LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra"/ Dom Gjergj Meta thirrje të fortë shqiptarëve

19 Mars 2020, 11:31, Sociale CNA
"Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra"/ Dom Gjergj Meta

Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra…” Ky është apeli i fortë që ka bërë Dom Gjergj Meta për qytetarët lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi, kur janë konfirmuar 64 të prekur nga koronavirusi.

Ai i thotë shqiptarëve të shohin nga dritarja dhe jo nga pasqyra. Dom Gjergj Meta deklaron se kjo nuk është viroza e parë në planet, por beteja jonë për jetën sot duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja.

Ai thekson se përgjegjësia e secilit prej nesh është e domosdshme që asnjë hallkë të mos thyhet a këputet nga papërgjegjësia, sepse çdonjëri nga ne është një ngjarje unike në këtë planet e vlen shumë.

“Dikush thotë se jemi në luftë. Edhe luftërat i ka bërë njerëzimi e ka gjasa (Mos o Zot!) që do t?i bëjë përsëri. Në këto momente një pjesë po lufton me jetën, një pjesë me virusin, kurse për pjesën më të madhe lufta më e ashpër po zhvillohet brenda nesh. Këtë luftë, me instiktet tona egoiste kishim harruar ta bënim, sepse kishm marrë për të mirqënë që kishim vetëm të drejta e jo detyra. Tani po shohim ndryshe e shpresoj të vazhdojmë kështu. Nxitimi që kemi për të dalë, rrezet ftuese të diellit, mungesa e rutinës së përditshme, malli për miqtë, shokët e të dashurit e zemrës po mundon shumë njerëz. E megjithatë momenti na kërkon një kufizim të lirisë, një vetëkufizim si një akt heroik, një armë lufte kundër një armiku të padukshëm e të panjohur.

Nuk mund t?ia lejojmë vetes ta shohim botën vetëm nga këndvështrimi ynë e aq më keq akoma nga pasqyra e instikteve tona. Pasqyra lejon vetëm një pamje, atë të vetes tonë, si Narcizi në pellgun e ujit. Duhet ta shohim botën nga dritarja, sepse vetëm dritarja, e jo pasqyra, na lejon të shohim të tjerët, të shohim jashtë nesh e më në fund të dimë të jetojmë me dhe për të tjerët”, shkruan Dom Gjergji në rrjetet sociale.

Ai bën thirrje që gjithësecili prej nesh të hapë dritaret e zemrës e të shohë jashtë, pasi praninë e tjetrit e cilëson si dhuratë dhe përgjegjësi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga