Connect with Us

“Cfarë turpi, gabimi, fyerjeje dhe poshtërimi”/ Artan Fuga i “përvishet” Ramës: Çfarë duhet të bëjë të shmangë krizën

Sociale

“Cfarë turpi, gabimi, fyerjeje dhe poshtërimi”/ Artan Fuga i “përvishet” Ramës: Çfarë duhet të bëjë të shmangë krizën

Publikuar

-

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama në lidhje me deklaratën se nëse Shqipëria në situatën e koronavirusit do të kishte probleme ekonomike ka diçka të garantuar nga Turqia.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se shqiptari kurrë nuk ka lypur rrugëve, dhe se të na mbajë me bukë turku është turp, gabim dhe fyerje.

“Cfarë ?

Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të kemi zi buke?

Kështu tha zoti kryeministër?

Do të na mbajë me bukë turku?

Cfarë turpi, gabimi, fyerjeje dhe poshtërimi? Cfarë iluzioni!

Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë!

Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.”-shkruan Fuga.

Madje profesori kritikon direkt Ramën kur u tall me bujqësinë dhe mblodhi shqiptarët në beton, ky është kundërshtimi, betoni nuk mbillet thotë ai.

Ai bën apel që të vendoset gishtin kokës dhe mos pritet që po u përmbyt bota bukën do ja japi turku Shqipërisë.

“Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!

LEXO EDHE:  Rama flet për atletet / Ja si i zgjedh

Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Do të ngordhim për bukë!

Për një çap bukë!

Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet.

Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!

Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!

Me bukën e “turkut”, sado dashamirës që është, vështirë se do bëjmë duvanë e “kaurrit” !

Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi Stalini… më falni turku!”-shkruan Fuga.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mjeku mesazh urgjent qeverisë/ Masat kundër koronavirusit, nul

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur, Dr. Gezim Xhepa ndërsa ka reaguar në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit, i ka drejtuar një mesazh qeverisë.

Dr. Xhepa shkruan se duhet parë me urgjencë vendimi për fashat orare që lejojnë këmbësorët, pasi sipas tij kjo po transformon në nul të gjitha masat.

“Taskforca duhet të rishikojë me emergjencë vendimin, se fashat orare për këmbësorë i transformuan në nul të gjitha masat e deritanishme për ndërprerjen e zinxhirit të kontagioziteti nga coronavirusi…!!!”-Dr. Gezim Xhepa.

LEXO EDHE:  “Ministrat arrogantë dhe prepotentë”/ Ja kur priten ndryshimet në qeveri  

LEXO EDHE:  Rama flet për atletet / Ja si i zgjedh

Kujtojmë këtu se sot në orarin që është lejuar nga qeveria lëvizja për këmbësorët, qytetarët kanë abuzuar duke vërshuar në rrugë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 70 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 70.

Zv,ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat, tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me Covid-19, duke e cuar kështu në 70 numrin e të prekurve.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
Tiranë  50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

LEXO EDHE:  “Ministrat arrogantë dhe prepotentë”/ Ja kur priten ndryshimet në qeveri  

LEXO EDHE:  “Rasti Xhisiela”/ Çfarë tregojnë kamerat në Fushë-Krujë?

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.”-tha Rakacolli.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ndani kartolinën tuaj”/ Ambasada e SHBA nismë për mesazhe pozitive

Publikuar

-

Nga

Edhe ambasada e SHBA vijon të shpërndajë mesazhe sensibilizimi për qytetarët, në lidhje me masat kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA iu drejton një mesazh qytetarëve lidhur me masën që duhet të respektojnë ata për distancën apo largësinë sociale sa i përket mospërhapjes së koronavirusit.

Ambasada shkruan se largësia sociale nuk do të thtoë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë  kur jemi me mendime dhe për këtë ka nisur edhe një nismë për mesazhe pozitive.

Në komentet e statusit qytetarët mund të ndajnë kartolinën e tyre me mesazhe pozitive në këtë situatë të vështirë për gjithë botën.

LEXO EDHE:  Rama vetëm 30 sekonda me Obamën/ 4 minuta me Biden

LEXO EDHE:  Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Rama, mesazh ngushëllimi

LEXO TE PLOTE