Connect with Us

Koronavirusi/ Profesori gjerman: Kush ka frikë tani është i ndershëm

Bota

Koronavirusi/ Profesori gjerman: Kush ka frikë tani është i ndershëm

Publikuar

-

Bota në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronës. Njerëzit i hedhin sytë me shqetësim nga e ardhmja. Të kesh frikë tani është e natyrshme, thotë psikoterapisti, Jürgen Hoyer që edhe karantinën e sheh si një shans.

DW: Kriza e Coronës na e bën të qartë, se jemi futur në një kohë të rrezikshme: jeta publike është e kufizuar, kufijtë janë mbyllur, vendet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, fëmijët nuk po shkojnë në shkollë. Mes europianëve është përhapur panik dhe frikë. Si e interpretoni ju këtë moment?

Jürgen Hoyer: Frika e drejton vëmendjen e njeriut tek rreziku. Pra është e natyrshme që njerëzit tani kanë frikë. Kësaj i shtohet një frikë difuze, e papërcaktuar qartë, sepse nuk e dimë si do të vazhdojë gjendja. Një frikë genuine e njeriut është frika nga e panjohura. Ne nuk e dimë, se sa kohë do të zgjasë kjo, se cilat do jenë pasojat, që do të sjellë kriza. Pra është ajo ndjenja e pafuqisë që na bren, kur nuk kemi më kontrollin si njeri. Kjo sjell më shumë frikë.

Si të veprosh që ta përballosh frikën në raste krizash?

Nuk ka ndonjë truk që e heq si me magji këtë emocion, sepse kjo do të thotë, që të mohosh realitetin. Kush ka frikë tani, thjesht është i ndershëm. Mënyra më e mirë është të thuash: frikën e kam, më vërdalliset një lëmsh, po çfarë do të thotë kjo konkretisht? Sepse frika ka të njëjtën ecuri si emocionet e tjera: vijnë dhe ikin sërish. Në javët e ardhshme nuk do të kalojë asnjë ditë, në të cilën nuk do ketë shqetësime, se si do të kalojë kjo situatë me Coronën e si do të jetë gjendja pas kësaj. Pasojat nuk dihen – gjërat nuk do të jenë më si më parë. Natyrisht që në një situatë të tillë je i shqetësuar.

Por dikur vëmendja automatikisht drejtohet tek gjëra të tjera. Në fund të fundit bota nuk po fundoset. Natyra është aty, shtëpia, makina. Absolutisht që ka një rrezik – por ai nuk rrezikon gjithçka e çdo gjë, por aspekte të caktuara të jetës.

Përditë ka raste vdekjeje për shkak të sëmundjes së mushkërive të shkaktuar nga Corona. Mendimet vërtiten rreth vdekjes këto kohë. Një temë e vështirë për të biseduar apo jo?

Njerëzit që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut duhet të kenë kujdes, që të mos infektohen. Personat në moshë të madhe për shkak të mosfunksionimit si duhet të sistemit imunitar dhe organave kanë një rrezik më të madh për të ndërruar jetë. Të afërmit nuk duan që ta përjetojnë këtë dhe për këtë vërtet, që mund të bisedohet. Vdekjes si temë vërtet që njerëzit i ikin dhe ajo trajtohet si tabu. Por askush nuk ka vdekur, se ka vrarë mendjen për vdekjen.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Gjermania fajëson shqiptarët për rritjen e numri të të infektuarve

Shumë vetë tani punojnë nga shtëpia, dhe kanë reduktuar kontaktet sociael, për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Cilat rekomandime keni ju që distanca sociale dhe karantina të mos kthehen në shkatërruese për njeriun?

Ky është një shans për të improvizuar dhe për të qenë kreativë. Duhet të reflektosh, se cilat punë vërtet kanë kuptim këto kohë. Ajo që mund të bëhet tani është sporti. Edhe në karantinë mund të bësh lëvizje. Kush ka dëshirë të lexojë apo të studiojë gjëra të ndryshme mund ta bëjë këtë tani. Interneti funksioni, me smartphone mund të mbash kontaktet me njerëzit. Ka shumë gjëra të tjera që mund të bësh, jo vetëm të shohësh serialë para televizorit. Gjërat që nuk i ke kryer në të shkuarën mund t’i bësh këto kohë. Karantina është moment i mirë psh. për të bërë deklarimin fiskal.

Prof. Dr. Jürgen Hoyer (Dirk Poetsch
)Prof. Dr. Jürgen Hoyer, ekspert për psikozën e frikës

A mundet që një pandemi si Corona të shkaktojë edhe probleme psikologjike?

Frika afatshkurtër nuk ka pasoja në shëndetin e njeriut. Por reduktimi i aktiviteteve fizike apo të aktiviteteve të tjera janë të dëmshme për njerëzit që kanë një tendencë depresive apo një tendencë melankolie, mbylljeje në vetvete, apatie apo humbjen e interesit. Për këta njerëz ky izolim nuk është i mirë. Edhe këtu vlen ajo që thashë më parë. Mundësisht qëndroni sa më aktivë. Edhe brenda katër mureve ka shumë gjëra të mira që mund të bëhen. Më e bukura në jetë është një bisedë e mirë, dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë edhe në karantinë.

Prof. Dr. Jürgen Hoyer është profesor i psikoterapisë në Universitetin Teknik të Drezdenit. Në fokus të studimeve të tij janë psikoza e frikës dhe depresioni. / DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  Mjeku ngre shqetësimin: Në spitalet COVID më shumë të dyshuar se sa pacientë të diagnostikuar

LEXO EDHE:  Mjeku ngre shqetësimin: Në spitalet COVID më shumë të dyshuar se sa pacientë të diagnostikuar

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Publikuar

-

Nga

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë spitalin pasi qendroi 11 ditë i shtruar për shka të koronavirusit. Ai ka deklaruar se kjo ishte prova më e vështirë e jetës së tij.

“Edhe këtë herë ia hodha paq. Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira”, ka thënë Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.



Kujtojmë se ish-kryeministri u shtrua në spital dy ditë pasi doli pozitiv, më 3 shtator./CNA.al

LEXO TE PLOTE