Connect with Us

“Ndani kartolinën tuaj”/ Ambasada e SHBA nismë për mesazhe pozitive

Sociale

“Ndani kartolinën tuaj”/ Ambasada e SHBA nismë për mesazhe pozitive

Publikuar

-

Edhe ambasada e SHBA vijon të shpërndajë mesazhe sensibilizimi për qytetarët, në lidhje me masat kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA iu drejton një mesazh qytetarëve lidhur me masën që duhet të respektojnë ata për distancën apo largësinë sociale sa i përket mospërhapjes së koronavirusit.

Ambasada shkruan se largësia sociale nuk do të thtoë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë  kur jemi me mendime dhe për këtë ka nisur edhe një nismë për mesazhe pozitive.

Në komentet e statusit qytetarët mund të ndajnë kartolinën e tyre me mesazhe pozitive në këtë situatë të vështirë për gjithë botën.

LEXO EDHE:  Raporti/ Ballkani nuk pret, SHBA-BE të veprojnë përmes integrimit gradual

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Soreca thirrje qytetarëve/ Të respektojmë sakrificën e përditshme, të bëhemi pjesë e zgjidhjes së problemit

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca iu ka drejtuar një mesazh sensibilizimi qytetarëve të bëhen të përgjegjshëm dhë të respektojnë masat kufizuese.

Soreca bën thirrje që të respektojmë masat kufizuese dhe të bëhemi pjesë e zgjidhjes së problemit.

“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.”-shkruan Soreca.

LEXO EDHE:  SHBA-BE rrisin presionet për organet e reja të drejtësisë/ Dimri sjell “tërmet” në politikë

LEXO EDHE:  Llallës i ndalohet hyrja në SHBA/ Flet Fatmir Xhafa

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Më kapi koronavirusi në Pogradec”/ Muharrem Hoxha apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Personazhi shumë i ndashur i humorit Muaharrem Hoxha pas bllokimit të lëvizjeve ka ngelur në Pogradec ku po bën edhe karantinën në kuadër të parandalimit të përhapjes së kronavirusit.

“Kam një shtëpi në Pogradec dhe më zuri këtu koronavirusi bashkë me gruan. Koha është shumë e bukur në Pogradec por duhet të rrimë në shtëpi. Mosha e katër i bie 70 vjeç apo mosha e 5?”-u shpreh aktori.

Aktori i humrit ndër të tjera përmes një lidhje direkte me ABC e Mëngjesit është shprehur se nuk e njohin kush është armiku, ndaj për këtë të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e vendosura.

“Unë të them sinqerisht që ishalla nuk zgjat shumë sa më pak dhimbje për vendin tonë ishalla, se ne pak jemi aq sa jemi. Kur dëgjoj se sa kanë vdekur në vendet e tjera them me vete Zot  i Madh por dhe ne duhet të ruhemi. Duhet me nejt brenda se me atë që po dëgjojmë është e vështirë. Jua them sinqerisht dhe ju gazetarëve mirë na thoni ne mos dilni, po ju gazetarët nuk ju zë ju ca bëni ju, apo ju njohin ju.”-tha Muharrem Meko.

Intervista nga biseda e plotë:

Enkel Demi: Si je me shëndetin?

Muharrem Hoxha: Deri më tani jam mirë, skam pas asnjë problem.

Enkel Demi: Pse je në Pogradec se ne jemi mësuar me thënë Rrema i Durrësit?

Muharrem Hoxha: Kam ngecur në Pogradec, më kapi koronavirusi.

Enkel Demi: Ke ngelur në një bujtinë, hotel apo shtëpi tënden?

Muharrem Hoxha: Kam një shtëpi në Pogradec dhe më zuri këtu koronavirusi bashkë me gruan. Koha është shumë e bukur në Pogradec por duhet të rrimë në shtëpi. Mosha e katër i bie 70 vjeç apo mosha e 5?

Enkel Demi: Jo more se i ke bërë llogaritë gabim, i bie mosha e dytë.

Muharrem Hoxha: Mosha e dytë po.

Enkel Demi: Në këtë formë që të shof unë  dhe pse ke gruan afër mendoj se ke kohë me u martua edhe një herë.

Muharrem Hoxha: Mos e thuaj ti se pa e thënë ti, e thotë vetë kjo .

Enkel Demi: Dje ke thënë se po të ndihmojnë disa vullnetare me ilaçe dhe ushqime?

Muharrem Hoxha: Është e vërtetë pasi kam telefonuar kryetarin e bashkisë, dhe e pyeta se e pyeta nëse kanë grupe punë. Po më tha. Me lekë apo pa lek i thash dhe më tha se këtë të dytën me lekët e tua (shaka.)Kanë ardhë menjëherë dhe me kanë sjellë çfarë kisha nevojë.

LEXO EDHE:  Vetëvritet një politikan i njohur/ Ja për çfarë ishte akuzuar

LEXO EDHE:  Llallës i ndalohet hyrja në SHBA/ Flet Fatmir Xhafa

Enkel Demi: Ke ngelur në banesë përballë liqenit vetëm me gruan?

Muharrem Hoxha: Vetëm me gruan dhe pyeta doktor Piperon, nëse mund të dilja në breg të liqenit. Me tha që të rri në ballkon e ta shikoj liqenin e ishalla po vinte liqeni tek unë.  Ne kemi bërë një film komedi me Arjan Çuliqin, dhe kemi pas pjesë që thoja se luftën e Parë Botërore e kalova me sukses por të dytës s’po i jap dot drejtim, nuk po dimë kush është armiku, nuk po e shohim. Dal te ballkoni nuk ka njeri, dal te dera nuk ka njeri mor po kush është ngelëm duke la duart.

Enkel Demi: E rëndësishme është që të zbatojë karantinën edhe me këtë shpirt humori të lajmë duart dhe kamët. Aq  më tepër që njohim njerëzit e shtëpisë. Si të duket gruaja?

Muharrem Hoxha: Unë të them sinqerisht që ishalla nuk zgjat shumë sa më pak dhimbje për vendin tonë ishalla, se ne pak jemi aq sa jemi. Kur dëgjoj se sa kanë vdekur në vendet e tjera them me vete Zot  i Madh por dhe ne duhet të ruhemi. Duhet me nejt brenda se me atë që po dëgjojmë është e vështirë. Jua them sinqerisht dhe ju gazetarëve mirë na thoni ne mos dilni, po ju gazetarët nuk ju zë ju ca bëni ju, apo ju njohin ju.

Enkel Demi: Ne dalim me orë të kufizuara, dhe pasi kaloj disa barriera alkooli dhe ka fillu me më zënë, respektojmë distancën dhe gjëja më komike është kur shkojmë në shtëpi na thotë gruaja me u zhveshnë ballkon. Janë dhe disa masa të kësaj natyre falë zotit në ditën e 8 nuk kemi asnjë problem.

Muharrem Hoxha: Ju rujtë zoti të gjitheve.  Faleminderit për prezantimit por nuk jam Nderi i Kombit por Mjeshtër i Madh.

Enkel Demi: S’të kanë bërë Nder i kombit akoma?

Muharrem Hoxha: Jo jo vetëm gruaja më ka bërë nderi i shtëpisë.

Enkel Demi: Epo ta dëgjojë Ilir Meta këtë thirrje se ditë karantine le të të bëjë Nderi i Kombit ctë keqe ka.

Muharrem Hoxha: Faleminderit ishalla po e marr pas karantinës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Veliaj kundër Ramës?/ “Xixëllonjat” e Lali Erit nuk respektojnë kufizimet

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po përballet me betejen kundër koronavirusit, i cili tashmë në të gjithë botën ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa edhe në vendin tonë, kemi të konfirmuar 69 raste të prekur dhe dy viktima.

Qeveria ka ndërmarrë një seri masash drastike për qytetarët, në mënyrë që të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur përhapja e mëtejshme e këtij virusi.

Megjithatë duket se për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk vlejnë masat e marra nga qeveria. Ndërkohë që qeveria ka vendosur që orari ku lejohet qarkullimi është nga ora 06:00 -10:00, Lali Eri lëshon “xixëllonjat” e tij, edhe pas orës 10:00.

Profesor Ilir Pecnikaj ka publikuar sot një video të bërë në 10:15 minuta në rrugën “Muhamet Deliu”, të Fresku, ku “xixëllonjat” e Lali Erit fshijnë me fshesë, duke u bërë kështu një rrezik për banorët.

LEXO EDHE:  Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima/ Kriza mbërrin nga SHBA-ja në Europë

LEXO EDHE:  Facebook humb besueshmërinë/ Europianët i largohen rrjetit social

Përtej faktit se rruga nuk duket aspak e boshatisur nga njerëzit, për më tepër dalin edhe punonjësit e Bashkisë, fshijnë me fshesë dhe pa asnjë maskë apo masë tjetër mbrojtëse.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE