LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transporti i ilaçeve/ Majlinda Bregu tregon pikën delikate që vonon kalimin

19 Mars 2020, 22:40, Aktualitet CNA
Transporti i ilaçeve/ Majlinda Bregu tregon pikën delikate që

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka folur për transportin e mallrave dhe ilaçeve të nevojshme për pacientët në luftën me koronavirusin.

Bregu tha në një lidhje me emisionin “Opinion” se një vendi që nuk është vend anëtar i BE nuk i ndalohet eksporti por duhet të kërkojë një autorizim nëse i duhen pajisje mjekësore.

Ajo theksoi se fatmirësisht Shqipëria është renditur e para në vendet e Ballkanit Perëndimor për trasnportin më të shpejtë të mallrave mjekësore, por theksoi se sërish duhet të vijnë më shpejt.

“Për të krijuar një sistem të unifikuar, për t?ju dhënë një korridor jeshil kamionëve me ushqime dhe pajisje mjekësore apo për të shmangur edhe kontrollin sanitar që është pika delikate që vonon kalimin, ne kemi filluar qysh dje një proces konsultimi. Kemi kërkuar me të gjitha vendet e rajonit mundësinë e një trajektoreje jo vetëm të mundësimit por edhe lehtësimit. Problemi kryesor është në kufirin kur hyn në vendet tona. Në Bosnjë është vetëm një pikë që bën kontrollin e hyrjes. Të krijojmë mundësinë që nëse kontrolli është bërë në një nga vendet e BE të ketë një shenjë që të mos bëhet kontrolli sërish. Të mos ketë pengesa për mallrat jetike dhe pajisjet mjekësore. Ajo për çfarë do të kenë nevojë shumë shpejt vendet tona, është një përllogaritje e kostove që do t?ju kushtojë kjo krizë dhe kjo pandemi. Nëse ka një parashikim që vetë BE të shkojë në recenison 2 deri në 10 përqind imagjinoni si do të jetë situatë nëse nuk mendojmë për këtë pjesë të lehtësimit të problemeve që do të jenë të ndjeshme në rajon?, u shpreh Bregu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga