LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doktor mos ki merak, Lulin nuk e zë koronavirusi

20 Mars 2020, 12:40, Politikë CNA
Doktor mos ki merak, Lulin nuk e zë koronavirusi

Dy ditë më parë, në emisionin ?Open? të Eni Vasilit, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha i ka çuar një mesazh gazetares, me pyetjen a është i gatshëm të largohet, që të hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.

Gazetarja e lexoi mesazhin dhe pasi situata në studio u kthye në qesharake dhe e pabesueshme, Lulzim Basha reagoi duke e mohuar dhe duke tentuar të justifikohet.

Por, pasi u pa që Luli ishte në hall me budallallëkun që kishte bërë, dje në mbrëmje sërish doktor Berisha u përpoq të justifikonte Lulzim Bashën me mesazhin e tij të çmendur.

Doktori u përpoq ta mbronte Bashën se ndoshta ka frikë mos e zë virusi. Por ai duhet të jetë i sigurtë se Lulin nuk e zë koronavirusi, së pari edhe për shkak të moshës, por edhe për shkak të faktit se këto ditët e karantinës po i kalon në vilën e tij luksoze të ndërtuar nga oligarkët, me paratë e Edi Ramës në kompleksin ?Long Hill?. Është mjaft i siguruar atje, mos ki merak.

Dhe po e pa keq për spital mund të ikë dhe në Holandë, se bashkëshortja e tij është me pasaportë holandeze dhe mund të vijë ta marrë avioni nga Holanda.

Por, Doktori duhet të dijë se Luli nuk ka këtë sëmundje, ka një tjetër lloj ?virusi?. Ka ?virusin? e të qënit qesharak dhe i pabesueshëm në opinionin publik. Të një gënjështari dhe të paburri që në këtë rast është momenti që ta kuptosh edhe ti.

Pse lind pyetja?

Sepse edhe sikur ai mesazh të jetë një lojë e pistë e bërë nga socialistët apo një hakërim i telefonit të Bashës, apo të jetë hyrë nga kompjuteri siç pretendohet, apo siç thotë Basha vetë se nuk i ka çuar mesazh, apo ta kënë bërë për tallje apo provokim, mund të jetë një akt i turpshëm, një skandal. Sepse po përgjohet apo hakohet telefoni i një gazetarje apo kreut të opozitës.

Por, shumica e njerëzve Doktor, nuk e besojnë këtë version. E marrin si të vërtetë. Lulzim Basha është bërë kaq palaco në opinionin publik, ka gënjyer kaq shumë sy për sy njerëzit. Nuk ka nevojë të bëjmë kthim në kohë, sepse do të duhej një shkrim i gjatë sa një lumë që nuk do të mbaronte kurrë në lidhje me budallallëqet publike që ka bërë Lulzim Basha ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Në 16 shkurt na tha se Rama ra dhe se ishte fitore djegia e mandateve dhe ja ku jemi sot pas më shumë se një viti.

Tha se nuk do të ulej më në tavolinë me Edi Ramën, por a është sot në tryezë me të. A nuk ishte ky njeriu që hidhte benzinë dhe thoshte se nuk do të hidhte asnjë hap pas, por tani po bën pazare me Edi Ramën?!

Duhet të kuptosh doktor, se edhe budallallëkun më të madh të bëjë Lulzim Basha, shqiptarët do ta besojnë.

Jo për shkak se ai nuk është fajtor dhe se fajin e ka Rilindja, por për shkak se ai është i pabesueshëm dhe vuan nga një ?sëmundje? shumë e rëndë, ?sëmundja? e gënjeshtarit dhe sharlatanit publik.

Koronavirusi nuk i bën asgjë Lulzim Bashës. Mos ki merak. Por, shqiptarët e kanë kuptuar se kush është Luli.

Tashmë edhe ti e ke kuptuar, por nuk ke çcfarë t?i bësh. Por, fatkeqësisht i dashur Doktor kjo është e vërteta e dhimbshme, por e tillë është. Lulzim Basha është totalisht i pabesueshëm dhe në sytë e shqiptarëve duket qesharak.

Prandaj Doktor, çdo dalje publike që t?i bën duke e mbrojtur sa herë ai ka hall, ne e dimë se ti e ben sepse do ta shpëtosh apo për të mirën e PD-së, por edhe pse na vjen keq, po e themi publikisht se atë nuk e beson më njeri, për shkak të veprimeve që ka bërë. Të kemi thënë disa herë, largoje që të shpëtosh ti dhe PD-ja.

Për sa kohë do jetë ai në krye të PD-së, vështirë se ndonjëherë dikush do ta besojë lidershipin e asaj partie./ CNA.al

Lajmet e fundit nga