Connect with Us

Thirrjet bllokojnë 127-ën/ Ja ku të kërkoni informacion për COVID-19

Sociale

Thirrjet bllokojnë 127-ën/ Ja ku të kërkoni informacion për COVID-19

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një komunikim me mediat, bëri me dije se duke u nisur nga ankesat e shumta të qytetaëve që nuk arrijnë dot të lidhen me urgjencën kombëtare gjatë këtyre ditëve, (kjo për shkak të fluksit të lartë të telefonatave” së shpejti do të kenë në dispozicion një numër tjetër.

“Kemi menduar një zgjidhje tjetër pavarësisht se qendra kombëtare emergjencave ka kapacitetin për fluks thirrjes por janë dy tipologji njerëzish që kërkojnë ndihmë.

Janë ata që telefonojnë për COVID-19 dhe qytetarë që duan informacion. Ne duam të hapim një linjë të gjelbër për qytetarët që kërkojnë informacion 08004040 i cili do të jetë numër i vendosur në dispozicion të qytetarëve për informacion për COVID-19.

Për të krijuar dhe lidhjen mes qytetarëve dhe mjekut të familjes duke shmangur vajtjen në qendrat shëndetësore dhe për gjithë shqetësimet për paketën e rimbursimit të barnave.

LEXO EDHE:  “Gjithë natën në urgjencë”/ Gazetari i njohur tregon çfarë i ndodhi tek QSUT

Do të jetë një linjë e dedikuar, e cila bëhet funksionale sot. Ne jemi duke punuar për çështjet teknike për trajnimin e stafit që të ulim fluksin e tel në 127, i cili do vijojë të jetë numër i dedikuar për urgjencat”, deklaroi ministrja./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Momenti drithërues/ Statuja e Krishtit në Rio de Zhaniero ndriçohet me flamujt e vendeve të prekura nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto të Statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Zhaniero, e cila është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e Covid-19.

Sikurse shikohet në foto, e ndriçuar në këtë monument emblematik është edhe flamuri shqiptar, pasi në vendin tonë janë shënuar dy viktima dhe 64 të infektuar nga virusi vdekjeprurës.

“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës!, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Rehabilitohet urgjenca e spitalit francez në QSUT/ Shërbim cilësor për 25 mijë pacientë

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Skandal me recetat në Urgjencë

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rreziku nga COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon këshilla për gratë shtatzëna

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa këshilla për gratë shtatzëna për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit të ministrisë, gratë shtatzëna mund të tregojnë rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.

“Lidhur me transmetimin e #COVID_19 edhe për gratë shtatzëna, rekomandohet të ndërmarrin veprimet normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Qytetarët të ndjekin rregullat”/ Mjeku në Gjermani: Nuk ka ilaç specifik për trajtimin e pacientëve

Publikuar

-

Nga

Mjeku shqiptar në Gjermani, Fahri Beqaj ka dhënë detaje në lidhje me situatën që ndodhet Gjermania për shkak të koronavirusit.

Beqaj ka theksuar se e vetmja mënyrë për të mposhtur dhe parandaluar këtë sëmundje është që qytetarët të ndjekin rregullat e vendosura nga institutet e shëndetsisë, pasi deri më tani nuk ka asnjë ilaç zyrtar që mund të përdoret për shërimin e këtij virusi.

“12800 të prekur në Gjermani situata është nën kontroll ju e dini se kemi të bëjmë me një virus të panjohur që nuk ka terapi nuk ka as vaksinim dhe ajo që na ngelet është vetëm parandalimi i saj. Deri ë tani në Gjermani kemi arritur që të parandalojmë dhe vetem 34 persona kanë humbur jeten që janë të moshës së madhe dhe që kanë pasur më shumë sëmundje të tjera. Për momentin shtresa më e prekur janë të sëmurit kronik dhe të sëmurit ne po bëjmë çdo përpjekje për të mos pasur asnjë jetë të humbur por që gjithmonë ndodh”, tha doktori në një lidhje direkte për ABC News.

LEXO TE PLOTE