Connect with Us

“Do e përshëndes dhe falenderoj”/ Basha kërkesë qeverisë për transparencë

Politikë

“Do e përshëndes dhe falenderoj”/ Basha kërkesë qeverisë për transparencë

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emrgjencës kombëtare teksa theksoi se duhet të ketë një qartësim të detyrimeve të shtetit ndaj qytetarëve.

Basha i bën thirrje qeverisë të ketë trasparencë se cfarë duhet të presin qytetarët nga shtetit.

“Duhet shpallja e emergjencës kombëtare dhe qartësim i detyrimeve të shtetit ndaj qytetarëve.
Thirrja ime është të ketë transparencë dhe nëse kjo bëhet sic duhet unë do i përshëndes e do i falenderoj në emër të Partisë Demokratike. Duhet të jetë i qartë cfarë do presë cdo qytetar, cfarë presin të papunët.
Është detyrë e qeverisë të veprojë me transparencë”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Kush janë dhjetë miliarderët me humbjet më të mëdha të parave

Publikuar

-

Nga

Dhjetë miliarderë humbën më shumë se 83 miliardë dollarë këtë javë për shkak të kolapsit të tregjeve të aksioneve.

Edhe njerëzit më të pasur në botë kanë vuajtur nga paniku në tregjet e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit nëpër kontinentet. Java e fundit e shkurtit u bë më e keqe për tregjet e aksioneve pas krizës financiare.

Ndërsa koronavirusi përhapet me shpejtësi jashtë territorit të Kinës, shqetësimi i investitorëve për ndikimin e tij në ekonominë globale është rritur.
Këto frikë javën e kaluar ndezën një shitje masive të aksioneve në të gjithë botën. Indekset Shanghai Composite dhe Euro Stoxx 50 ranë përkatësisht 5.2% dhe 12.4%. Në SH.B.A., indeksi Dow Jones që nga e Premtja e kaluar humbi rreth 3.500 pikë, ose 12.4%.

LEXO EDHE:  Basha: Këto janë dy rrugët e vetme për të dalë nga kriza

LEXO EDHE:  Basha: Këto janë dy rrugët e vetme për të dalë nga kriza

Ja 10 miliarderët të cilët kanë humbur shifrën më të madhe të parave gjatë javës së kaluar:
Jeff Bezos
Burimi i pasurisë: Amazon
Humbja: 14.1 miliard dollarë
Warren Buffett
Burimi i pasurisë: Berkshire Hathaway
Humbja: 9,8 miliardë dollarë
Elon Musk
Burimi i pasurisë: Tesla
Humbja: 8.5 miliardë dollarë
Mark Zuckerberg
Burimi i pasurisë: Facebook
Humbja: 8.5 miliardë dollarë
Larry Allison
Burimi i shtetit: Oracle
Humbja: 7,7 miliardë dollarë
Bernard Arnault
Burimi i pasurisë: LVMH
Humbja: 7,4 miliardë dollarë
Faqe Larry
Burimi i pasurisë: Alfabeti
Humbja: 7,3 miliardë dollarë
Sergey Brin
Burimi i pasurisë: Alfabeti
Humbja: 7 miliardë dollarë
Bill Gates
Burimi i pasurisë: Microsoft
Humbja: 6.6 miliardë dollarë
Amancio Ortega
Burimi i pasurisë: Inditex
Humbja: 6.1 miliard dollarë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama tjetër apel/NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj sjelljes së qytetarëve gjatë orareve që ka liri lëvizje, ai kërkon që të ketë më shumë përgjegjshmëri dhe njerzit të qëndrojnë në shtepi.

“Kanë qëndruar nga 30 vite në  burgje dhe 30 ditë ne greva urie dhe nuk kanë vdekur”.  shkruan Rama.

O NJERËZ!
NË ITALI SOT KISHTE 627 TË VDEKUR
GJASHTËQIND E NJËZETË E SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!!
NË LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!
PSE???
SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI TË TËRËVE NËPËR SHTËPI!
NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE JA SI KA ARDHUR PUNA!!!
TANI SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI – TJETRIN?!
PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministria e Jashtme, njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Austri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Gjithashtu,sipas MEPJ, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Austri.

LEXO TE PLOTE