LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

20 Mars 2020, 14:33, Ekonomi CNA
Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

Nga Klodian Tomorri

Kush kërkon shpëtim biznesesh, apo pagesën e qerave të biznesit me fondet e buxhetit duhet të ketë të qartë dicka. Kjo nuk është kohë për të shpëtuar bizneset, por për të mbajtur njerëzit gjallë.

Plani i masave ekonomike në një situatë të tillë duhet të ketë këto parime.

1- Prioriteti absolut duhet të jetë kriza shëndetësore. Shkurt spitaleve duhet t?u jepet cdo gjë që kërkojnë. Plani i qeverisë ka përcaktuar 2.5 miliarde lekë per spitalet ose 20 milionë euro. A është kjo mjaftueshem? Këtë duhet të na e thonë mjekët. Por nëse do të ketë nevojë për më tepër para, ato duhet të jepen pa asnjë hezitim.

2- Politika fiskale nuk duhet të targetojë kerkesën agregate, pasi recesioni është i paevitueshem. Shqipëria ka hyrë sakaq në recesion. Kjo është luftë dhe lufta ka viktima. Shumë biznese do të falimentojnë, të tjerë do të pësojnë humbje të mëdha. Paratë e qeverisë nuk duhet të shkojnë për shpëtim biznesesh, por për mbrojtje sociale. Shkurt për të mbajtur njerëzit gjallë.

3- Qeveria ka vënë 100 milionë euro garanci sovrane që bizneset të marrin kredi në banka për të paguar rrogat e punonjësve. Parimisht logjika është e drejtë, pasi paratë shkojnë për punonjësit jo për biznesin. Praktikisht është e veshtirë që të jetë efektive. Shumë biznese mund të vendosin të mos marrin kredi për të paguar rrogat. Kjo do të krijonte problemin, që punonjesit e tyre do të mbeteshin pa te ardhura. Rrjedhimisht kjo masë duhet mbikqyrur me kujdes se sa do funksionojë. Nëse nuk funksionon, atehere duhet gjetur zgjidhje tjetër. Praktikisht duhet të kalohet direkt tek plani B që kryeministri thotë se e ka.

4- Qeveria ka vënë 6.5 miliardë lekë ose 53 milionë euro për njerëzit në nevojë, për biznesin e vogel dhe për pagesat e papunësise së mundshme nga kriza. Akoma nuk i dimë detajet se si do të funksionoje skema, por menyra më e mirë do të ishte transferta direkte cash, sigurisht duke patur si dysheme nivelin 200 euro per familje. Pra pagen minimale per nje familje.

5- Qeveria ka vënë 2 miliarde lekë ose rreth 18 milionë euro për operacionet humanitare. Me gjasa këto janë paratë që do te financojnë nevojat e te moshuarve per ushqime. Mase pozitive.

6- Shtyrjet e dorëzimit të bilanceve, riskedulimi i tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, janë lehtësira të mirepritura. Por duhet të korrigjohet edhe dicka. Qeveria duhet të pezulloje sigurimet shoqerore edhe taksat lokale per te vetepunesuarit qe kane mbyllur bizneset e tyre. Nuk mund te kerkosh kontribute nga nje i vetepunesuar qe e ka mbyllur biznesin. Kjo eshte nje kerkese qe duhet bere me force.

7- Prekja e koncesioneve ështëpozitive. Sipas planit, qeveria ka ulur me 17 milione euro pagesat e parashikuara per kompanite koncesionare kete vit. Nga keto 7 milione euro vijne nga pezullimi i check upit, 3.7 milione euro nga inceneratoret, 3.7 milione te tjera nga koncesioni i laboratoreve dhe pjesa tjeter nga pezullimi i pagesave per Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrene. Ndoshta gersheret duhet te kishin prekur edhe koncesione te tjera, veccanerisht skanimin dhe sterilizimin.

8- Ka kohe per t?u shqetesuar per borxhin. Kjo nuk eshte koha. Masat e paraqitura nga qeveria e rrisin deficitin ne 3.9 per qind e PBB-se. A mund te shkohet me lart? Sigurisht qe po, nese do jete e nevojshme. Por me pare duhet te sigurohet eurobondi qe eshte parashikuar ne maj. Perndryshe, rritja e deficitit para emetimit te eurobondit do te rriste normen e interesit.

9- Duhet me shume fokus per fermeret. Eshte kritike qe zinxhiri i prodhimit dhe tregtimit te mallrave bujqesore te vazhdoje pa nderprerje.

10- Banka e Shqiperise duhet te siguroje se sistemi bankar te kete likuiditet te mjaftueshem. Roli kryesor i politikes monetare ne kete situate nuk jane normat e interesit, por ai i huadhenesit te dores se fundit.

Perfundimi filozofia e planit eshte e drejte. Por qeveria duhet te siguroje dy gjera. E para, asnje familje e prekur te mos lihet pa te ardhuren minimale 200 euro ne muaj dhe e dyta asnje biznes i mbyllur nuk duhet t?i kerkohet qe te paguaje taksat apo kontributet gjate kohes qe eshte i mbyllur.

Thirrjet per shpetim biznesesh, pagesa qerash te bizneseve jane perralla populiste, te demshme dhe madje edhe te pandershme. Nese qeveria do te paguaje para nga buxheti per qerate e bizneseve, ato para do te shkojne tek pronaret e qendrave tregtare apo pronaret e pasurive te paluajtshme. Kjo eshte te marresh para nga te varfrit dhe t?ja japesh te pasurve.

Kjo eshte lufte. Nese kriza do te vazhdoje, pertej nje tremujori atehere mbajtja gjalle e njerezve do te kerkoje masa me drastike. Dhe te jeni te sigurte per nje gje. Shume nga ata qe sot bejne thirrje per te dhene para per bizneset, apo per qindra milione euro stimul, jane te paret qe nuk kane per t?i pelqyer. Kjo eshte lufte dhe historia e njerezimit tregon se ka vetem nje menyre per te financuar luftrat. Taksimi konfiskues. Shkurt, shpronesim pasurie. Te gjithe duhet ta mbajne mire parasysh kete kur kerkojne miliona dhe fonde shpetimesh.

Lajmet e fundit nga