LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të kapërcejmë së bashku këtë flamë botërore”/ Profesor Kalo mesazh të fortë: Kjo është e vetmja PPP që na duhet

19 Mars 2020, 08:24, Sociale CNA
“Të kapërcejmë së bashku këtë flamë

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo vijon të përcjellë mesazhe të forta për qytetarët, në lidhje me betejen kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Kalo, jep një tjetër mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit, teksa thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë.

Kalo thekson ndër të tjera se duhet bashkëveprim dhe bashkëpunim për të kapërcyer këtë ?flamë botërore? me sa më pak humbje njerëzore.

Po ashtu ai shkruan se e vetmja PPP që na duhet në këtë situatë është PUNË, përkushtim e profesionalizëm nga kushdo dhe kudo.

?VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË?.Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar?.EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjindet pranë në çdo minutë të ditës?.QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t?i ngadalsuar vrullin e përhapjes Covid-19?.Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje?.

KOHA lyp vetëm e vetëm bashkveprim dhe bashkpunim, për të kapërsyer me sa më pak humbje njerzore këtë ?flamë botërore??..SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t?i përdorim që në zgjedhjet më të afërta?..NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin?..SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19?..

PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri?.PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo?.E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate?.OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju?.SË BASHKU do tia dalim!!!?-shkruan profesor Kalo në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga