Connect with Us

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Presim negativizimin 100% të testit për dy pacientë me Covid-19

Sociale

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Presim negativizimin 100% të testit për dy pacientë me Covid-19

Publikuar

-

Vdekja e 53-vjeçarit/ Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzave të PD-së

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se janë dy pacientë të cilët në testin e dytë të zhvilluar kanë rezultuar negative me covid.

Manastirliu thekson se po presin edhe testet në vijim për të konfirmuar 100% negativizimin e tyre dhe më pas të ndjekim protokollet përkatëse nga mjekët.

“Ne kemi bërë aktualisht testime të njëpasnjëshme edhe të pacientëve të cilët janë në spitalin infektiv. Në fakt nuk është një për janë dy pacientë që janë negativizuar në testimin e radhës. Por po presim edhe testet në vijim për të konfirmuar 100% negativizimin e tyre dhe më pas të ndjekim protokollet përkatëse nga mjekët. Këto janë lajme të mira dhe ne kjo na gëzon, por duhet të jemi 100% të sigurt sepse përballemi me një armik të padukshëm dhe sigurisht edhe me të panjohura shumë të madha, ndaj dhe duhet ti japim kohë personelit mjekësor që sipas protokolle që ata kanë, protokolle të cilat ndryshojnë sepse cdo ditë dalin evidenca të reja shkencore për të ndjekur punën e tyre dhe për të më të mirën për pacientët”, tha Manastirliu për Ora News.

LEXO EDHE:  Manastirliu inspektim në Durrës: Askush nuk do orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që duhet të kenë kujdes dhe të zbatojnë rregullat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti vjen me surpriza/ Pritet dëborë në ditët e fundit të nëntorit

Publikuar

-

Nga

Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim. Më tej, do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.

Nga ana tjetër, ditën e dielë në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell. Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në zonat malore do të bjerë dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje. E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nis vaksinimi kundër gripit i arsimtarëve/ Manastirliu: Edhe vaksina antiCOVID do të jetë falas për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishin sot në kopshtin 36 në Tiranë, ku u krye vaksinimi i stafit.

“U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër gripit në këtë periudhë të mbivendosjes edhe të virozave stinore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh: “Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Eshtë një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar vaksinimin kundër gripit edhe një ushtrim të mirë parapërgatitor për vaksinën antiCOVID, Manastirliu tha se Shqipëria është në linjën e parë për ta patur vaksinën kundër COVID19 sapo ajo të dalë.

LEXO EDHE:  Simptomat e COVID-19/ Reagimi i pacientëve ende enigmë për mjekët

LEXO EDHE:  Investimi 1 milion euro/ Manastirliu: Transformojmë Poliklinikën e Vlorës

“Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të karakterizohet nga temeperaturat e larta. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit tonë gjatë paradites.

Pas mesditës vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin por sërish nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten konstante në ato maksimale duke u luhatur nga -1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim i ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE