LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E PLOTË- Dosja TOP CHANNEL/ Gjyqet, skandalet dhe “lufta” e Vjollca Hoxhës për të rrëmbyer shumicën e aksioneve

20 Mars 2020, 10:41, Aktualitet CNA

Dhjetra procese gjyqësore, qindra të larguar nga puna, përplasje aksionerësh, largime të themeluesve, ortakëri me kompanitë e inceneratorëve tek Lori Kafe, dhe shumë skandale të tjera janë faktet e publikuara kohë pas kohe për Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel, e cila prej më shumë se dy vjetësh në krye të televizionit ka emëruar politikanin e dështuar që se votoi as lagja e tij, Ben Blushi.

CNA.al ka mësuar së fundi se dosja e proceseve gjyqësore dhe përplasjeve për aksonet e Top Channel ka përfunduar në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

Një kopje e plotë e të gjitha skandaleve që kanë ndjekur këtë proçes është dorëzuar tek ambasadorja Yuri Kim.

Gjyqet e filluara nga Vjollca Hoxha, për mos njohjen e aksioneve të shumicës prej 60% që mbaheshin nga Albert Sino dhe Aurel Baçi, paditë në prokurori, spektaklet, vendimet, përplasjet, deri te çdo abuzim dhe shkelje ligjore në proces janë çuar tek Ambasada e SHBA-ve.

Kjo dosje më e plotë, pas vendimit të Gjykatës të Apelit Tiranë dhe dërgimit të saj në Gjykatën e Lartë, është e dyta që dërgohet në këtë ambasadë. Materiali i përgatitur nga një grup juristësh është i detajuar dhe prek çdo hap të proçesit, ndërhyrjet, dhe pretendimet për një proçes të manipuluar dhe vendim korruptiv të gjykatës.

CNA.al ka publikuar me pjesë dosjen të cilën sot po e sjell të plotë.

Një dosje voluminoze që ne po e sjellim në disa pjesë. Gjithçka ka të bëjë me Top Channel, përplasjet dhe gjyqet midis aksionerëve, paditë e Vjollca Hoxhës dhe rruga e gjatë në gjykata, ku dy aksionerët kryesorë Albert Sino dhe Aurel Baçi, po vazhdojnë betejat e tyre me sistemin e korruptuar të drejtësisë.

Një rrugë e gjatë e pandalshme, padi penale, çështje në gjykim, prokuroria në lojë dhe palët janë në përplasje të plotë. Në Gjykatën e Faktit ka disa kërkesa, përjashtim gjyqtarësh, më pas kallëzime në prokurorinë e Tiranës. Vendime pro njërës palë që rrëzohen në favor të palës tjetër. Beteja e aksioneve vazhdon me proçedurat e gjykatave të Shqipërisë. Strukturë e akuzuar shpesh si një sekt i korruptuar, që tashmë është përfshirë në vetting.

Me vendimin Nr. 25561, datë 29.03.2001, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar si person juridik shoqëria ?Top Channel? fillimisht e themeluar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me Ortak të Vetëm dhe Administrator Z. Dritan Hoxha, më pas është shndërruar në shoqëri aksionere me Vendimin Nr. 2556/1 datë 24.02.2016, me po të njëjtin Aksioner të Vetëm dhe Administrator Z. Dritan Hoxha.

Më datë 15.06.2007, u nënshkrua kontrata për shitje aksionesh ndërmjet shtetasit Dritan Hoxha, në cilësinë e shitësit dhe Aksionerit të Vetëm të shoqërisë ?Top Channel? sh.a dhe shtetasve Albert Sino dhe Aurel Baçi në cilësinë e Blerësit.

Nëpërmjet kësaj kontrate, Shitësi Dritan Hoxha, Aksioneri i Vetëm i shoqërisë ?Top Channel? sh.a, ju shet kundrejt cmimit përkatës 60% të aksioneve të shoqërisë, përkatësisht Z. Albert Sino 40% dhe Z. Aurel Baçi 20%.

Më datë 23.05.2008, Z. Dritan Hoxha ndërron jetë. Me vendimin Nr. 5259 datë 06.06.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë ligjore të tij duke cilësuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten Vjollca Hoxha dhe fëmijët Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.

Pas ndërrimit jetë të të ndjerit, pjesëmarrja në kapitalin e shoqërisë ?Top Channel? sha është si më poshtë:

-Z. Albert  Sino, zotërues i 40% tëaksioneve të shoqërisë;

-Z. Aurel Baçi, zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë

-Znj. Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha, zotërues secili prej tyre i 8% të aksioneve, pra në total 40%.

Që nga ky moment dhe në vazhdim, aksioneret e mësipërm të shoqërisë ?Top Channel? sha, kanë bashkëpunuar dhe menaxhuar bashkarisht për cdo cështje të shoqërisë, duke mos pasur asnjë pretendim apo kundërshtim ndaj njërit- tjetrit. Albert Sino dhe Aurel Baçi, në cilësinë e zotëruesve të 60% të aksioneve të shoqërisë, kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha veprimet e njohura nga ligji tregtar në lidhje me aksionet, duke zotëruar dhe marrë përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet të rrjedhura nga zotërimi mbi këto aksione. Përgjatë 9 viteve në vazhdim, kanë marr rregullisht pjesënë mbledhjet e aksionereve të shoqërisë, duke marrë vendimet përkatëse në unanimitet të plotë dhe pa kontestime nga cilido aksioner tjetër.

Pavarësisht  kësaj veprimtarie rreth 9-vjecare si aksioner të shoqërisë, më datë 18.01.2016, nga aksionerët zotërues të 40% të aksioneve: Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, RediaHoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, në cilësinë e bashkëshortës dhe trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Dritan Hoxha, dhe njëkohësisht në cilësinë e aksionerëve të shoqërisë ?Top Channel? sha, i janë drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar detyrimin kundrejt Albert Sinos dhe Aurel Baçit, në cilësinë e të paditurve, tinjohin paditësit pronar edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sh.a si dhe marrjen e masës se sigurimit  nëpërmjet pezullimit të ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga zotërimi i aksioneve si dhe ndalimin e tjetërsimit të aksioneve, në shoqërinë Top Channel sh.a, nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi.

Pas marrjes dijeni në lidhje me trupin gjykues, në29.01.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile me nr. 5059 Akti, regjistruar në datën 18.01.2016 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me vendimin nr. 180 Akti, datë 05.02.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ?rrëzimin e kërkesës ?.

Gjykata në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedent, me vendimin nr.5059, datë 05.02.2016, pranon kërkesën dhe merr masën e sigurimit duke pezulluar të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i aksioneve, thënë ndryshe mosmarrjen pjesë në mbledhjet e përditshme të shoqërisë, të nevojshme dhe të domosdoshme për mbarëvajtjen e saj, si dhe ndalimin e tjetërsimit të tyre nga ana e të paditurve.

Pas shpalljes së këtij vendimi për masën e sigurimit të marrë nga gjyqtarja Teuta Hoxha, Albert Sino dhe Aurel Baçi, aksioner mazhoritar, zotërues të 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, të cilëve ju është shkaktuar një dëm i rëndësishëm moral dhe ekonomik, duke dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të padrejtë interesat e tyre, paraqesin kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kundrejt Gjyqtares Teuta Hoxha, për shpërdorim detyre bazuar në fakte dhe prova të argumentuara.

Më 15 shkurt 2016, kërkuesit i janë drejtuar sërisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile me nr. 5059 Akti.Me vendimin Nr.232, datë 01.03.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ?pranimin e kësaj kërkese dhe përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i kësaj çështje civile.?Gjthashtu,me anë të një kallëzimi penal datë 18.02.2016, drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Z. Albert Sino dhe Z. Aurel Baçi, kërkojnë kryerjen e hetimeve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Teuta Hoxha për krimet e ?shpërdorimit të detyrës? dhe ?falsifikimit të dokumentave? nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre.

Gjithashtu, në mbrojtje të të drejtave ligjore të cënuara dhe të shkelura në mënyrë flagrante në kundërshtim me të gjithë legjislacionin përkatës në fuqi në Republikën e Shqipërisë, Pala e Paditur ju drejtohet nëpërmjet shkresave zyrtare shumë institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të tilla si Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kyreministrisë, Kuvendit, Këshillit të Europës, Delegacionit Europian, Diplomacive të huaja si Ambasadës Amerikane, Britanike, Hollandeze etj.

Më datë17.02.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi kundrejt masës së sigurisë kanë paraqitur ankim duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë ndryshimin e vendimit e të Gjykatës sëRrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 5059, datë  05.02.2016 dhe heqjen e masës së sigurimit të padisë.Gjykata e Apelit pas analizimit të cështjes vendosi ?lënien në fuqi të Vendimit Nr. 5059, datë 05.02.2016.?

Ndërkohë, në lidhje me padinë e themelit kundrejt të paditurve Albert Sino dhe Aurel Baçi me detyrimin për ti njohur paditësit pronar edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sh.a, duke kërkuar edhe ?ligjërimin? e masës së sigurimit të vendosur me Vendimin Nr. 5059, datë 05.02.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.3873 datë 09.05.2016, pas shqyrtimit dhe gjykimit në themel të cështjes nga gjyqtarja Marinela Osmani, vendos ?rrëzimin e padisë së palëve paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha si dhe heqjen e masës së sigurimit të padisë.?

Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga pala paditëse në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kjo e fundit, me vendimin nr.436, datë 10.06.2016, vendosi ?lënien në fuqi të vendimit nr. 5059 Akti, datë 05.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.?

Palët Albert Sino dhe Aurel Baçi, paraqitën rekurs pranë Gjykatës së Lartë kundër vendimit nr.436, datë 10.06.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 5059 akti datë 05.02.2016 ?për sigurimin e padisë? të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më 21.03.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë më kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Agim Bendo nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile Nr. 5059, datë 05.02.2016, për marrjen e masës së sigurimit të padisë përsa i përket ndalimit të tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha dhe pezullimit të të drejtave të tyre.

Pala paditëse, Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha,ushtruan ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë ndajvendimit me nr. 3873, datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin Nr.1641, datë 28.06.2017,ka vendosur ?Ndryshimin e vendimit nr.3873, datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur në këtë mënyrë detyrimin e palëve të paditura, Albert Sinos dhe Aurel Baçit, të njohin pronar paditësat edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha, për shkak se Kontrata e Shitblerjes së Aksioneve me Nr.1154Rep dhe Nr.598/2Kol., datë 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme, pasi është kryer në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, urdhërohet ç?regjistrimi nga regjistri i aksionarëve të shoqërisë ?Top Channel? sha nga regjistri i ekstraktit në QKB-së të Albert Sinos dhe Aurel Baçit.?

Paralelishtme sa më sipër, më datë 02.05.2017, Z. Albert Sino dhe Z. Aurel Baçi i janë drejtuar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, me anë të një kallëzimi për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të akteve kundrejt Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, duke theksuar këtu

bindjen e kallëzuesve të moskryerjes së shortit të rregullt nga ana e këtij të fundit.Me vendimin nr.5596, datë 25.05.2017, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shpalli moskompetencën e saj tokësore dhe ia kaloi aktet e këtij procedimi penal për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit të shkallës së parë Elbasan. Kjo e fundit, në përfundim të hetimit të procedimit penal ndaj Kryetarit të Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj, Nr.878 të filluar në datën 29.05.2017, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan me kërkesën për pushimin e këtij procedimi penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 2077, datë 09.10.2017 vendosi ?pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pushimin e çështjes penale Nr. 878, datë 29.05.2017 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës,për shkak të mosprovimit të kryerjes së saj.?Më datë 20.10.2017, Albert Sino ka paraqitur kërkesë ankimore pranë Gjykatës së Apelit Durrës, me objekt ndryshimin e vendimit nr. 2077, datë 09.10.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për dërgimin e cështjes në gjyq ose në rast se Gjykata do të vlerësojë se ka nevojë për hetime të mëtejshme të urdhërojë Prokurorinë të vazhdoj hetimet. Paralelisht, më datë 04.05.2017 është paraqitur ankesë ndaj gjyqtarit Hysni Demiraj edhe pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  Ky i fundit, me vendimin nr. 1692/2 Prot., datë 30.04.2018, ka vendosur ?mbylljen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj?.

Më datë 14.06.2017, Z. Albert Sino, me anë të një kërkese drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, kërkon përjashtimin e gjyqtarit Ridvan Hado nga gjykimi i çështjes civile me objekt detyrim njohje pronar 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha.

Më datë 21.06.2017, Z. Albert Sino, me anë të një kërkese drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, kërkon përjashtimin e gjyqtarit Gjin Gjoni nga gjykimi i çështjes.

Më 04.04.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë më kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Zegjine Sollaku nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile për marrjen e masës së sigurimit të padisë përsa i përket ndalimit të tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha dhe pezullimit të të drejtave të tyre.

Më 13 korrik 2017, palët Albert Sino dhe Aurel Baçi, paraqitën rekurs pranë Gjykatës së Lartë, ku kërkuan ?prishjen e vendimit nr. 1661, datë 28.06.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë si vendim në kundërshtim me ligjin dhe provat e administruara në proces, alogjik e kontradiktor dhe lënien në fuqi të vendimit 3873, datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.?

Palët po pranë kësaj gjykate, palët kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Ardian Dvorani.

?ështja vazhdon të jetë në Gjykatën e Lartë, për tu gjykuar në vijim./ CNA.al

?Dosja Top Channel?, pjesa e tretë/ Përplasje, ndryshime vendimesh, kallëzime penale dhe akuza për gjyqtarët

“Dosja Top Channel”, pjesa e dytë/ Gjyqet, paditë në prokurori dhe përplasjet vazhdojnë

?Dosja Top Channel?, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Lajmet e fundit nga