Connect with Us

Mjeku mesazh urgjent qeverisë/ Masat kundër koronavirusit, nul

Sociale

Mjeku mesazh urgjent qeverisë/ Masat kundër koronavirusit, nul

Publikuar

-

Mjeku i njohur, Dr. Gezim Xhepa ndërsa ka reaguar në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit, i ka drejtuar një mesazh qeverisë.

Dr. Xhepa shkruan se duhet parë me urgjencë vendimi për fashat orare që lejojnë këmbësorët, pasi sipas tij kjo po transformon në nul të gjitha masat.

“Taskforca duhet të rishikojë me emergjencë vendimin, se fashat orare për këmbësorë i transformuan në nul të gjitha masat e deritanishme për ndërprerjen e zinxhirit të kontagioziteti nga coronavirusi…!!!”-Dr. Gezim Xhepa.

LEXO EDHE:  Video që sjell shpresë/ Pse koronavirusi është i pafuqishëm kundrejt njerëzimit

Kujtojmë këtu se sot në orarin që është lejuar nga qeveria lëvizja për këmbësorët, qytetarët kanë abuzuar duke vërshuar në rrugë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shkon në 70 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 70.

Zv,ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat, tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me Covid-19, duke e cuar kështu në 70 numrin e të prekurve.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
Tiranë  50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Kosovë/ Një pacient dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.”-tha Rakacolli.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ndani kartolinën tuaj”/ Ambasada e SHBA nismë për mesazhe pozitive

Publikuar

-

Nga

Edhe ambasada e SHBA vijon të shpërndajë mesazhe sensibilizimi për qytetarët, në lidhje me masat kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA iu drejton një mesazh qytetarëve lidhur me masën që duhet të respektojnë ata për distancën apo largësinë sociale sa i përket mospërhapjes së koronavirusit.

Ambasada shkruan se largësia sociale nuk do të thtoë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë  kur jemi me mendime dhe për këtë ka nisur edhe një nismë për mesazhe pozitive.

Në komentet e statusit qytetarët mund të ndajnë kartolinën e tyre me mesazhe pozitive në këtë situatë të vështirë për gjithë botën.

LEXO EDHE:  PD e pakënaqur nga plani financiar/ “Është i pamjaftueshëm”

LEXO EDHE:  Kosovë/ Një pacient dyshohet se është prekur nga koronavirusi

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Soreca thirrje qytetarëve/ Të respektojmë sakrificën e përditshme, të bëhemi pjesë e zgjidhjes së problemit

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca iu ka drejtuar një mesazh sensibilizimi qytetarëve të bëhen të përgjegjshëm dhë të respektojnë masat kufizuese.

Soreca bën thirrje që të respektojmë masat kufizuese dhe të bëhemi pjesë e zgjidhjes së problemit.

“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.”-shkruan Soreca.

LEXO EDHE:  Infektimi i mjekëve dhe infermierëve me koronavirus/ Berisha thirrje OBSH-së

LEXO EDHE:  Infektimi i mjekëve dhe infermierëve me koronavirus/ Berisha thirrje OBSH-së

 

LEXO TE PLOTE