Connect with Us

Të dhëna mbi kulturën qytetare lidhur me higjienën e banimit në Korçë, viti 1924

Sociale

Të dhëna mbi kulturën qytetare lidhur me higjienën e banimit në Korçë, viti 1924

Publikuar

-

Rreth 90 vjet më parë, në qytetin tonë shohim se rekomandoheshin elementë mjaft interesantë të higjenës qytetare, si dhe kërkesa me vlerë, sidomos lidhur me mënyrën e jetesës dhe ambijentet e banimit.

Më poshtë jepet një copëzë e tillë e botuar në kalendarin Korça e vitit 1924.

(Shënim: Me qënë se në tekstin origjinal gjuha shqipe përmban mjaft arkaizma, në të është ndërhyrë lehtë me qëllim që përmbajtja të kuptohet sa më mirë)

* * *

“… Trualli dhe shtëpia ku banon njeriu duhet të jenë të thata. Kuptohet se ato dhe do të lagen, po kurdoherë duhet të jenë regulluar me atë mënyrë që të kullojnë, ujërat dhe viset [vëndet] të jenë të thata, sepse viset e njoma shkatojnë sëmundjet dhe ata që rrojnë atje do të vuajnë. Vuajnë veçanërisht ata që i bëjnë shtëpitë nën nivelin e sipërfaqes ose në nivel me të. Që të ketë shëndet njeriu duhet të banojë më lartër se faq’ e dheut dhe të marë dritë dhe shtëpia të ajroset nga poshtë, me qëllim që trualli të jetë kurdoherë i thatë, ose do bërë ndonjë kanal për të kulluarë ujërat. Gjith kështu duhet të jenë dhomat e sipërme dyke patur mjaft hapësirë rotull për jashta që të ketë erë [ajër] shumë dhe të paqtë [pastër] për shëndetin, se era është i pari yshqim i njeriut që pa atë nuk mund të rojmë as një minutë. Të kenë dritë të mjaftë se shkëndia [rrezja, ndriçimi] e djellit ngorth tërë mikrobet e liga dhe jep gjallësi e shëndet në njerëzinë, pa atë dheu nuk do të kish as bimëra as gjë të gjalla, po do ish shkretëtirë.
Nër dhomat nuk duhet të flenë shumë veta tok [bashkë], as bimëra ose lule të mos kenë, se era [ajri] ndyhet [ndotet] me karbone [gaz koarbonik] që nxjerin, erë të paqtë [ajër të pastër] nuk ka të mjaftë për të gjithë dhe kështu pësojnë nga shëndeti, ata që rojnë asisoj.
Dritaret duhen hapur sa të jetë e mundur më shumë, për të paquar era [ajri] e dhomave dhe është e mira që dhe natën me dritare hapur të flenë njerëzia. Do rojtur vetëm që dritaret e hapura të mos jenë kundrejt njëra tjatrës, ose kundrejt derës, se era bën kurent (rjedhje) në atë drejtim dhe po të rinë njerëzia atje mund të pësojnë [do ti dëmtojë], më tej ose më këtej nuk ka gjë. Me qënë se më të shumëtit e shqipëtarëve janë mësuar të flenë me dritare mbyllur, e mira është që për së pari herë, të hapet pak një dritare dhe më pas të hapen fare. Në dimër dhe kur bie shi e dëborë munt të mbyllen se dimëri e paqon erën më shumë se vera.
Në mëngjes duhen të hapen gjithë dritaret që të ndërohet era [ajri] e dhomave, më të paqtë dhe sa të jet’e mundur duhet të kemi kur do herë erë të paqtë për të patur shëndet. Në kohë sëmundje duhet paquar era më shumë se kurdoherë, se atje sëmundja madhohet dhe shtohet…”

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Basha: Jam i tronditur. Këto krime, reflektim i varfërisë

Nxjerrë nga Ilia V. Ballauri, Korça Encyclopedica. Nr. 8/17

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Firmoset urdhri/ Institucionet arsimore mbyllen deri në 3 prill

Publikuar

-

Nga

Tre ditë para afatit të lënë për rinisjen e mësimit në shkolla, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur shtyrjen sërish të procesit mësimor deri me 3 prill.

Urdhri i dytë i firmosur nga Manastirliu erdhi pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

Universitetet, shkollat, kopshtet dhe çerdhet ishin paraparë për të hapur dyert të hënën, 23 mars 2020.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga koronavirusi/ Nis mësimi online edhe nëpër universitete

Publikuar

-

Nga

Pas shkollave, mësime dhe leksionet do të jepen online edhe për universitetet.

I pari që e ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, është Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini,  e cila sqaron se 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin.

Shahini përgëzon universitetin për nismën e ndërmarrë, që sipas saj duhet të ndiqet nga të gjitha universitetet e tjera të vendit.

LEXO EDHE:  Raporti italo-gjerman/Ja zonat e mbjella me drogë në Korçë

LEXO EDHE:  Korçë / Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” njihen me elementët e trashëgimise kulturore të qytetit

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Video/ Qytetarët nuk i binden urdhërit të qeverisë, vërshojnë në rrugë pa frikë

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht shtrëngimit të masave nga qeveria që kufizon lëvizjen e qytetarëve në rrugë, duke aplikuar dhe gjoba  nga 10.000 lek dhe bllokim të makinës për 3 muaj duket se qytetarët nuk e kanë marrë aspak seriozisht situatën me koronavirusin.

CNA.al, bëri një vëzhdim në rrugët e kryeqytet, jasht fashës së orarit të lejuar 06:00 me 10:00 dhe 16:00 me 18:00, por gjithcka i ngjan një dite normale.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Basha: Jam i tronditur. Këto krime, reflektim i varfërisë

LEXO EDHE:  Korçe, prangosen tre te rinjte e shpallur ne kerkim per vjedhje

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, policia njoftoi se janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Megjithatë, duket se qytetarët nuk i trembin as gjobat dhe as këshillat e specialistëve.


LEXO TE PLOTE