Connect with Us

Video-“Shkoni në shtëpi, nuk është shfaqje”/ Kryebashkiaku i Barit zbarkon në rrugë dhe i bërtet qytetarëve

Bota

Video-“Shkoni në shtëpi, nuk është shfaqje”/ Kryebashkiaku i Barit zbarkon në rrugë dhe i bërtet qytetarëve

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së Barit në Itali Antonio Decaro, i lodhur nga situata që po kalojnë ka dalë vetë në rrugët e qytetit për të ndërgjegjësuar qytetarët që nuk qëndrojnë në shtëpi, por dalin në rrugë.

Ai i ka urdhëruar qytetarët të shkojnë në shtëpi, pasi thekson se kjo nuk është shkaka apo shfaqje, por është emergjencë.

Në një video të publikuar nga vetë Decaro në rrjetet sociale, dëgjohet kur ky i fundit i bërtet qytetarëve të mos luajnë me ping pong, por të shkojnë të luajnë me playstation në shtëpi.

“Duhet të shkosh në shtëpi. Nuk mund të qëndroni në këtu. Shkoni në shtëpi, nuk mund të luani ping pong këtu, shkoni luani playstation në shtëpi. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi. Nuk bëhet kështu, si t’jua shpjegoj, nuk bëhet kështu. Unë kam një dekret dhe do ta zbatoj dekretin. Duhet të shkoni të gjithë në shtëpi. Pas meje po vjen policia. Përse nuk e kuptoni që nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo. Do më sëmurni edhe mua nga zemra”, dëgjohet të thotë ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shtatë mësime nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Nga Ivan Krastev

“Sa kohë të çuditshme po jetojmë”, më shkruante dje një miku im spanjoll. Dhe të çuditshme janë vërtet. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë pandemia Covid-19; nuk e dimë si do të përfundojë; dhe, për momentin, ne vetëm mund të spekulojmë për ndikimin e saj afatgjatë, politik dhe ekonomik. Në një kohë krize, ne jemi të infektuar nga pasiguria. Por ka të paktën shtatë gjëra që e bëjnë këtë krizë, shumë të ndryshme nga ato të mëparshmet.

Mësimi i parë është se, ndryshe nga kriza financiare e viteve 2008-2009, koronavirusi do të imponojë kthimin e Big Government (qeverisë së fortë). Pas rënies së Lehman Brothers, shumë vëzhgues besuan se mosbesimi tek tregu që shkaktoi kriza, do të çonte në një besim më të madh tek qeveria. Ky koncept nuk ishte asgjë e re: në vitin 1929, pas fillimit të Depresionit të Madh, njerëzit kërkuan ndërhyrje të fortë të qeverisë për të kompensuar dështimet e tregut. Në vitet 1970, ndodhi e anasjellta: njerëzit ishin të zhgënjyer nga ndërhyrja e qeverisë, kështu që filluan të besojnë përsëri tek tregu. Paradoksi i vitit 2008-2009 është se mosbesimi në treg nuk çoi në kërkesën për ndërhyrje më të madhe të qeverisë. Tani, koronavirusi do ta rikthejë fort qeverinë. Njerëzit mbështeten tek qeveria për të organizuar një mbrojtje kolektive kundër pandemisë, dhe ata mbështeten tek qeveria për të shpëtuar një ekonomi që po fundoset. Efektiviteti i qeverive tani matet nga aftësia e tyre për të ndryshuar sjelljen e përditshme të njerëzve.

Mësimi i dytë është që koronavirusi ofron një tjetër demonstrim të mistikës së kufijve, dhe do të ndihmojë në rishfaqjen e rolit të shtetit-komb brenda Bashkimit Evropian. Dikush mund ta shohë tashmë këtë gjë, në mbylljen e shumë prej kufijve midis shteteve – dhe në faktin se çdo qeveri në Evropë është përqëndruar tek populli i vet. Në rrethana normale, shtetet anëtare nuk do të bënin asnjë dallim midis kombësive të pacientëve në sistemin e tyre shëndetësor, por, në këtë krizë, ata ka të ngjarë t’u japin përparësi të shtetasve të tyre mbi të tjerët (nuk flas këtu për emigrantët nga rajone të tjera, por evropianët me pasaporta të BE-së). Prandaj, koronavirusi do të forcojë nacionalizmin, megjithëse jo nacionalizmin etnik. Për të mbijetuar, qeveria do t’u kërkojë qytetarëve të ngrenë mure jo vetëm midis shteteve, por midis individëve, pasi rreziku i infektimit vjen nga njerëzit që takohen më shpesh. Nuk është i huaji por ata më pranë jush, që paraqesin rrezikun më të madh.

Mësimi i tretë i koronavirusit lidhet me besimin tek ekspertiza. Kriza financiare dhe kriza e refugjatëve në vitin 2015 krijuan një pakënaqësi të madhe tek ekspertët. Kjo tendencë, e cila ka qenë një nga sukseset kryesore të politikanëve populistë në dhjetë vitet e fundit, do të zhbëhet nga koronavirusi. Shumica e njerëzve janë shumë të hapur për t’u besuar ekspertëve dhe t’i kushtojnë vëmendje shkencës, kur jeta e tyre është në rrezik. Dikush mund të vërejë legjitimitetin në rritje që kjo u ka dhënë profesionistëve që udhëheqin luftën kundër virusit. Profesionalizmi është rikthyer në modë.

Mësimi i katërt është i hapur për interpretim, por megjithatë shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht, koronavirusi mund të rrisë joshjen prej autoritarizmit të Big Data, që janë përdorur aq shumë në këtë krizë nga qeveria kineze. Dikush mund të fajësojë udhëheqësit kinezë për mungesën e transparencës që i bëri ata të reagojnë ngadalë ndaj përhapjes së virusit, por efikasiteti i reagimit të tyre dhe aftësia e shtetit kinez për të kontrolluar lëvizjen dhe sjelljen e njerëzve, kanë qenë mbresëlënëse. Në krizën aktuale, qytetarët krahasojnë vazhdimisht përgjigjet dhe efektivitetin e qeverive të tyre me ato të qeverive të tjera. Dhe nuk duhet të çuditemi nëse, një ditë pas krizës, Kina duket si një fituese dhe Shtetet e Bashkuara duken si humbëse.

Mësimi i pestë ka të bëjë me menaxhimin e krizave. Ajo që mësuan qeveritë në trajtimin e krizave ekonomike, krizës së refugjatëve dhe sulmeve terroriste, ishte se paniku ishte armiku i tyre më i keq. Nëse, për muaj të tërë pas një sulmi terrorist, njerëzit ndryshonin sjelljen e tyre të përditshme dhe nuk largoheshin nga shtëpitë, kjo do t’i ndihmonte terroristët të arrinin qëllimet e tyre. E njëjta gjë ishte e vërtetë në vitet 2008-2009: një ndryshim në sjellje shpesh rriti kostot e krizës. Kështu, udhëheqësit dhe qytetarët u përgjigjën me mesazhe për të “ruajtur qetësinë”, “vazhduar me jetën”, “injoruar rrezikun” dhe “mos tepruar”. Tani, qeveritë duhet t’u tregojnë qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, duke qëndruar në shtëpi. Suksesi i qeverive në këtë gjë, varet shumë nga aftësia e tyre për të trembur njerëzit të bëjnë siç udhëzohen. “Mos u frikëso” është mesazhi i gabuar për krizën e Covid-19. Për të frenuar pandeminë, njerëzit duhet të panikosen – dhe ata duhet të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën e të jetuarit.

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  "Me 50 mijë vetë shkatërrojmë Evropën"!/Zbardhen përgjimet e xhihadistëve shqiptarë (Video)

Mësimi i gjashtë është se kriza Covid-19 do të ketë një ndikim të fortë në dinamikën e brezave. Në kontekstin e debateve për ndryshimin e klimës dhe rrezikun që ai paraqet, brezat e rinj kanë qenë shumë kritikë ndaj të moshuarve, duke i akuzuar se kanë qenë egoistë dhe nuk kanë menduar seriozisht për të ardhmen. Koronavirusi e anulon këto dinamikë: tani, anëtarët e moshuar të shoqërisë janë shumë më të prekshëm dhe ndjehen të kërcënuar nga mosgatishmëria e dukshme e të lindurve në fillimin e mijëvjeçarit, për të ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës. Ky konflikt ndërbreznor mund të intensifikohet nëse kriza zgjat për një kohë të gjatë.

Mësimi i shtatë është se, në një pikë të caktuar, qeveritë do të detyrohen të zgjedhin ndërmjet frenimit së përhapjes së pandemisë me koston e shkatërrimit të ekonomisë, ose tolerimit të një kostoje më të lartë njerëzore, për të shpëtuar ekonominë.

Ende jemi shumë herët për të spekuluar mbi ndikimin politik të Covid-19. Kriza ka justifikuar frikën e anti-globalistëve: aeroportet e mbyllura dhe individët e izoluar duket se janë “ground zero” të globalizimit. Por, në mënyrë paradoksale, ky moment i ri anti-globalist mund të dobësojë aktorët politikë populistë, të cilët, edhe kur kanë të drejtë, nuk kanë zgjidhje. Kriza e Covid-19 gjithashtu do të riformulojë në mënyrë dramatike reagimin e BE ndaj të gjitha krizave të tjera me të cilat është përballur në dekadën e fundit. Disiplina fiskale nuk është më mantra ekonomike as edhe në Berlin, dhe nuk ka asnjë qeveri evropiane që, në këtë moment, dëshiron të mbrojë hapjen e kufijve për refugjatët.

Mbetet të shihet se si saktësisht kriza do të ndikojë në të ardhmen e projektit Evropian. Por është e qartë se, në fund të fundit, koronavirusi do të vërë në dyshim disa nga supozimet themelore mbi të cilat është themeluar BE-ja.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

42 persona me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 7 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka ardhur duke u rritur.

Mësohet se orët e fundit janë konfirmuar 7 të prekur të tjerë, duke e dërguar numrin e të prekurve në 42.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili deklaron se nga dje janë testuar 38 persona për COVID-19, por vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi.

LEXO EDHE:  Tregtia me Kanadanë/ Italia kërcënon planet e BE

LEXO EDHE:  Itali/ Kapet me 1 kg heroinë, në pranga shqiptari

Sipas ministrit, dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar, e ndërsa të tjerët janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Shkon në 6-të numri i viktimave në Greqi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.
Bëhet me dije se pacienti që ndërroi jetë ishte një 70-vjeçar dhe ishte shtruar në spital në Kastoria.

Sipas mediave të huaja edhe gruaja e të ndjerit po trajtohet në këtë spital.
Kjo është vdekja e tretë e një pacienti nga koronavirusi në zonën e Kastoria.

Sipas oladeka.com, 70-vjeçari kishte probleme të tjera shëndetësore.
Ndërkohë ditën e djeshme janë konfirmuar 31 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus ka shkuar në 418.

LEXO TE PLOTE