Connect with Us

A do t’i mbijetojë koronavirusit Bashkimi Evropian?

Blog

A do t’i mbijetojë koronavirusit Bashkimi Evropian?

Publikuar

-

Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”

* Covid-19, është veçanërisht kërcënues për jetën e të moshuarve, dhe atyre që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. Ky përshkrim i përshtatet edhe Bashkimit Evropian, që prej më shumë se një dekade, është duke përjetuar krizë pas krize.

Në rrafshin institucional, nëse jo në atë epidemiologjik, BE-ja është më e prekshme ndaj virusit sesa shumica e shteteve të tjera të botës. Që nga themelimi i tij në vitet 1950, klubi evropian ka qenë sipas përcaktimit një projekt post-kombëtar ose “mbikombëtar”, sipas zhargonit të nëpunësve civilë në Bruksel.

Shtetet anëtare u zotuan t’i dorëzojnë fatet e tyre solidaritetit të ndërsjellë. Madje ata ranë dakord, që t’ja dorëzonin gradualisht sovranitetin e tyre kombëtar një identiteti të përbashkët, në kuadër të Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ky është kuptimi i “bashkimit gjithnjë e më të ngushtë”, të parashikuar që në traktatet themeltare.

Por në botën reale, solidariteti brenda-evropian është në presionin e madh të pandemisë së koronavirusit, teksa është rikthyer sërish nacionalizmi, në formën e vendimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të marra nga shtetet anëtare. Për shembull, Gjermania shkaktoi zemërim në Austri dhe Zvicër, pasi ndaloi dërgesat me maskat e fytyrës tek fqinjët e saj.

Disa shtete kanë vendosur kufizime të eksportit, zakonisht të fshehura pas ligjeve të mjgullta, mbi pajisjet mjekësore, nga syzet tek doreza dhe aparatet respiratore. Më e zhgënjyra në këtë aspekt është Italia. Kur u përpoq për herë të parë të aktivizonte mekanizmin e BE-së për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, asnjë shtet anëtar nuk e ndihmoi.

Ironikisht, ajo që i dërgoi pajisje ndihmëse mjekësore ishte vetëm Kina. Dhe pastaj ndodhi mbyllja e kufijve kombëtarë, edhe brenda zonës Shengen të udhëtimit pa viza. Javën e kaluar, Polonia, Republika Çeke dhe Danimarka, ishin në mesin e atyre që mbyllën kyfijtë e tyre. Vendet e tjera e ndoqën këtë javë, përfshirë Gjermaninë, që mbylli kufijtë e saj me Francën, Austrinë, Luksemburgun dhe Zvicrën (një vend jo në BE, por që i përket Shengenit).

Liria normale e lëvizjes nëpër BE është pezulluar. Por mbyllja e kufijve, është një masë më e lehtë po të krahasohet me format e tjera të distancimit social, siç është anulimi i panaireve tregtare, apo vetë-karantinimi në shtëpi. Nëse një virus është duke qarkulluar në popullatë në të dyja anët e një kufiri, siç po bën aktualisht koronavirusi, pengimi i njerëzve që të ngasin makinat e tyre, nuk do të ndihmojë në frenimin e përhapjes. Përndryshe, edhe Gjermania mund të “mbyllë” kufijtë midis Bavarisë dhe Turingisë, apo midis landeve të tjera federale. Por në një krizë ku qeveritë kanë frikë se mos duken të pafuqishme në sytë e publikut, mbylljet e kufijve kanë avantazhin e të dukurit si vendimtare.

Kjo është arsyeja pse me vonesë, vetë BE-ja po hyn tani në lojë, duke u bërë thirrje zyrtare anëtarëve të saj që të mbyllin kufijtë e jashtëm të bllokut për të paktën 30 ditë. Natyrisht, shumica e tyre tashmë janë mbyllur. Sugjerimi i Brukselit, është në fakt një lutje ndaj vendeve anëtare për të shpëtuar “tregun e përbashkët” brenda BE-së për mallra, shërbime, punë dhe kapital.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë/ "Italia mund ta pësojë si Turqia"

Në fund të fundit, kjo është një përpjekje për t’u dëgjuar. Mesazhi i qartë, është se sa herë që Evropa vihet në provë, ajo dështon. Dhe pastaj gjithçka – solidariteti, besnikëria, vendimmarrja – u rikthehet sërish kombeve. Në këtë kuptim, Covid-19 është një version më ekstrem i krizës së refugjatëve së viteve 2015-2016.

Në atë kohë, BE nuk arriti të kishte një përgjigje të përbashkët ndaj fluksit të madh të emigrantëve që hynin në union. Përkundrazi, vendet individuale nga Hungaria në Austri, i mbyllën në mënyrë të njëanshme kufijtë e tyre. Më pas, ata kundërshtuan të gjitha përpjekjet për të reformuar ligjet e azilit.

Është kjo arsyeja pse BE-ja, nuk e ka rregulluar ende këtë sistem, dhe po përballet me raundin e dytë të një kaosi të tillë. Një histori e ngjashme ka ndodhur me krizën e euros, dhe në fakt me çdo “sëmundje” evropiane.

Në rast se liderët e BE-së nuk ngrihen në lartësinë që kërkon lufta ndaj kësaj pandemie, përfundimi që do të nxjerrin qytetarët e zakonshëm, do të jetë se në rastin e një krize ekzistenciale, vetëm kombet e tyre të mund të veprojnë shpejt dhe me guxim të mjaftueshëm për të merituar besimin e tyre.

Qytetarët, si italianët e vetë-karantinuar, do të përfaqojnë ngjyrat e tyre kombëtare, dhe jo yjet e BE-së mbi ballkonet e tyre, për të treguar se ku shtrihet solidariteti i tyre kryesor. Natyrisht, e gjithë kjo është veçanërisht dekurajuese për eurofilë si Ursula von der Lejen, presidentja e re e  Komisionit Evropian.

Ajo shpresonte që ta afronte “Evropën” me qytetarët e saj, dhe ta bënte atë më të bashkuar dhe më të forte, në kontekstin e përplasjeve gjeopolitike me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në. Por nëse sfida është emigracioni, politika e jashtme apo mbrojtja, kombet e Evropës thjesht nuk munden ose nuk duan që ta bëjnë bashkimin e tyre “gjithnjë e më të afërt”.

Më keq akoma, çdo dështim i BE-së për të vepruar apo për të qenë solidarë, është në favor të populistëve, nacionalistëve dhe euroskeptikëve, nga Italia në Hungari dhe madje edhe në Gjermani. Narrativat e tyre, kanë nxjerrë tashmë nga unioni një shtet anëtar, Britaninë.

Por që Evropa të shpërbëhet, nuk është e nevojshme që më shumë vende të dalin zyrtarisht nga unioni. Blloqe të tjera janë shpërbërë përgjatë historisë, nga Lidhja e Kombeve, deri tek Konfederata e Rinit dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Disa u shembën shpejt, të tjerat më ngadalë. Secila në mënyrën e vet tragjike, këto blloqe u bënë thjesht të parëndësishme./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Covid-19, izolimi dhe pasojat

Publikuar

-

Nga

Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike, por edhe për bashkëjetesën mes njerëzve, mendon Alexander Görlach.

Coronavirusi ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike, por edhe për bashkëjetesën mes njerëzve, mendon Alexander Görlach.

Për momentin jemi duke jetuar dy kriza – pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie. Ekspertët thonë se kriza e dytë do të zgjatë më shumë dhe do të jetë më masive, sesa pasojat e drejtpërdrejta të COVID-19, e cila deri tani ka rezultuar me disa mijëra të vdekur në mbarë botën.

Nuk ka ndonjë kuptim serioz të krahasosh krizat, në veçanti ato që rezultojnë me humbjen e jetës së njerëzve. Por këto kriza janë të ndërlidhura dhe kanë shkaqe dhe pasoja të ngjashme. Ndaj secili prej nesh duhet ta ketë të qartë se sa të ndërlidhur janë sot të gjithë njerëzit mes vete.

Pasojat e pandemisë

Pandemia nuk njeh kufij mes vendeve apo ngjyrë lëkure. Ajo përfshin të gjithë, pavarësisht vendit, ngjyrës së lëkurës, fesë, kulturës apo gjuhës. Ata të cilët përdorin gjuhë raciste dhe thonë se kriza ka ardhur nga Kina apo Italia, Irani apo Koreja e Jugut, duhet të kenë shumë kujdes. Këto vende dallojnë shumë mes vete. Përvojat nga kjo sëmundje dhe ky virus janë të veçanta, por japin edhe mësime.

Ne jemi të ndërlidhur kaq shumë mes vete, në kohën e globalizimit, sa që të gjitha rrjetet duhet të bashkëveprojnë.

Kriza e tretë

Tani do të përballemi edhe me krizën e tretë, e cila është e ndërlidhur me dy të parat – pandeminë dhe krizën ekonomike. Me “distancimin social” dhe izolimin në jetën private, njerëzit do të përballen me sfida të mëdha. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit do të rezultojnë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me kufizimin e lirisë së lëvizjes. Njerëzit reduktohen në katër muret e shtëpisë dhe duhet të kalojnë kohën në karantinë, në kushte të cilat nuk i kanë jetuar më parë.

LEXO EDHE:  “Pacienti zero u kontrollua në doganë”/ Rakacolli: Ja pse ndodhi ‘lapsusi’ me Hanin e Hotit

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë/ "Italia mund ta pësojë si Turqia"

Njerëzit, vendet dhe kontinentet do të largohen mes vete. Bashkimi Evropian ka mbyllur kufijtë e jashtëm, vendet kanë mbyllur kufijtë brenda BE. Udhëtimet janë ndaluar, ndonëse kjo ka qenë një prej vlerave më të mëdha të BE. E gjitha kjo ndodhi brenda pak ditësh.

Izolimi

Ndjenja e vetme që kaplon njerëzit në këtë moment është pafuqia. Këshillat për futje në izolim dhe leximin e pafund të librave ndihmojnë vetëm pjesërisht, sepse kjo pafuqi na bën letargjik, na cënon lirinë e lëvizjes, na demotivon. Ndaj kërkohet bashkëveprim në familje, duhet gjetur rrugën për tejkalimin e kësaj situate.

Duhet të ruajmë shëndetin mendor për kohën pas izolimit dhe për bashkëveprim pas kohës së COVID-19. Por kjo është një kohë që na mëson. Shohim vende të shenjta boshe si Sheshi kryesor në Vatikan apo Meka dhe Medina. Këto pamje duket tërësisht të pakuptimta, por njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e të qenurit bashkë. Tani jemi të gjithë në ekzil të brendshëm në shtëpi dhe duhet të gjejmë forcë tek njëri-tjetri. Ashtu si italianët që dalin në ballkone dhe këndojnë, të cilët nga muzika nxjerrin forcë për të ardhmen e shëndetshme.

 

Alexander Görlach është linguist dhe teolog, bashkëpunëtor i Carnegie Council for Ethics në International Affairs dhe studiues në Universitetin Cambridge, në Institutin për Studime Ndërkombëtare. Ai ka studiuar edhe në Universitetin Harvard, National Taiwan University dhe City University of Hongkong./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe koronavrusin/ Putini “problemi kryesor”

Publikuar

-

Nga

Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministri britanik Johnson kanë zhvilluar një videokonferencë me Presidentin turk Erdogan. Temat: Refugjatët dhe virusi Corona.

Pas takimit javën e kaluar në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, Presidenti i Turqisë Erdogan iku pa asnjë koment. Këtë të martë ishte planifikuar që një delegacion i BE të shkojë në Stamboll, për takim me Recep Tayyip Erdoganin, por u anulua për shkak të pandemisë me Corona.

Takimet në kohën e kësaj krize janë të pamundura, ndaj kancelarja Angela Merkel, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson, vendosën që të zhvillojnë një videokonferencë me presidentin turk. Erdogani pas bisedës nuk foli asgjë për përmbajtjen, ndonëse ishte i pari që doli në opinion. Në rrjetet sociale ai tha, se është biseduar për gjendjen humanitare dhe gjendjen në Idlib të Sirisë.

Merkel: Një bisedë e “dobishme”

Angela Merkel e quajti këtë bisedë si të dobishme. Ajo nuk përjashtoi shtimin e ndihmave humanitare për Turqinë. Nuk duhet harruar as unioni doganor me Turqinë, tha ajo. Turqia ka theksuar se ajo do të mbetet pjesë e NATO-s.

Fjalë bukur të buta në një kohë krize në raportet me Turqinë, në kohën kur Ankaraja ka vendosur të hapë kufijtë ndaj BE dhe të lejojë kalimin e refugjatëve. Më pas gjendja u tensionua shumë në kufijtë me vendet e BE – konflikte, gaz lotsjellës, dhunë… Greqia ka vendosur të pezullojë të drejtën e azilit për një muaj.

BE dhe organizatat humanitare e kanë kritikuar Turqinë për përdorimin e refugjatëve si mjet politik për presion ndaj BE. Turqia ka kërkuar më shumë para dhe ndihma. BE kishte premtuar më parë gjashtë miliardë euro për refugjatët, por deri tani ka paguar vetëm 3,2 miliardë.

Marrëveshja BE-Turqi duhet të vazhdojë?

LEXO EDHE:  “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”/ Tritan Kalo entuziast: Në një kohë jo të largët do ta zëmë shah-mat këtë sëmundje

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë u jep 1 mln dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve mbrojtëse

Përfaqësuesi i BE për Politikë të Jashtme Josep Borrell tha në Bruksel se me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, kanë rënë dakord që marrëveshja për refugjatët të vazhdojë dhe që me 26 mars, në samitin e BE të paraqiten propozime për dalje nga kriza. Ata të dy janë takuar njëkohësisht.

Ekspertët thonë, se ka ardhur koha që të rishikohet marrëveshja BE-Turqi. Turqia është duke dërguar njerëz në zonat e rrezikshme, thonë ekspertët. Ndërsa gjendja në Idlib është tepër e rëndë. Ken Roth, drejtues i Human Rights Watch, thotë se Erdogani po bën presion ndaj BE për shkak të gjendjes në Idlib. “Turqia nuk mund të pranojë edhe disa miliona njerëz, sepse në këtë vend janë edhe tani rreth 3,6 milionë refugjatë nga Siria”, thotë Roth në bisedë me DW.

Putini “problemi kryesor”

Në Idlib ballë për ballë janë trupat qeveritare të Asadit të mbështetura nga Rusia dhe kryengritësit e mbështetur nga Turqia. Rruga e vetme për të evituar krizën e re me refugjatë në Evropë është bindja e Putinit që të ndërpritet bombardimi i civilëve në Idlib, thotë Roth. Sipas tij, problemi kryesor në këtë mes është Putini.

Palët kanë rënë dakord para pak kohësh për armëpushim, të cilin e kanë mbështetur edhe Merkel, Johnson dhe Macron. Ata thonë, se bashkëveprimi është mundësia e vetme për tejkalimin e krizës, në kohën e virusit Corona. Ka gjëra, sipas tyre, mbi të cilat të gjithë duhet të kenë të njëjtin mendim./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Kriza e koronavirusit, dhe arroganca kulturore e Perëndimit

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel Stelter “The Globalist”

* Ndonëse jemi vetëm në fazën e dytë të një krize me katër faza të koronavirusit, nuk është kurrë shumë herët të nisim të mësojmë leksionet që i shpërfillëm më herët, dhe që kontribuan në zgjerimin e krizës.

Kur them “vetëm faza e dytë”, këto janë fazat 3 dhe 4:Epidemia e koronës (faza e parë) dhe kriza aktuale financiare që vijon (faza e dytë), do të pasohen nga një goditje deflacioniste për ekonominë reale (faza e tretë), dhe më pas në fazën e katërt, do të shtrohet pyetja nëse funksionon ende sistemi ynë monetar dhe ekonomik.

Faza nr.1: Epidemia, që nuk duhej të shndërrohej në një krizë

Në fillim patëm një epidemi të virusit të ri në Kinë. Pas dështimeve serioze në nivelin lokal, autoritetet qendrore në Kinë, vendosën të zbatojnë një plan të vërtetë lufte kundër virusit, që duket se është i suksesshëm. Numri i të infektuarve të rinj, është tani në rënie.

Sigurisht, virusi në Kinë nuk është mposhtur ende, por ai është nënshtruar. Koronavirusi do të mbetet aktiv, ai do të vazhdojë të infektojë popullsinë, dhe do të jetë për vite më radhë një faktor ndikues i jetës në Kinë. Por falë masave drastike, autoritetet ia kanë dalë që të fitojnë kohë.

“Këta kinezët!”: Përgjigja arrogante e Perëndimit

Dhe çfarë bënë përballë kësaj situate vendet perëndimore? Zgjodhën të shohin me habi hapat radikalë, që ndërmorën kinezët për ta luftuar koronavirusin. Në atë fazë, bota perëndimore karakterizohej kryesisht nga një ndjenjë kurioziteti nga larg. Kina është larg. Dhe a nuk i kemi ditur gjithmonë, kushtet e dobëta higjeno-sanitare në tregjet e kafshëve në Kinë (dhe në fakt të të gjithë tregjeve në Azi)?

Por liderët tanë politikë, kishin shqetësime të tjera. Sezoni i karnavaleve kishte mbërritur, dhe duhej të shijohej si gjithmonë. Dhe natyrisht ishte futbolli, dhe ndeshjet e kampionateve duhej që të luheshin. Fatmirësisht Gjermania nuk ka më një familje mbretërore. Por as tek ne, askush nuk guxon të ndërhyjë mbi “Mbretin Futboll”.

“Këta italianë!”: Një përgjigje arrogante brenda Evropës

Kur virusi u shfaq befas në Itali, paragjykimet thellësisht të rrënjosura, nxorrën me shpejtësi krye. A nuk kemi ditur gjithmonë neglizhencën e italianëve si komb? A nuk janë politikanët dhe shoqëria italiane, në thelb të paaftë për t’u përballur me probleme serioze? Dhe a nuk është sistemi italian i kujdesit shëndetësor, shumë i çuditshëm dhe i pafinancuar? Padyshim që nuk është aq i mirë sa i yni.

Një profeci vetë-përmbushëse

Tanimë koronavirusi është kudo, përfshirë Gjermaninë. Në vend se të ishin të përgatitur për të mësuar nga përvojat negative të vendeve të tjera, politikanët tanë kaluan nga arroganca tek veprimet e ngadalëta. Ndjenja e largësisë së krizës së koronavirusit, dhe e një niveli befasues relaksimi në mesin midis drejtuesve tanë politikë, i la hapësirë debatimeve mbi mbylljen ose jo të shkollave, me politikanë të paskrupuj si Mikael Mëler, kryetari i bashkisë së Berlinit, që tentoi të mbante hapur klubet dhe teatrot në qytet. Të tjerët, vazhduan të talleshin me virusin e ri. Ata deklaronin se koronavirusi ishte po aq vdekjeprurës, sa edhe një virusi i gripit sezonal.

LEXO EDHE:  Thellohet kriza/ Kosova përshkallëzon masat ndaj Serbisë

LEXO EDHE:  Falimentimi i Greqisë

Menaxhim katastrofik i i krizës nga Donald Trump

Nuk është aspak ngushëllues për evropianët, fakti që reagimi në Shtetet e Bashkuara nga ana e presidentit Donald Trump, ishte edhe më keq se ai i kryebashkiakut të Berlinit. Trump ka qenë angazhuar në akte tërësisht idiote, si për shembull shpërndarja sapo mori detyrën në vitin 2017 e ekipit që merrej me pandemitë me seli në Shtëpinë e Bardhë.

Pastaj, me gjithë pompozitetin dhe madhështinë e tij si ‘Zoti i Universit’, ai zgjodhi të minimizojë rreziqet e koronavirusit. Çuditërisht, pajisjet e testimit nuk ishin të disponueshme

për ditë me radhë në sistemin më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor në botë. Dhe sistemi i tij i sigurimeve shëndetësore, nuk mbulon ende afro 30 milionë njerëz.

Numri i infeksioneve të raportuara në SHBA është i lartë. Vetëm pas disa javësh vonesë, Trump vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa refuzoi të pranojë çdo lloj përgjegjësie mbi pasojat e keqmenaxhimit të tij. Por të paktën ai lau duart, dhe ua la përgjegjësinë vendeve evropiane.

Shok kulturor: Azia funksionon më mirë se Perëndimi?

Me këtë krizë, vendet fqinje të Kinës në Azi, duket se po dëshmojnë se si mund të kihet sukses në menaxhimin e një krize. Tajvani, Vietnami, Hong Kongu dhe Singapori, morën masa të forta dhe të qëndrueshme që në fillim të epidemisë, për të mbajtur të ulët numrin e rasteve të reja.

Edhe pse shumica e këtyre vendeve kufizohen direkt me Kinën, numri i të infektuarve, në raport me madhësinë e popullatës së tyre, është dukshëm më i ulët se në Evropë.

Edhe pse shumë e prekur, Koreja e Jugut, po dëshmon të jetë një model sesi një vend i OECD-së, mund të përballet me këtë krizë. Shkalla e vdekjeve, është dukshëm më e ulët se sa në vendet e tjera. Dhe ky sukses i vendeve aziatike nuk është rastësi.

Këto vende kanë përvojën e afërt me SARS-in në vitin 2003. Ndërkohë mesa duket, politikanët dhe shoqëritë tona perëndimore, nuk mendojnë se e kanë të nevojshme mësojnë nga vendet e tjera. Por eksperienca e fundit, na meson për të kundërtën./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE