Connect with Us

Apeli i fortë i mjekes së Infektivit/ Lufta është hapur, vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore

Lajme

Apeli i fortë i mjekes së Infektivit/ Lufta është hapur, vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore

Publikuar

-

“Numri i infektimeve është i ulët”/ Najada Çomo paralajmëron lehtësim të masave

Mjekja Najada Çomo, ka apeluar qytetarët nga ambientet e Shërbimit Infektiv që të qëndrojnë në shtëpi.

E pajisur me veshjen mbrojtëse, Çomo thotë se lufta është e hapur dhe vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore e madhe për mjekët pasi ul rrezikun e infeksionit tek personat e tjerë.
Në mesazhin e saj ajo thekson se nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen

“Natyrisht që lufta është hapur, ne kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në repartin e terapisë intensive, që do të thotë janë duke marrë ndihmën e duhur nga ana mjeksore.
Ajo që unë dua të siguroj qytetarët e Shqipërisë është se ne jemi një staf I mirëtrajnuar me mjekë, infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, laburantë, imazheristë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës. Ju të keni besim tek ne, dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj lidhur me qëndrimin tuaj në shtëpi sepse kjo do të jetë një fitore e madhe për ne sepse ulet rreziku i infeksionit tek personat e tjerë.
Nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen. Uroj dhe besoj që bashkëqytetarët do na mirëkuptojnë duke na mirëbesuar dhe duke mos frekuentuar ambiente publike,familje të sëmura, familjarë të sëmurë apo të shmangin qëndrime që rrezikojnë për të infektuar persona të tjerë”, shprehet Çomo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tenderi i bashkisë Vorë/ Me ofertë 55% më pak se fondi limit, KPP “mbyt” me miliona kompaninë Infosoft

Publikuar

-

Nga

Tenderi i bashkisë Vorë/ Me ofertë 55% më pak se fondi limit, KPP “mbyt” me miliona kompaninë Infosoft

Kompania “Infosoft Office’ SHPK ka marrë pjesë në një tender të zhvilluar nga Bashkia Vorë me objekt “Blerje Kancelarie” më datë 19.04.2021 dhe fond limit 3.195.500 lekë pa TVSH.

Në garë kanë qenë 7 operatorë ekonomikë pjesmarrës, ku kjo kompani e cila ka paraqitur ofertën prej 1440637.45 lekë, fillimisht është skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me arsyen se oferta ka qenë anomalisht e ulët.

“Në krahasim me çmimin e ofertës, çmimet e fundit limit dhe krahasim me të gjitha ofertat e tjera që janë të kualifikuara ka diferëncë të dukshme dhe të pajustifikuar. Ka devijim nga çmimi mesatar dhe diferëncë mes ofertave të kualifikuara”, sqarohet në përgjigjen e autoritet kontraktor.

LEXO EDHE:  “Covid nuk është as shaka dhe as lojë luftash”/ Neurokirurgu shqiptar apel të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  “Virusi nuk ka nevojë për viza”/ Rama tregon për “La Stampa” planin për të ndihmuar Italinë

Por pas ankimimit, Komisioni i Prokurorimit Publik, ka vendosur të pranojë ankesën e “Infosoft Office” SHPK, dhe anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e këtij aoperatori, duke lënë të hapur mundësinë për ankimim pranë Gjykatës Administrative.

Ndonëse kompania “Infosoft, nga çmimi ka ofertuar rreth 55% më pak se fondi limit dhe rreth 46% më pak se mesatarja e ofertuesve të tjerë, përsëri KPP, ka vendosur ta kualifikojë, duke e ‘mbytur’ sërish me miliona si në çdo tender.

Kjo tregon qartë se KPP, nuk i intereson fare cilësia edhe pse institucioni ngel pa punë nga skarcitetet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Situata problematike nga zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë strukturave: Merrni masat për ditët në vijim

Publikuar

-

Nga

Situata problematike nga zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë strukturave: Merrni masat për ditët në vijim

Temperaturat e larta dhe situata me zjarret në vend, ka bërë që Prefektura e Tiranës tu drejtohet me një shpresë bashkive të qarkut, policisë vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile ku u kërkon të marrin masa në përballimin e situatës së zjarreve në ditët në vijim.

Prefekti i Tiranës Mersin Murataj  u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.

REAGIMI I PLOTË I PREFEKTIT TË QARKUT TIRANË:

Tiranë më 27. 7. 2021

Lënda: Kërkesë për marrje masash në përballimin e situatës së zjarreve

Drejtuar :

5 BASHKIVE TË QARKUT TIRANË

STRUKTUARVE TË MBROJTJES CIVILE TË BASHKIVE

STRUKTURAVE TË MZSH-VE NË BASHKITË E QARKUT TIRANË

DREJTORISË SË MZSH-SË TË BASHKISË TIRANË

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SË RENDIT

TË GJITHA STRUKUIRAVE PËRGJEGJËSE PËR MBROJTJEN CIVILE NË QARKUN TIRANË

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shum serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike
Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

Për sa më sipër;
Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, “Për Prefektin e Qarkut” dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, “Për Mbrojtjen Civile”, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjitshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.
*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju terheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shum efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjith strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në teritorin e tyre,
*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqëndrohen jo vetëm në identifimkimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënive.
*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjitshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë përsëritës dhe me dashje.
*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret, në gjithë teritorin e tyre, të cilët bëjnë djegje të pa kontrolluara, ku tu bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në siperfaqe, pyjesh , kullotash, pemtari por edhe qendra të banuara.
Tu bëhet e qartë shum mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.
Meqenëse në vijim do të kemi situate me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobiolizim total për çdo premis.
Ju Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Për herë të parë në Shqipëri/ Bosët e krimit izolohen në regjimin special 41 BIS

LEXO EDHE:  OBSH krijon panel për të rishikuar përgjigjen ndaj pandemisë

PREFEKTI
MERSIN MURATAJ

 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vllaznia përballet me Ael Limasol/ Ademi kërkesë Manastirliut: Lejo tifozët në stadium pa asnjë kufizim

Publikuar

-

Nga

Vllaznia përballet me Ael Limasol/ Ademi kërkesë Manastirliut: Lejo tifozët në stadium pa asnjë kufizim

Sfidën e radhës Vllaznia e ka ndaj qipriotëve të Ael Limassol, të enjten, në orën 19:00.

Kjo ka bërë që Voltana Ademi ti drejtohet me një shkresë ministres së Shëndetësië Ogerta Manastirliu për të lejuar praninë e tifozëve në Loro Borici, pa asnjë kufizim.

Shkresa

Te enjten Vllaznia luan ndeshjen e dyte me Ael Limassol e vlefshme per konference league. Klubi shkodran shkrese zyrtare ministrise per te hapur stadiumin me kapacitet te plote.

E nderuar znj. Ministre,Në kuadër të turit të dytë të kompeticionit të Liges së Konferencës Evropiane me datën 29 Korrik 2021 në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici në Shkodër zhvillohet takimi i kthimit me skuadrën Qipriote të AEL Limassol. Takimi i parë i zhvilluar me datën 22 Korrik ka përfunduar 1-0 në favorin e skuadrës AEL Limassol.

Duke qënë se ndeshja e kthimit e planifikuar me datën 29 Korrik 2021 ka një interes të jashtzakonshëm nga qytetarët shkodranë të cilët futbollin e kanë si aktivitetin e tyre parësorë në jetën e përditshme pritet një numër i konsiderueshëm spektatorësh ne tribunat e stadiumit Loro Borici.

Për Klubin e Futbollit Vllaznia shëndeti i lojtarëve, stafeve teknike dhe spektatorëve do të mbetet prioritare dhe në këtë frymë kemi prezantuar edhe në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër me datën 15 Korrik 2021 kundër boshnjakve të Siroki Brijeg ku falë zbatimit rigoroz te rregullave dhe protokolleve ndeshja u ndoq nga rreth 5000 tifozë shkodranë pa asnjë lloj problemi shëndetsorë si gjatë zhvillimit por edhe pas mbarimiit të saj.

Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkpunimin tuaj ne do tju luteshim qe në ndeshjen e datës 29 Korrik në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë nje imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS.

Shprehim bindjen se ky vendim do të ndihmonte në rikthimin e normalitetit në sport dhe në jetën sociale të qytetit të Shkodrës dhe do të ishte edhe një shembull suksesi në të gjithë vendin sesi mund të garantohet siguria publike duke iu rikthyer aktiviteteve të këtyre përmasave.

Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

Me konsiderate   Voltana ADEMI

LEXO TE PLOTE