Connect with Us

60-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal/ Mister shkaqet e vdekjes

Kronika

60-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal/ Mister shkaqet e vdekjes

Publikuar

-

Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme në një kanal në fshatin Rraboshtë të Lezhës.

Trupi i pajetë është pikasur nga kalimtarët që kanë njoftuar menjëherë policinë. Viktima është identifikuar si L.Gj, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet e vdekjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kanosi me thikë mjeken/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Lushjes ka arestuar një person pasi kanosi me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.
A

rrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.
Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

LEXO EDHE:  Fifi i përgjigjet Anna Likës: “Ishalla gjen burrë se të ikën energjia negative”

LEXO EDHE:  Fifi i përgjigjet Anna Likës: “Ishalla gjen burrë se të ikën energjia negative”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në gjendje të dehur në timon/ Makina e efektivit të policisë përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamës, ku një automjet është përbysur në rrugë.

Sipas asja që raporton Shqiptarja.com, makinës ishte duke i dhënë një efektiv i policisë së rendit, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Fatmirësisht nga aksindeti nuk ka viktima, ndërsa polici ka mbetur i plagosur.

Për efektivin e rendit që drejtonte në gjendje të dehur ka nisur dhe një hetimi nga SHÇBA.

LEXO EDHE:  “Na duhet një burrë”/Moderatorja shqiptare tregon pse është ende beqare

LEXO EDHE:  Gruaja lind foshnjen me ngjyrë, fajin ja vë burrit: Ke pirë shumë kafe

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit/ Publikohet momenti i arrestimit të vëllezërve Çala

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Të fundit”, për kapjen e vëllezërve Çala, të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit në 2019.

Në arrestimin e tyre janë angazhuar 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë.

Mësohet se gjatë këtij megaoperacioni u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Gjatë megaoperacionit, i cili u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019 që aktualisht ndiqet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht:

Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.

LEXO EDHE:  “Na duhet një burrë”/Moderatorja shqiptare tregon pse është ende beqare

LEXO EDHE:  Fifi i përgjigjet Anna Likës: “Ishalla gjen burrë se të ikën energjia negative”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.”

TiranëJa pamjet e megaoperacionit policor të koduar "Të fundit", për kapjen e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e vjedhjeve me armë, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal.Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.Gjatë megaoperacionit, i cili u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019 që aktualisht ndiqet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht:Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 19. März 2020

LEXO TE PLOTE