim Basha uron ditën e parë të shkollës/ Qytetarët i kujtojnë vjedhjen e votave

LEXO EDHE:  Qytetarët "shpërthejnë" ndaj Ramës/ Jep dorëheqjen, ose arresto organizatorët e protestave

Sa i takon shëndetit dhe formës suaj fizike, mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël. Përtej kësaj pjese, situata do të jetë mjaft e favorshme.

Akrepi

Mundohuni që të jeni të qetë dhe të mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht pasi gjërat vetëm mund të përkeqësohen. Kërkohet që të veproni me maturi.

Shigjetari

Rutina dhe monotonia e ditës rrezikojnë që t’iu mbysin, ndaj mundohuni që t’i përkushtoheni më shumë ndonjë aktiviteti të ri për tu shpërqendruar.

Bricjapi

Hëna nuk do të jetë në anën tuaj, kështu që veproni me kujdes dhe mos merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj dite, shkruan noa.al. Bëni durim pasi kjo situatë është kalimtare.

Ujori

Kjo e premte kërkon që të jeni të qetë dhe të mos kapeni pas askujt. Kjo pasi një kthim i ri, mund t’iu bëjë nervoz dhe të ngjallë provokime.

Peshqit

Hëna do të jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe do të ndihmojë veçanërisht ata që janë vetëm dhe në kërkim të dashurisë dhe të një personi të veçantë për ta pasur pranë

LEXO TE PLOTE