Connect with Us

Fëmijët e kalojnë koronavirusin si një grip/ Pediatria sqaron pse ata preken më pak nga COVID 19

Sociale

Fëmijët e kalojnë koronavirusin si një grip/ Pediatria sqaron pse ata preken më pak nga COVID 19

Publikuar

-

Një shuplakë nuk i bën keq fëmijës/ Kur dhuna vishet si edukim

Gjorgjina Kuli, pediatre infeksioniste, thotë se fëmijët prekenn më pak nga koronavirusi për shkak se ata janë më të prekur nga virozat respiratore.

Kuli sqaron se se megjithëse fëmijët mund të bëhen pozitivë ato manifestojnë shenja të lehta oser të moderuara të sëmundjes.

Ajo thekson se shumë rrallë fëmijët mund të arrijë në forma të rënda, forma që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar

“Lajmi më i rëndësishëm është se megjithëse fëmijët mund të bëhen pozitivë ato manifestojnë shenja të lehta ose të moderuara të sëmundjes. Shumë rrallë mund të arrijë në forma të rënda, forma që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Nuk referohet asnjë rast fatal deri tani në Kinë dhe Itali. Te fëmijët sëmundja manifestohet si një grip ashtu si te të rriturit.Ne jemi mësuar sepse fëmijët janë më të prekur nga virozat respiratore dhe mendohet se ky është një nga shkaqet që fëmijët preken më pak. Duke kaluar më shumë viroza respiratore kanë një imunitet jo specifik ndaj viruseve respiratorë më të shprehur sesa të rriturit. Pjesa më e madhe e kalojnë me një temperaturë jo shumë të lartë, jo shumë të gjatë, dhimbje fyti, gjendje të përgjithshme jo shumë të dëmtuar. Fëmija megjithëse ka temperaturë mund të luajë. Pak dhimbje fyti. Nuk ka këputjen e përgjithshme, dhimbjen muskulare”, tha mjekja për Ora Neëw.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Me çantën në shpinë dhe me lule në duar/ Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të djalit të tij Zahos, i cili ulet sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Zaho shfaqet me çantën e shkollës në shpinë dhe më nje buqetë lulesh në dorë. Rama e përshkruan ditën e parë të shkollës si një emocion të veçantë, ndërsa uron të gjithë fëm ijët e tjerë.



“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama, bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dy mësues me COVID-19 në Vlorë/ Drejtoresha: Nuk ka problem për shkollën

Publikuar

-

Nga

Dy mësuese të shkollës “Lef Sallata” në Vlorë janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa ndodhen në karantinë në banesat e tyre.

Infektimi i tyre ka ndodhur më herët, para nisjes së shkollave ditën e sotme. Drejtoresha ka deklaruar se shkolla është dezinfektuar dhe gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit.



Kujtojmë se sot ka nisur viti i ri shkollor por jo si vitete e tjera për shkak të koronavirusit. Nëpër shkolla ncënësve dhe mësuesve u matet temperature para se te futen në klasë. Gjithashtu mbajtja e maskës është e detyrueshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Viti i ri shkollor nis me probleme në Korçë/ Mungojnë termometrat

Publikuar

-

Nga

Ky vit i ri shkollor ka nisur me problematika në qytetin e Korçës.

Mësohet se nëpër shkollat e këtij qyteti ka mungesë termometrash. Ndërkohë sipas protokollit matja e temperaturës si për nxënësit dhe mësuesit është e detyrueshme. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo ka reagur për situatën, teksa thotë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.



Kujtojmë se ky vit shkollor nuk është i zakonshëm për shkak të koronavirusit. Nxënësit dhe mësuesit duhet të matin temperaturën para se të futen në ambientet e klasës, gjithashtu edhe maska është e detyrueshme për të dyja palët./CNA.al

LEXO TE PLOTE