Connect with Us

Krizë në kohë koronavirusi/ Mënyra e pazakontë e protestës në Prizren

Kosova & Rajoni

Krizë në kohë koronavirusi/ Mënyra e pazakontë e protestës në Prizren

Publikuar

-

Në një kohë që shumë vende të botës po përballen me Covid-19, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish, Kosova po përballet edhe me krizën politike. Dy ditë më parë, kryeministri Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, pasi ky i fundit kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo ka bërë që në media të flitet edhe mbi mundësitë e rrëzimit të qeverisë “Kurti”.

Në lidhje me këtë situatë, në Prizren ashtu si në Prishtinë e qytete të tjera të Kosovës u zhvillua mbrëmë protesta më e pazakontë. Në kushtet e karantinimit për shkak të përhapjes së koronavirusit qytetarët dolën në ballkone duke u rënë tenxhereve.

Me këtë gjest ata kërkuan t’i tërheqin vëmendjen qeverisë, e cila është futur në një krizë pasi Kosova rrezikon të mbesë pa qeveri në kushtet kur vendi është duke u përballur me rrezikun e koronavirusit.

Për këtë arsye qytetarët zgjodhën këtë mënyrë për t’i përçuar mesazhin qeverisë, duke treguar se nuk është ky momenti për krijimin e krizave të tilla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

42 persona me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 7 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka ardhur duke u rritur.

Mësohet se orët e fundit janë konfirmuar 7 të prekur të tjerë, duke e dërguar numrin e të prekurve në 42.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili deklaron se nga dje janë testuar 38 persona për COVID-19, por vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi.

Sipas ministrit, dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar, e ndërsa të tjerët janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Greqia/ Gruaja e konfirmuar me koronavirus lind djalë, foshnja e paprekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Një grua shtatzënë e konfirmuar me koronavirus në Greqi ka lindur ditën e djeshme foshnjën e saj.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 24 vjeçarja ka sjelllë në jetë një djalë në spitalin Attikon, ndërsa të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet greke i kanë kryer foshnjës së porsalindur testin e COVID-19, por fatmirësisht ka rezultuar negative.

Aktualisht ata i kanë nënshtruar një test të dytë dalit të porsalindur dhe pritet të dalin rezultatet me shpresën se koronavirusi nuk është trasmetuar nga nëna të fëmija.

Ndërkohë gruaja është duke u mbajtur nën vëzhgim pasi vuan nga sëmundjet e zemrës dhe ekziston frika se mund të ketë ndërlikime pas lindjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ak shpallur pasditen e sotme gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Bëhet me dijje se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të marrë lufta kundër koronavirusit.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi 4 raste të reja me koronavirus.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga ky virus ka shkuar në 35./CNA.al

LEXO TE PLOTE