LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulja e normës bazë të interesit nga BSH/ Civici: Lehtëson daljen e likuiditetit

19 Mars 2020, 21:49, Ekonomi CNA
Ulja e normës bazë të interesit nga BSH/ Civici: Lehtëson

Eksperti i ekonomisë, ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ardian Civici tha se është pozitive ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Sipas tij, efekti dhe mesazhi është pozitiv sepse ul çmimin e parasë, lehtëson daljen e likuiditetit dhe furnizimin e tregut me likuiditet.

?Efekti dhe mesazhi është pozitiv sepse ul çmimin e parasë, lehtëson daljen e likuiditetit dhe furnizimin e tregut me likuiditet.
Ne kemi një bllokim të prodhimit. Domethënë që edhe nëse ti merr kredi por nuk bllokon dot, efekti i kësaj mase është që kur të dalë nga kjo situatë do ketë më shumë nevojë për kredi e likuiditete. E shikoj si masë pozitive nëse merret. Unë e mirëkuptoj dhe biznesin në kërkesat e veta. Në qoftë se politika monetare mbaron në këtë rast ajo që vijon është çlirimi fiskal?, tha Civici i ftuar në Real Story.

Lajmet e fundit nga