Connect with Us

COVID-19, MEPJ: Zvicra lejon periudhën e tejkalimit të qëndrimit në Zonën Shengen

Politikë

COVID-19, MEPJ: Zvicra lejon periudhën e tejkalimit të qëndrimit në Zonën Shengen

Publikuar

-

Masat kundër Covid-19/ MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm për lëvizjet drejt Greqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 nuk do të penalizohen.

Sipas autoriteteve zviceriane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe me autoritetet zviceriane, rekomandon të gjithë shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin ku po qëndrojnë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Publikuar

-

Nga

Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Artan Hoxha ka zbuluar detaje te reja lidhur me operacionin që coi në shkatërrimin e një karteli kokaine që përfshinte 3 kontinete.

Ai ka theksuar se për herë të parë në Shqipëri, mes të arrestuarve janë persona që konsideroheshin të paprekshëm. Hoxha shtoi faktin që ky operacion ka filluar që të martën por është mbajtur sekret nga policia.

“Besoj që është një histori që ka për të vazhduar gjatë, pasi kanë për tu zbuluar emra dhe detaje të tjera. Operacioni edhe në Dubai edhe në Shqipëri edhe në vendet e tjera ka nisur të martën. Arrestimet kanë filluar që dje në Shqipëri por janë mbajtur sekret.

Për herë të parë kemi në Shqipëri në hirarkinë e botës së krimit, ku mes personeve të arrestuar përfshihet Eldi Dizdari  dhe Elvis Matoshi. Shqipëria e ka bërë mirë punën e saj edhe pse kjo pjesë ishte detyrë e SPAK”, u shpreh Hoxha.



Sipas Artan Hoxhës bizneset e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa  të shkojnë nëpër bankat, me procedura të tejzgjatura.

LEXO EDHE:  Denoncon Boçi/ I afërmi im humbi jetën nga koronavirusi, ministria e mbajti të fshehtë

LEXO EDHE:  “Stina e ngrohtë ul transmetueshmërinë e virusit, por jo agresivitetin”/ Mjeku tregon çfarë do të ndodhë në vijim

“Po ta shikosh ky është i shpëndarë në tre kontinente, e gjithë struktuara ka përmasat e një karteli, pasi i kemi të dokumentuar, por policia italiane kishte me tepër informacion.

Përfshirja e nje emri si  Eldi Dizdari nuk ka qenë shumë i dukshem edhe pse ishte në krye të listës edhe pse ai konsiderohet si person i pakapshëm. Ai ka vite që është në këtë aktivitet. Pasi janë disa biznese që janë funizuar nga grupet e kokainës. Këto biznese e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër banka, me procedura të tejzgjatura”, tha ndër të tjerash gazetari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentati mafioz në Elbasan/ Artan Hoxha tregon mesazhin shokues: Nuk do të ketë mëshirë

Publikuar

-

Nga

Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku 50-vjeçari Bujar Çela, u vra me breshëri plumbash.

I ftuar në studion e Abc news, gazetari Hoxha tha se ajo çfarë ka ndodhur sot në Elbasan, është një mesazh I qartë se nuk do të ketë mëshirë. Nuk do të kursehen as personat e pafajshëm.

“Vrasja e vëllait të Talo Çelës, mnënyra si u vra dhe çfarë përfaqësonte ai, apo edhe vendi ku u vra nuk ëhstë një situatë normale. Në këtë zonë nuk shtrihet hakmarrja.



Kjo ngjarje ka treguar se nuk do të ketë mëshirë. Nuk do goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre.

LEXO EDHE:  Denoncon Boçi/ I afërmi im humbi jetën nga koronavirusi, ministria e mbajti të fshehtë

LEXO EDHE:  Denoncon Boçi/ I afërmi im humbi jetën nga koronavirusi, ministria e mbajti të fshehtë

Kundërshtarët nuk do falin as të pafajshmit”-tha ndër të tjera Artan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KLP miraton drejtuesit e përkohshëm të disa prokurorive/ Ja lista e publikuar

Publikuar

-

Nga

KLP miraton drejtuesit e përkohshëm të disa prokurorive/ Ja lista e publikuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë të ditur emrat të cilët janë caktuar në pozicionet e përkohshme të Drejtuesve të Prokurorive, në Mat, Dibër, Kukës dhe Elbasan.

Konkretisht janë përcaktuar:

Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat;

Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër;

Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe

Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.



KLP ka vendosur gjithashtu edhe caktimet e parakohshme në pozicionin e prokurorit, konkretisht:

Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;

LEXO EDHE:  “Stina e ngrohtë ul transmetueshmërinë e virusit, por jo agresivitetin”/ Mjeku tregon çfarë do të ndodhë në vijim

LEXO EDHE:  “COVID-19 reflektim për investimet në shëndetësi”/ Meta kritikon qeverinë

Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën KPA do të dalë me një vendim ditën e nesërme.

Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN.

LEXO TE PLOTE