LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për të gjithë aktivizimet e paketave të reja nga konsumatorët celular

20 Mars 2020, 14:27, Sociale CNA
ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për të gjithë

Në shenjë solidariteti me situatën e jashtëzakonshme të virusit Covid 19, ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për çdo paketë mujore qe do të aktivizohet, duke rritur kështu konsumin e internetit, përshtatur me profilin e secilit klient.

Në një kohë kur mënyra e jetesës dhe e punës sonë ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të shpërthimit të virusit Covid 19, industria e telekomunikacionit po merr një rëndësi jetike. Në një situatë ku gjithnjë e më shumë punonjësit po punojnë nga shtëpia, komunikimi dhe interneti mbetet një shërbim kryesor për të lehtësuar jetën e njerëzve dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ekonomisë.

?Ndiejmë më shumë se kurrë përgjegjësi dhe solidaritet, për të siguruar që qytetarët të jenë të lidhur me familjet dhe miqtë e tyre, bizneset të mund të vijojnë punën në distancë, si dhe të gjithë strukturat shtetërore apo private që mbështeten në shërbimet tona të mund të vijojnë punën pa asnjë shqetësim? ? tha  Z. Tahsin Yilmaz, Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom, në një deklaratë për median.

ALBtelecom shpreh përgjegjësinë dhe solidaritetin në këtë situatë të jashtëzakonshme duke ofruar 50% më shumë internet për të gjithë konsumatorët që aktivizojnë një paketë te re mujore.

Më konkretisht, ALBtelecom do të ofrojë volum shtesë të internetit për klientët e rinj me parapagesë dhe për ata me kontratë. ALBtelecom do të shtojë 50% më shumë internet për çdo përdorues mesatar shqiptar për aktivizimet e paketave të reja, përshtatur me profilin e secilit klient.

Gjithashtu, për të përmbushur rritjen e kërkesës për internet në shtëpi, ALBtelecom ka lançuar një ofertë të re për internetin në shtëpi, ku konsumatorët mund të kërkojnë lidhjen e internetit përmes Shërbimit me Klientin ne numrin 123 ose online, pa shkuar pranë pikave të shitjes. Si dhe për më shumë muaji i parë është falas.

Së fundi, për të mbështetur nismën e të mësuarit në distancë, ALBtelecom ka përfshirë kanalin RTSH Shkolla në të gjithë paketat e saj televizive.

Në kushtet kur kërkesa për internet është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit për shkak të gjendjes së krijuar, ALBtelecom mbetet i angazhuar maksimalisht përmes skuadrave të dedikuara, rritjes së kapaciteteve dhe marrjen e të gjithë masave, për të siguruar që kjo rritje e kërkesës sidomos për internetin, të mos cënojë cilësinë e rrjeteve tona dhe shërbimet për klientët tanë.

Lajmet e fundit nga