Connect with Us

“Faleminderit që na braktisët kur patëm nevojë”/ Letra e një vajze italiane drejtuar fuqive perëndimore

Bota

“Faleminderit që na braktisët kur patëm nevojë”/ Letra e një vajze italiane drejtuar fuqive perëndimore

Publikuar

-

Faleminderit i dashur Macron, e dashur zonja Merkel. Faleminderit që na braktisët në momenin që patëm nevojë. Faleminderit që nuk na lejuat të merrnim nga ju maska të thjeshta dhe të tjera paisje që na duheshin për të parandaluar përhapjen e virusit. Do ju kishim paguar, e dini? Jemi italianë, ata njerëzit e pistë, të padisiplinuar, qesharakët, folkloristët, të varfërit, ndonjëherë dhe kri.minelët. Jemi dhe ata që ju ndërtuan rrugët, shkollat, që ju kemi mësuar alfabetin që përdorni, ata që ju shpjeguan ligjet, krijimin e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave. Jemi ne italianët, autorët e veprave që qëndrojnë në muzetë tuaj, e teksteve që studioni, e shpikjeve që përdorni.

Ata që me sakfrificë të madhe ruajnë 70% të pasurisë artistike të botës dhe i paguani një shifër të papërfillshme për vizitat në muze, ndonjëherë as atë jo. Jemi ne, italianët, ata që ju ofruan artin, kulturën, aty ku bazohet qytetërimi ynë dhe i juaji, shpjegimi më i mirë që njeriu i ka bërë së bukurës, harmonisë, ekuilibrit.

Jemi ne, italianët, që ju dhuruam qytetërimin, atë që ju e hodhët poshtë dhe e çuat drejt Mesjetës dhe ne sërish, të rilindur, i dhuruam botës një tjetër qytetërim, artin, gjeografinë, ekonominë, arsimin.

Jemi ne, italianët, ata që krijuan mozarellën, parmixhanon, proshutën, raviolin, tortelinin, lazanjën, akulloren, picën etj etj. Ata që çuan në Francë verën dhe i mësuam se si ta bënin, ata që çdo vit luftojmë me produktet tuaja që tentojnë të na kopjojnë edhe emrat, por edhe stilin e modën.

Edhe ju zoti Trump, ju zoti Johnson, faleminderit që pikë së pari që u izoluat prej nesh, në vend që të na ndihmonit. Ju rikujtoj zoti Trump, se po të mos ishte për një italian, do ishit në tokën e parardhësve tuaj ku do të vuanit nga uria dhe jo në Amerikë, ku jeni i pasur. Nuk do mund të haje as patate sepse nuk do i kishit, nëse një italian nuk do kishte udhëtuar drejt tokës tuaj.

Juve zoti Johnson, ju kujtoj se fati i popullit tuaj bazohet në një flamur, që jua dhamë ta vinit në anijet tuaja, që të mos sulmoheshit nga piratët. Kryqi i San Giorgos, i dhuruar nga Republika e Genova s, pa të cilin do ishit zhdukur nga harta. Ju mësuam të përdorni hartat dhe ju i përdorët mjaft mirë. Të gjithë ju, kur telefononi, mendoni për Meucci n, kur shihni televizor dhe dëgjoni radion mendoni për Marconin. Kur përdorni energjinë elektrike, si të mos kishte të nesërme, mendoni se nuk do mund ta bënit po të mos ishte Fermi.
Ne italianët kemi shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinerinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën. Ishin italianët si Kolombi, Marco Polo, Leonardo Da Vinci, Michelangelo, Bernini, Tiziano, Raffaello, Brunelleschi, Galileo, Çezari, Oktaviani, Aurelio, Dante, e mund të vazhdoja për orë. Të dashurit e mi, kur dëgjoni emrin Itali duhet të çoheni në këmbë, të ulni kokën dhe të jeni të vetëdijshëm që origjina e shoqërisë perëndimore është këtu.

LEXO EDHE:  Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit/ Të lutem mos e largo taksën ndaj Serbisë

Nëse ju kërkojmë ndihmë, duhet të vraponi sepse nëse e çoni botën në një Mesjetë tjetër nuk e di nëse do ja dalim që të krijojmë një tjetër qytetërim. Nëse nuk ju intereson, atëherë kënaquni me ato që keni, vazhdoni të adimoroni me mijëra ton hekur dhe kur shkoni në muze, ju lutem, mos i shihni veprat e italianëve, do e mbaroni vizitën tuaj shumë shpejtë. Mund të shkoni të vizitoni një fabrikë të bukur makinash, nga ato që nuk krijojnë ndotje. Shkoni të vizitoni ato që për ju janë kështjella e për ne vetëm vila, me të cilat jemi të mbushur plot. Ose shkoni në kryeqytetet që janë kopje e Venezias, Firenzes, Romës, shkoni.
Evitojeni vizitën në vendin më të bukur të botës, duke qenë se e braktisët me shpatulla pas murit. Ne do të mirëpresim vetëm ata që në momentin kur patëm nevojë, na ndihmuan. Do i hapim qytetet tona, unike në botë, për ta. Do mund të vizitojnë Venecian, Romën, Firenzen, Genovan, Napolin, Bolognan, Pisan, Sienan, Torinon, Palermon, Milanon, Cremonan, Mantova, Ferrarën, Toscanan, Puglian, Sicilinë, Sardenjan. Shkatërruat Greqinë e shkretë me financat tuaja. E provuat dhe me Italinë, por për momentin nuk ja keni dalë ende.

Tani ndoshta patët momentin për ti dhënë goditjen e fundit, por me egoizmin tuaj nuk keni llogaritur faktin që virusi nuk ka kufij, do ju godasë të gjithëve, edhe ju. Nëse do na ndihmonit dje në tentativën për të parandaluar epideminë, në vend që të na ofendonit dhe të na përbuznit, sot ndoshta nuk do ju duhej të qanit të vdekurit tuaj. Egoizmi juaj i ka treguar të gjithëve sa të vegjël jeni. Faleminderit, nga një vajzë italiane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Droga e sekuestruar në Itali, ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

LEXO EDHE:  Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit/ Të lutem mos e largo taksën ndaj Serbisë

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Edhe Kosova po shënon ditët e fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID-19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.

LEXO EDHE:  Letër e hapur ambasadorit të ri të BE-së, Luigi Soreca

LEXO EDHE:  Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit/ Të lutem mos e largo taksën ndaj Serbisë

Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

Publikuar

-

Nga

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

Detajet e kësaj drame të paimagjinueshme janë përpunuar në mënyrë të përpiktë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Sipas kësaj gjykate në fazën e fundit të luftës civile në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995), serbët kishin nisur me planifikimin strategjik të masakrës në mars të  vitit 1995.

Shumëkush e kujton Srebrenicën vetëm në përvjetorë

Në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e vogël të Srebrenicës, ndodhi në korrik 1995 krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë  atje mbi 8,000 djem dhe burra muslimanë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë klasifikuar vazhdimisht këtë masakër të paparë ndaj civilëve si gjenocid.

Mbrojtje e pamjaftueshme

Srebrenica qe shpallur dy vjet më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB si një nga gjashtë “zonat e sigurta”. Por rreth 400 ushtarë helmetëkaltër holandeze të OKB-së, ishin të armatosur në mënyrë të pamjaftueshme, për ta mbrojtur Srebrenicën, e cila qe kthyer në një strehë për rreth 25.000 refugjatë

Nga 13 deri në 17 korrik, njësitë serbe vranë në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem dhe i varrosën në varre masive. Tani janë identifikuar dhe janë varrosur në varrezat përkujtimore në Potoçari pothuajse 7,000.

Identifikimi i skeletëve të viktimave të Srebrenicës

Identifikimi i skeletëve ishte një punë mjaft e vështirë për ekipet ndërkombëtare të mjekëve ligjorë, sepse për të mbuluar gjurmët e krimeve të tyre serbët i hapën varret masive me buldozerë dhe shpërndanë pjesët e trupave pa jetë në të ashtuquajturat varreza dytësore ose tretësore. Për këtë arsye ekspertëve mjeko-ligjorë iu desh të mblidhnin mbetjet e trupave nga varre të ndryshme dhe t’i bashkonin përsëri ato.

LEXO EDHE:  Habit Artan Hoxha/ Agron Xhafaj nuk do të qëndrojë 7 vite e 2 muaj në burg

LEXO EDHE:  Letër e hapur ambasadorit të ri të BE-së, Luigi Soreca

Ende shumë kriminelë të padënuar

Komandanti i përgjithshëm i genocidit, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i tij ushtarak Ratko Mladić, u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata e OKB në Hagë. Por deri sot numri më i madh i autorëve të këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë. Shumë prej tyre kanë ikur në Serbi dhe jetojnë atje pa pasur frikë nga drejtësia.

“Sidomos ushtarakët e nivelit të mesëm nuk kanë dalë para ligjit,” tha Murat Tahirović në Sarajevë për Deutsche Welle. Ai është president i “Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe thotë se “megjithëse organizata jonë ka paraqitur një dokumentim të gjerë për 24 shtabet me 227 anëtarë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e zbatimit të ligjit”.

Serbia nuk e pranon masakrën

Edhe 25 vjet pas çmendurisë së Srebrenicës, Serbia zyrtare dhe shumica e popullatës serbe vazhdojnë të mos pranojnë ta konsiderojnë masakrën si gjenocid. Edhe rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić. Një numër i atyre që janë qenë të përfshirë direkt ose indirekt në vrasjen masive të asaj kohë mbajnë ende poste si politikanë apo janë sipërmarrës e bisnesmenë.

Në Serbi ende rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić

“Shumëkush e kujton Srebrenicën në përvjetorë”, kritikon profesori i historisë Husnija Kamberović në Sarajevë në intervistë me Deutsche Wellen. “Ndoshta edhe bota e jashtme do të dëshironte të harronte Srebrenicën, sepse luajti edhe vetë një rol kaq të turpshëm.” Por “e vetëmja gjë që mund të ndihmojë është ndërtimi i një shoqërie jo-nacionaliste”.

Edhe të rinjtë në Ballkan i bëjnë thirrje opinionit botëror një çerek shekulli pas gjenocidit në Srebrenicë që të mos e harrojë atë që ndodhi. “Sepse nëse harrojmë këto gjëra, ato mund të ndodhin përsëri dhe një Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë kurrë më askujt përsëri”, thotë aktivistja Lamia Bravo nga Bosnje-Hercegovina./ DW

LEXO TE PLOTE