Connect with Us

“Miku i mirë në ditë të vështira”/ Ambasadori kinez në Tiranë: Kina do ta ndihmojë Shqipërinë

Lajme

“Miku i mirë në ditë të vështira”/ Ambasadori kinez në Tiranë: Kina do ta ndihmojë Shqipërinë

Publikuar

-

Ambasadori i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding tha gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se Shqipëria ka provuar miqësinë e vet për Kinën në ditë të vështira dhe se kjo miqësi e mirë do t’i rikthehet.

“Unë gjithmonë kam mbajtur komunikim të ngushtë ne qeverinë shqiptare, në veçanti me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë. Në ditët e vështira të epidemisë në Kinë, Presidenti Meta, Kryeministri Rama, kryeparlamentari Ruci u dërguan letra solidariteti udhëheqësve kinezë. Madje kryebashkiaku i Tiranës Veliaj organizoi një aktivitet solidarizimi në një nga restorantet kineze në Tiranë  në bashkëpunim me ambasadën kineze për luftën kundër pandemisë,” deklaroi z. Ding në studion e Ilva Now.

Diplomati iu referua proverbave për të dhënë shembullin e miqësisë së mirë shqiptaro-kineze.

“Të gjitha këto e vërtetojnë fjalën e urtë shqiptare. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Tashmë që Shqipëria kërcënohet nga pandemia ne do të qëndrojmë në krah të popullit shqiptar. Dhe në shumë raste i kemi dërguar të dhëna Ministrisë së Shëndetësisë ISHP-së dhe medias shqiptare gjetjet më të fundit në lidhje me hulumtimet mbi COVID-19, të parandalimit, kontrollimit dhe shërimit nga virusi,” tha ambasadori.

Ai shtoi se sot është organizuar një video konferencë me pjesëmarrjen e të gjithë ekspertëve të fushave të ndryshme, mjekëve shqiptarë dhe kinezë për të ndarë eksperiencat e tyre në lidhje me luftimin e pandemisë.

LEXO EDHE:  Vendet anëtare të BE/Ok me rekomandimin për Shqipërinë

Pyetur lidhur me kërkesën për ndihmë nga pala shqiptare, ambasadori u përgjigj optimist.

“Pala kineze po e studion atë dhe jam i bindur se do të ketë një përgjigje pozitive. Në fakt deri tani kanë bërë një kërkesë të ngjashme sidomos ato vende në gjendje më të rëndë, si Italia, Spanja, Irani, Koreja  e  jugut dhe Japonia. Por Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale dhe shpresojmë që pas kësaj situate kjo miqësi do të thellohet edhe më shumë,” u shpreh diplomati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    20 Mars, 2020 at 6:13 pm

    Nuk na mjaftojne dalje në media te ambasadoreve te BE, na duhet edhe ky tani. Inshalla nuk e ben rruge e na del perdit

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera/ Meta falenderon SHBA për ndihmën monetare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ndihmën prej 100 milionë dollarësh nga SHBA për Shqipërinë dhe vendet e tjera që po përballen me Covid 19.

Meta ka theksuar se një mik që të gjendet në nevojë është ai që duhet të mbash pranë.

“Një falenderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Një mik në nevojë është një mik që të duhet pranë”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Rrezikon Shqipëria Schengenin?

LEXO EDHE:  CIA "nxin" Shqipërinë/Pikë aktive e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Më herët ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mblidheni mendjen”/ Rama shtrëngon masat dhe ndryshon orarin e lëvizjeve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me shtrëngimin e masave për levizjen e qytetarëve për shkak të mosbindjes së tyre ndaj rregullave të vendosura.

Rama bën me dije se nga nesër lejohet qarkullimi nga ora 05 deri në 13.00, dhe më pas, deri të hënën nuk do të ketë lëvizje.

“Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!
Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë!
Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!
Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat”, njofton Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përgjigjia e Vodafone për mesazhin/ Basha: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek shëndeti i njerëzve

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përgjigjes për mesazhin e dërguar në emër të tij në telefonin e gazetares Eni Vasili.

Basha thotë se edhe pse k ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.

Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen.”- shprehet Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone.

Në përgjigjen e Vodafone thuhet se:

LEXO EDHE:  ‘Injorantët’ e Europës”/ Ja, ku radhitet Shqipëria

LEXO EDHE:  Deputeti gjerman: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

1. SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.
2. SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare./CNA.al

LEXO TE PLOTE