Connect with Us

Arrestimi i vëllezërve Çala/ Rama: Vijon beteja me llumin e kësaj dynjaje, respekt për uniformat blu

Politikë

Arrestimi i vëllezërve Çala/ Rama: Vijon beteja me llumin e kësaj dynjaje, respekt për uniformat blu

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama Pas arrestimit të Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit jo vetëm në 2019 por edhe në 2017.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh respekt për uniformat blu, për të cilat thotë se janë në frontin e luftës kundër armikut të padukshëm, duke iu referuar kështu koronavirusit, dhe njëkohësisht vijon lufta kundër llumit të kësaj dynjaje.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.

LEXO EDHE:  Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë Shqipërinë, ja pse po hakmerret ndaj Haradinajt  

#RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje”-shkruan Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Skandale të tilla ndodhin vetëm në median e Blushit”/ Berisha sqaron sesi shkoi mesazhi për Ramën nga emri i Bashës

Publikuar

-

Nga

Dje në mbrëmje në emisionin “Open” kryedemokrati Lulzim Basha i ka çuar një mesazh gazetares, që ta pyeste Ramën nëse është i gatshëm  të largohet, që të hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.

Por kryedemokrati e mohoi këtë fakt më vonë duke thënë se nuk kishte nisur asnjë mesazh.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili tha se ka programe me të cilat mund të marrësh një numër dhe të shpërndash mesazhe në emrin e kujtdo.

“Jo vetëm që u përgjgj me përçmim dhe neveri ndaj kryetarti të opozitës por ndodh një skandal që mund të ndodhë vetëm në median e Arben Malavitës, në Tele Blushin famoz por duhet të përgëzoj zonjën Eni Vasili që reagoi me dinjitetin e duhur, edhe të saj si zonjë por edhe të gazetares, edhe të emisonit.

LEXO EDHE:  Kongresi i PS-së/ Vjen reagimi i fortë nga Manjani

LEXO EDHE:  Sfidoi policinë/ "Zjarrvënësi" prangos 38-vjeçarin

Ai ishte një superskandal. Si erdhi mesazhi!

Shumë e thjeshtë, ka programe me të cilat me numrin tendë, me numrin tim, mund të shpërndash sa të duash mesazhe.

Sigururisht kryejnë, krim, por kjo më ka ndodhur dhe mua, por ama zgjidhet televizioni, zgjidhet Arbeni, këtu është problemi. Zgjidhet malavita për ta bërë këtë, se tjetërkush nuk e fut më kurrë atë në tv po tja bëjë.’, tha Berisha./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha bën deklaratën e fortë/ “Në Shqipëri po bëhen vetëm 1/10 e testimeve që duhen bërë”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për situatën nga koronavirusi në vend, tha se nuk po bëhet as një e 1/10 e testeve që duhen bërë.

 “Po bëhet as 1/5 asaj që duhet bërë, për të mos thënë as 1/10 e testimeve. Nuk ka pasur teste. Nuk ka qendra të tjera. Edhe një vend që ishte u dha me koncesion. Nesh Korea e Jugut, për një person bënte 30 vetë, ne për një person bëmë 5-6 raste. Ne jemi shumë larg standarde. Por të pyes zyrtarë dhe Ramën, jemi shumë mirë, në standardet e OBSH-së.”

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë testuar 697 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Problemi i furnizimit me ilaçe/ Rama zbulon marrëveshjen me Turqinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me aludimet se mund të bllokohet transporti i të gjitha mjeteve dhe aparaturave mjekësore dhe ilaçeve në botë.

Rama tha se nga bisedimet e bëra deri më tani me krerët e shteteve të ndryshme, ka informacione se kjo nuk do të ndodhë.

“Kompanitë farmaceutike kanë vepruar me instiktin e drejtë dhe po krijojnë stoqe edhe për t’i dalë përballë diçkaje që nuk besojnë se do ndodhë. Nga bisedat që kam bërë me krerë shtetesh, nuk ka për të ndodhur që BE të bllokojë transportin. Kompanitë shqiptare po prodhojnë. Nuk ka asnjë arsye në botë që të kenë shqetësime”, deklaroi ai në emisionin “Opinion”.

Kreu i qeverisë u pyet nëse kanë kërkuar ndihmë nga Kina, e cila është vendi i parë që u përball me koronavirusin dhe tashmë ka arritur ta izolojë, ndërsa zbuloi planin që ka me Turqinë.

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe rindërtimi i antishtetit të rënë të propagandës!

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Rama takohet me kryeprokurorin Llalla

“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ministria e Shëndetësisë ka bërë marshin e vet po kini parasysh se Kinën e kërkon e gjithë bota. Prej kohësh, prej dy javësh kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, një listë me kërkesa në rast se do përmbyset bota dhe nuk do ketë asnjë mundësi komunikimi me askënd. E kemi të garantuar me Turqinë”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE