LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me koronavirusin/ Tre mijë vullnetarë i përgjigjen thirrjes për ndihmë

20 Mars 2020, 09:31, Sociale CNA
Beteja me koronavirusin/ Tre mijë vullnetarë i përgjigjen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se tre mijë vullnetarë i japë përgjigjur thirrjes për ndihmë, në kohën që Shqipëria po përballet me betejen kundër Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu thekson se ky është një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.

?Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.
3 mijë mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate??
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit.

#BashkëJaDalim?-shkruan ministrja.

Lajmet e fundit nga