Connect with Us

“Mos i lini fëmijët ta shohin”/ Rama publikon videon nga spitali në Itali dhe jep mesazhin e fortë

Lajme

“Mos i lini fëmijët ta shohin”/ Rama publikon videon nga spitali në Itali dhe jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një spital i Italisë ku numri i pacientëve të shtruar nga koronavirusi është shmë i madh.

Situata duket tejet e vëshirë dhe për mjekët të cilët duhet të parballojnë fluksin e madh të personave të infektuar që mbërrijnë në spital për t’i mbijetuar virusit.

“Hapini sytë e veshët dhe shikojeni e dëgjojeni vetë, se çfarë i gjen ata që nuk duan ta marrin vesh në kohë qindin që të punon ky armik që po luftojmë”, shkruan Rama.

Ai thekson se këtë video nuk duhet ta shohin fëmijët.

LEXO EDHE:  Letra e ministreve, Berisha: Gabuat rëndë o ndrikulla “krenaria” e Edvin Mafise!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Qytetarët e Korçës shkelin rregullat/ Kryebashkiaku Filo i prerë: Nuk mund të vazhdohet kështu!

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme qytetarët e Korçës kanë shkelur rregullat e qeverisë duke dalë shëtitje në orarin që është vendosur për të kryer pazare e nevoja personale.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo u ka bërë apel korcarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Filo thekson se këto nuk janë ditë për të shëtitur, por ditë lufte me një armik të padukshëm.

Ai thotë se kjo marrëzi duhet të marrë fund, teksa ngre pyetjen: Ku shkoi qytetaria dhe kultura e korçarëve?!

“Nuk mund të vazhdohet kështu!!!!
Kjo marrëzi duhet të marrë fund!!!
Ku shkoi qytetaria dhe kultura e korçarëve?!
Vetëm KUFIZIMI I LËVIZJEVE minimizon numrin e të infektuarve!
Do t’i biem kokës por do të jetë tepër vonë
Qëndroni në shtëpi!
Dy orë paradite e dy orë pasdite lejohen vetëm lëvizjet e domosdoshme për pazare e nevoja personale jo shëtitje sikur është festë!
Nuk janë ditë për të shëtitur!!!!
Jemi në luftë me nje armik të padukshëm por shumë të rrezikshëm që kërcënon jetën e prindërve tanë dhe të më të dobtëve!
Në emër të jetës QËNDRONI NË SHTËPI!!!”, shkruan Filo në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Korca vijon të jetë një nga qytetet me asnjë person të infektuar nga Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Situata nga koronavirusi/ Meta thërret në Presidencë Arben Ahmetajn

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në mbrëmje me kërkesë të tij, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu, Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Apeli i fortë i mjekes së Infektivit/ Lufta është hapur, vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore

Publikuar

-

Nga

Mjekja Najada Çomo, ka apeluar qytetarët nga ambientet e Shërbimit Infektiv që të qëndrojnë në shtëpi.

E pajisur me veshjen mbrojtëse, Çomo thotë se lufta është e hapur dhe vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore e madhe për mjekët pasi ul rrezikun e infeksionit tek personat e tjerë.
Në mesazhin e saj ajo thekson se nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen

“Natyrisht që lufta është hapur, ne kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në repartin e terapisë intensive, që do të thotë janë duke marrë ndihmën e duhur nga ana mjeksore.
Ajo që unë dua të siguroj qytetarët e Shqipërisë është se ne jemi një staf I mirëtrajnuar me mjekë, infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, laburantë, imazheristë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës. Ju të keni besim tek ne, dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj lidhur me qëndrimin tuaj në shtëpi sepse kjo do të jetë një fitore e madhe për ne sepse ulet rreziku i infeksionit tek personat e tjerë.
Nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen. Uroj dhe besoj që bashkëqytetarët do na mirëkuptojnë duke na mirëbesuar dhe duke mos frekuentuar ambiente publike,familje të sëmura, familjarë të sëmurë apo të shmangin qëndrime që rrezikojnë për të infektuar persona të tjerë”, shprehet Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE