Connect with Us

Corona dhe të drejtat themelore: Çfarë i lejohet shtetit?

Bota

Corona dhe të drejtat themelore: Çfarë i lejohet shtetit?

Publikuar

-

Republika Federale e Gjermanisë është një demokraci solide. Por në rast emergjence rrezikohet të ndërhyhet me kufizime tek shumë të drejta themelore. Legjislacioni gjerman në këtë drejtim ka disa nivele. Një vështrim.

Landi i Bavarisë ndërkohë e ka shpallur gjendjen e katastrofës dhe kësisoj ka ecur shumë përpara në Gjermani në luftën kundër virusit Corona. “Gjithçka duhet të shkojë në një drejtim në një formë të koordinuar bashkarisht”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder gjatë një konference shtypi të hënën (16.03) në Mynih. Ekipet e ndihmës, zjarrëfikësit dhe shërbimi i emergjencës mund të vihen tani nën një komandë. Normalisht drejtimi i tyre është kompetencë e komunave ose e qarqeve në lande dhe qytete. Tani mund të qeverisë Ministria e Brendëshme e landit.

Gjithashtu në Bavari tani të gjitha spitalet janë nën mbikqyrjen e shtetit: Ato duhet të përqëndrohen në luftën kundër Corona-s. Në situatën e katastrofës, jo vetëm në Bavari, mund të përpilohen listat e mjekëve në pension ose mjekëve të shtëpisë, të cilët mund të angazhohen në rast emergjence.

Në rast nevoje ata duhet të paraqiten në spitale. Por në detaje nuk ka dallime, sepse secili land i federatës ka një ligj të vetin për mbrojtjen nga katastrofat.

Në rast serioz janë të mundura ndërhyrjet e shtetit

Në mbarë federatën ndërkohë po veprohet mbi bazën e ligjit të vitit 2001 për mbrojtjen nga infeksionet. Në të parashikohen në rast nevoje edhe kufuzime të forta të të drejtave të qytetarit. Sipas nenit 17 është fjala për lirinë e qytetarit, lëvizjen e lirë, lirinë për t’u grumbulluar dhe pacënueshmërinë e banesës.

Një ndalim për grumbullimet në grupe të mëdha është ndërkohë në mbarë federatën në fuqi. Edhe karantina për rastet e dyshuara organizohet sipas ligjit të mbrojtjes nga infeksionet. Ndalimi në përgjithësi i qarkullimit ende nuk është shqiptuar në Gjermani, por është i mundshëm.

Merkel: Kufizimet “të pashmangshme, për të shpëtuar jetë”

Kancelarja Angela Merkel iu lut popullsisë për mirëkuptim për masat e kufizimet që janë vendosur. E di sa e prekin këto mbyllje jetën tonë dhe imazhin tonë për demokracinë, për të cilat kanë rënë dakord Qeveria Federale dhe qeveritë e landeve. Janë kufizime që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë në Republikën Federale.” Më lejoni t’ju siguroj: “për dikë si unë, për të cilin liria e lëvizjes dhe e udhëtimit ishte një e drejtë e fituar me luftë të mundimshme, kufizime të tilla mund të justifikohen vetëm me domosdoshmërinë absolute. Ato nuk duhet të merren kurrë me lehtësi dhe në një demokraci duhet të jenë vetëm të përkohshme – por në këtë moment ato janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë”, tha kancelarja.

LEXO EDHE:  Studimi/ Shqiptarët nuk besojnë qeverinë dhe sistemin gjyqësor


Në rast katastrofe, për secilin land në bazë të ligjit të vet landit, janë të mundshme kufizimet e mëtejshme. Shembulli i Tyringjisë tregon, se deri ku mund të arrijnë këto masa: Në rast se një zonë preket fort prej virusit Corona ajo mund të izolohet e tëra. Rrugët për atje mund të kontrollohen, në mënyrë që askush të mos hyjë e të dalë që andej. I ashtuquajturi sekreti i komunikimit në distancë mund të shfuqizohet, telefonatat mund të përgjohen. Edhe e drejta ndaj pronës – shtëpia apo trualli – mund të kufizohen. Eshtë e mundur që atje të strehohen të tjerë.

Edhe qytete të veçanta mund të shpallin emergjencën e katastrofës. Në sfondin e krizës Corona qyteti Halle i ka ndërmarrë këto masa. Kufizimet përkatëse bazohen në ligjin e mbrojtjes nga katastrofat të landit të Saksoni-Anhaltit.

Qeveria federale mund të shpallë “gjendjen e mergjencës”

Një ligj federal të mbrojtjes nga katastrofat nuk ka, por janë të ashtuquajturat ligje të gjendjes së emergjencës. Në to bëhet dallimi mes skenarëve të ndryshëm si për raste kërcënimi nga jashtë apo nga brenda vendit, pra si p.sh. për epidemi apo sulm ushtarak.

Kjo paketë ligjore si plotësim i ligjit themeltar është vendosur më 1968 – pas diskutimeve shumë të ashpra. Shqetësimi për një shtet të ri autoritar asokohe ishte mjaft i madh. Diktaturën nacionalsocialiste, ngjitja në pushtet e së cilës u lehtësua në fund prej një dekreti emergjence të lëshuar nga Republika e Vajmarit, u kishte hyrë asokohe të tërëve deri në palcë. Shteti, argumentonin atëherë kritikët e ligjeve të emergjencës, kurrë më nuk duhet të mund t’i shfuqizojë kaq “lehtë” të drejtat e qytetarëve.

Ligjet e emergjencës synojnë në radhë të parë që të centralizojnë reagimin e shtetit ndaj një situate emergjence. Në një shtet federal si Republika federale e Gjermanisë është e përcaktuar qartë, se çfarë lejohen dhe çfarë nuk lejohen të bëjnë landet dhe federata. Nëse e gjithë Gjermania rrezikohet, kompetencat ripërcaktohen. Federata mund të marrë misionin e kontrollit mbi policët e landeve ose të mobilizojë ushtrinë brenda vendit. Në një rast të tillë landet do të marrin udhëzimet qendrore nga Berlini, gjë që duhet ta zbatojnë.

Edhe në “gjendje emergjence” janë të kushtëzuara kufizime të ndjeshme të të drejtave themelore. Sekreti i dërgesave postare mund të shfuqizohet. Qytetarëve mund t’u hiqet përkohësisht e drejta e lëvizjes së lirë, sepse duhet të shpallet gjendja e emergjencës. Deri më sot asnjëherë në historinë e Republikës Federale nuk ka ndodhur kjo. Ndaj ende nuk ka asnjë përvojë me zbatimin në praktikë të këtyre ligjeve./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hokins, Covid-19 deri më tani ka prekur 255,305 persona dhe ka shkaktuar 10,444 viktima në të gjithë botën.

Sipas të dhënave zyrtare Italia ka kaluar Kinën duke shënuar numrin më të madh të viktimave 3 405 nga 41 035 të infekuar.

Më pas vjen Kina me 3,133 jetë të humbura në 81, 250 persona të prekur.

Në këtë raport vendin e parë e mban Italia e cila e ka vdekshmërinë gati 1 mijë persona të vdekur për 10 mijë të prekur ndërsa Kina dhe vendet e tjera e kanë raportin shumë herë më të ulët.

Vendi i tretë është Irani me 1433 viktima nga 10 mijë persona të prekur.
Spanja për 19 mijë të prekur ka 1000 viktima, ndërsa Gjermania ka raportin më pozitiv midis numrit të të prekurve dhe viktimave.

Raportohen 52 viktima për 18 mijë të prekur. Ky duket të jetë dhe raporti më pozitiv deri në këto momente në Europë.
Shqipëria ende ka një raport të ulët të prekurish vetëm 70 persona dhe dy jetë të humbura.

Të dhënat e universitetit amerikan sipas vendeve i gjeni më poshtë:
81,250 China
41,035 Italy
19,980 Spain
19,644 Iran
18,361 Germany
14,631 US
10,891 France
8,652 Korea, South
4,840 Switzerland
3,297 United Kingdom
2,468 Netherlands
2,388 Austria
2,257 Belgium
1,895 Norway
1,639 Sweden
1,308 Denmark
1,030 Malaysia
1,020 Portugal
963 Japan
923 Canada
774 Czechia
712 Cruise Ship
705 Israel
681 Australia
651 Brazil
557 Ireland
495 Greece
484 Luxembourg
479 Pakistan
460 Qatar
450 Finland
409 Iceland
385 Singapore
378 Poland
369 Indonesia
359 Turkey
342 Chile
341 Slovenia
322 Thailand
308 Romania
285 Bahrain
283 Estonia
274 Saudi Arabia
260 Ecuador
256 Egypt
253 Russia
244 India
234 Peru
230 Philippines
202 South Africa
192 Iraq
164 Mexico
163 Lebanon
159 Kuëait
144 San Marino
140 United Arab Emirates
137 Slovakia
137 Panama
136 Armenia
135 Taiëan*
128 Argentina
128 Colombia
127 Bulgaria
118 Serbia
113 Croatia
111 Latvia
94 Uruguay
90 Algeria
89 Costa Rica
87 Vietnam
85 Hungary
78 Brunei
75 Andorra
73 Sri Lanka
70 Albania
69 Bosnia and Herzegovina
69 Jordan
69 Belarus
67 North Macedonia
67 Cyprus
66 Moldova
64 Malta
63 Morocco
54 Tunisia
51 Cambodia
49 Lithuania
49 Kazakhstan
48 Oman
45 Guadeloupe
44 Azerbaijan
43 Georgia
42 Venezuela
40 Burkina Faso
39 Neë Zealand
38 Senegal
34 Dominican Republic
33 Uzbekistan
32 Martinique
28 Liechtenstein
28 Reunion
26 Ukraine
24 Afghanistan
24 Honduras
20 Cameroon
20 Bangladesh
18 Congo (Kinshasa)
16 Jamaica
16 Cuba
16 Ghana
15 Bolivia
15 French Guiana
13 Maldives
13 Montenegro
13 Paraguay
12 Guatemala
12 Mauritius
12 Nigeria
11 Monaco
9 Ethiopia
9 Togo
9 Cote d’Ivoire
9 Trinidad and Tobago
8 Rëanda
7 Kenya
7 Seychelles
7 Guyana
6 Tanzania
6 Mongolia
6 Kyrgyzstan
6 Mayotte
6 Equatorial Guinea
5 Barbados
4 Suriname
3 Gabon
3 Congo (Brazzaville)
3 Bahamas, The
3 Namibia
2 Liberia
2 Saint Lucia
2 Benin
2 Haiti
2 Kosovo
2 Bhutan
2 Sudan
2 Zambia
2 Mauritania
1 Cabo Verde
1 Saint Vincent and the Grenadines
1 Fiji
1 Somalia
1 Central African Republic
1 Angola
1 Niger
1 Guinea
1 El Salvador
1 Chad
1 Djibouti
1 Antigua and Barbuda
1 Esëatini
1 Nicaragua
1 Nepal
1 Holy See
1 Gambia, The

LEXO TE PLOTE

Bota

Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet: Koronavirusi në SHBA, ende në “fazën e përshkallëzimit”

Publikuar

-

Nga

Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende në “fazën e përshkallëzimit” të koronavirusit. Fauci, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive, i bëri komentet në një intervistë me shefin ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

Dr. Anthony Fauci, i cili njihet si eksperti kryesor i vendit për sëmundjet ngjitëse, është marrë në të kaluarën me terapitë dhe vaksinën për Sidën si dhe me epidemi të tjera. Ai është aktualisht anëtar i grupit të punës të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për frenimin e koronavirusit.

Anthony Fauci, ekspert i qeverisë amerikane për sëmundjet

“Se sa kohë do të duhet për një kthesë në çështjen e koronavirusit, kjo do të varet shumë nga suksesi që do të kemi në frenimin dhe zbutjen e përhapjes së tij,” tha ai në një bisedë me kreun e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

“Nëse virusi lejohet të përhapet i papenguar, do të shohim se piku i tij do të jetë tepër, tepër i lartë, i cili më pas do të fillojë zbritjen.”

Ai tha se e gjithë kjo nuk do të jetë e lehtë për shoqërinë, por nëse frenimi dhe zbutja bëhet me sukses, minimumi koronavirusi do të zgjasë disa javë.

Dr. Fauci tha se të rinjtë vërtet preken më pak por kanë përgjegjësi për të mos e përhapur sëmundjen tek të tjerët.

“Ata që janë të rinj mendojnë se janë disi të paprekshëm. Edhe unë sigurisht që ashtu ndihesha kur isha shumë i ri. Vërtet mund të jetë i paprekshëm për disa gjëra, por edhe pse ka më pak gjasa të sëmuret rëndë, çdo i ri ka përgjegjësi jo vetëm për veten, por për shoqërinë në përgjithësi, veçanërisht për ata njerëz që janë të ekspozuar.”

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Meta: Opozitë dhe qeveria të dialogojnë

LEXO EDHE:  Studimi/ Shqiptarët nuk besojnë qeverinë dhe sistemin gjyqësor

Dr. Fauci foli edhe për ndikimin e motit në frenimin e koronavirusit:

“Në përgjithësi, sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes si gripi dhe viruset e të ftohurit të zakonshëm, kanë prirjen të përhapen më mirë në mot të ftohtë dhe të thatë. Kur vjen moti i ngrohtë dhe i lagësht, njerëzit dalin jashtë, nuk rrinë brenda. Dhe viruset në përgjithësi e pëlqejnë motin e ftohtë e të thatë, se sa të ngrohtin. Ky është fakt. Në rastin e tanishëm, meqenëse ky është një virus fare i ri, ne nuk kemi një ide nëse ai do të ndjekë të njëjtin model.”

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të buta si ethe dhe kollë. Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni.

Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit me simptoma të buta shërohen në rreth dy javë, ndërsa ata që e përjetojnë rëndë mund t’u duhen tre deri në gjashtë javë./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Thellohet tragjedia/ Shkon në 4032 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Publikuar

-

Nga

Vijon të rritet bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali. Numri i viktimave të koronavirusit në vendin fqinj ka arritur në 4.032 brenda katër javësh.

Sipas medias italiane Ansa.it numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032. Vetëm në Lombardi, e cila është provinca me e prekur nga COVID -19 kanë ndërruar jetë brenda 24 oreve 381 persona.

Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar, thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”./CNA.al

LEXO TE PLOTE