Connect with Us

Shtatë mësime nga koronavirusi

Bota

Shtatë mësime nga koronavirusi

Publikuar

-

Shkencëtarët paralajmërojnë: Coronavirus mund të dëmtojë rëndë qelizat e trurit

Nga Ivan Krastev

“Sa kohë të çuditshme po jetojmë”, më shkruante dje një miku im spanjoll. Dhe të çuditshme janë vërtet. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë pandemia Covid-19; nuk e dimë si do të përfundojë; dhe, për momentin, ne vetëm mund të spekulojmë për ndikimin e saj afatgjatë, politik dhe ekonomik. Në një kohë krize, ne jemi të infektuar nga pasiguria. Por ka të paktën shtatë gjëra që e bëjnë këtë krizë, shumë të ndryshme nga ato të mëparshmet.

Mësimi i parë është se, ndryshe nga kriza financiare e viteve 2008-2009, koronavirusi do të imponojë kthimin e Big Government (qeverisë së fortë). Pas rënies së Lehman Brothers, shumë vëzhgues besuan se mosbesimi tek tregu që shkaktoi kriza, do të çonte në një besim më të madh tek qeveria. Ky koncept nuk ishte asgjë e re: në vitin 1929, pas fillimit të Depresionit të Madh, njerëzit kërkuan ndërhyrje të fortë të qeverisë për të kompensuar dështimet e tregut. Në vitet 1970, ndodhi e anasjellta: njerëzit ishin të zhgënjyer nga ndërhyrja e qeverisë, kështu që filluan të besojnë përsëri tek tregu. Paradoksi i vitit 2008-2009 është se mosbesimi në treg nuk çoi në kërkesën për ndërhyrje më të madhe të qeverisë. Tani, koronavirusi do ta rikthejë fort qeverinë. Njerëzit mbështeten tek qeveria për të organizuar një mbrojtje kolektive kundër pandemisë, dhe ata mbështeten tek qeveria për të shpëtuar një ekonomi që po fundoset. Efektiviteti i qeverive tani matet nga aftësia e tyre për të ndryshuar sjelljen e përditshme të njerëzve.

Mësimi i dytë është që koronavirusi ofron një tjetër demonstrim të mistikës së kufijve, dhe do të ndihmojë në rishfaqjen e rolit të shtetit-komb brenda Bashkimit Evropian. Dikush mund ta shohë tashmë këtë gjë, në mbylljen e shumë prej kufijve midis shteteve – dhe në faktin se çdo qeveri në Evropë është përqëndruar tek populli i vet. Në rrethana normale, shtetet anëtare nuk do të bënin asnjë dallim midis kombësive të pacientëve në sistemin e tyre shëndetësor, por, në këtë krizë, ata ka të ngjarë t’u japin përparësi të shtetasve të tyre mbi të tjerët (nuk flas këtu për emigrantët nga rajone të tjera, por evropianët me pasaporta të BE-së). Prandaj, koronavirusi do të forcojë nacionalizmin, megjithëse jo nacionalizmin etnik. Për të mbijetuar, qeveria do t’u kërkojë qytetarëve të ngrenë mure jo vetëm midis shteteve, por midis individëve, pasi rreziku i infektimit vjen nga njerëzit që takohen më shpesh. Nuk është i huaji por ata më pranë jush, që paraqesin rrezikun më të madh.

Mësimi i tretë i koronavirusit lidhet me besimin tek ekspertiza. Kriza financiare dhe kriza e refugjatëve në vitin 2015 krijuan një pakënaqësi të madhe tek ekspertët. Kjo tendencë, e cila ka qenë një nga sukseset kryesore të politikanëve populistë në dhjetë vitet e fundit, do të zhbëhet nga koronavirusi. Shumica e njerëzve janë shumë të hapur për t’u besuar ekspertëve dhe t’i kushtojnë vëmendje shkencës, kur jeta e tyre është në rrezik. Dikush mund të vërejë legjitimitetin në rritje që kjo u ka dhënë profesionistëve që udhëheqin luftën kundër virusit. Profesionalizmi është rikthyer në modë.

Mësimi i katërt është i hapur për interpretim, por megjithatë shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht, koronavirusi mund të rrisë joshjen prej autoritarizmit të Big Data, që janë përdorur aq shumë në këtë krizë nga qeveria kineze. Dikush mund të fajësojë udhëheqësit kinezë për mungesën e transparencës që i bëri ata të reagojnë ngadalë ndaj përhapjes së virusit, por efikasiteti i reagimit të tyre dhe aftësia e shtetit kinez për të kontrolluar lëvizjen dhe sjelljen e njerëzve, kanë qenë mbresëlënëse. Në krizën aktuale, qytetarët krahasojnë vazhdimisht përgjigjet dhe efektivitetin e qeverive të tyre me ato të qeverive të tjera. Dhe nuk duhet të çuditemi nëse, një ditë pas krizës, Kina duket si një fituese dhe Shtetet e Bashkuara duken si humbëse.

Mësimi i pestë ka të bëjë me menaxhimin e krizave. Ajo që mësuan qeveritë në trajtimin e krizave ekonomike, krizës së refugjatëve dhe sulmeve terroriste, ishte se paniku ishte armiku i tyre më i keq. Nëse, për muaj të tërë pas një sulmi terrorist, njerëzit ndryshonin sjelljen e tyre të përditshme dhe nuk largoheshin nga shtëpitë, kjo do t’i ndihmonte terroristët të arrinin qëllimet e tyre. E njëjta gjë ishte e vërtetë në vitet 2008-2009: një ndryshim në sjellje shpesh rriti kostot e krizës. Kështu, udhëheqësit dhe qytetarët u përgjigjën me mesazhe për të “ruajtur qetësinë”, “vazhduar me jetën”, “injoruar rrezikun” dhe “mos tepruar”. Tani, qeveritë duhet t’u tregojnë qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, duke qëndruar në shtëpi. Suksesi i qeverive në këtë gjë, varet shumë nga aftësia e tyre për të trembur njerëzit të bëjnë siç udhëzohen. “Mos u frikëso” është mesazhi i gabuar për krizën e Covid-19. Për të frenuar pandeminë, njerëzit duhet të panikosen – dhe ata duhet të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën e të jetuarit.

LEXO EDHE:  Lufta e paqartë e BE-së për të garantuar sundimin e ligjit

Mësimi i gjashtë është se kriza Covid-19 do të ketë një ndikim të fortë në dinamikën e brezave. Në kontekstin e debateve për ndryshimin e klimës dhe rrezikun që ai paraqet, brezat e rinj kanë qenë shumë kritikë ndaj të moshuarve, duke i akuzuar se kanë qenë egoistë dhe nuk kanë menduar seriozisht për të ardhmen. Koronavirusi e anulon këto dinamikë: tani, anëtarët e moshuar të shoqërisë janë shumë më të prekshëm dhe ndjehen të kërcënuar nga mosgatishmëria e dukshme e të lindurve në fillimin e mijëvjeçarit, për të ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës. Ky konflikt ndërbreznor mund të intensifikohet nëse kriza zgjat për një kohë të gjatë.

Mësimi i shtatë është se, në një pikë të caktuar, qeveritë do të detyrohen të zgjedhin ndërmjet frenimit së përhapjes së pandemisë me koston e shkatërrimit të ekonomisë, ose tolerimit të një kostoje më të lartë njerëzore, për të shpëtuar ekonominë.

Ende jemi shumë herët për të spekuluar mbi ndikimin politik të Covid-19. Kriza ka justifikuar frikën e anti-globalistëve: aeroportet e mbyllura dhe individët e izoluar duket se janë “ground zero” të globalizimit. Por, në mënyrë paradoksale, ky moment i ri anti-globalist mund të dobësojë aktorët politikë populistë, të cilët, edhe kur kanë të drejtë, nuk kanë zgjidhje. Kriza e Covid-19 gjithashtu do të riformulojë në mënyrë dramatike reagimin e BE ndaj të gjitha krizave të tjera me të cilat është përballur në dekadën e fundit. Disiplina fiskale nuk është më mantra ekonomike as edhe në Berlin, dhe nuk ka asnjë qeveri evropiane që, në këtë moment, dëshiron të mbrojë hapjen e kufijve për refugjatët.

Mbetet të shihet se si saktësisht kriza do të ndikojë në të ardhmen e projektit Evropian. Por është e qartë se, në fund të fundit, koronavirusi do të vërë në dyshim disa nga supozimet themelore mbi të cilat është themeluar BE-ja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Për herë të parë në histori, Estonia do të drejtohet nga një grua

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në historinë e këtij shteti, Estonia do të drejtohet nga një kryeministre grua.

Dy partitë më të mëdha politike në Estoni, kanë arritur marrëveshje për të formuar qeverinë e re. Këshilli i partisë së qendrës së djathtë, Partia e Reformës dhe këshilli i Partisë së Qendrës, kanë votuar të dielën në të mirë të bashkimit në një kabinet të udhëhequr nga Kaja Kallas, e cila drejton edhe Partinë e Reformës.

Të dyja partitë “do të formojnë qeverinë, e cila do të vazhdojë të përballet me krizën e pandemisë, do ta çojë përpara Estoninë dhe do të zhvillojë të gjitha zonat dhe rajonet e shtetit tonë”, kanë thënë këto parti përmes një deklarate. Qeveria e re do të zëvendësojë kabinetin paraprak, i cili ka dështuar si pasojë e një skandali të korrupsionit më herët gjatë këtij muaji.

Kryeministri Juri Ratas, ka dhënë dorëheqje më 13 janar, për shkak të skandalit, mirëpo ka insistuar se ai personalisht nuk ka bërë asgjë të keqe.
Dorëheqje e tij ka rezultuar me shpërbërje të koalicionit qeveritar, andaj presidentja Kersti Kaljulaid i ka kërkuar lideres Kallas që të formojë qeverinë e re.

LEXO EDHE:  Foto-Pamje nga Athina/ Qytetarët i rikthehen jetës normale

LEXO EDHE:  Covid-19 bëri atë që nuk mundi opozita/ Pandemia ndali arrogancën e Ramës

Kaljulaid është po ashtu presidentja e parë grua e këtij shteti. Kaja Kallas, avokate dhe ish-ligjvënëse e Parlamentit Evropian, ka udhëhequr Partinë e Reformës prej vitit 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave

Publikuar

-

Nga

Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të një ilaçi që duket se ndihmoi edhe ish-presidentin amerikan Trump.

Qeveria gjermane ka blerë për Gjermaninë një ilaç të ri kundër Coronës të bazuar mbi antitrupat. “Nga java e ardhshme do të përdoren antitrupat monoklonale në Gjermani si vendi i parë në BE. Në fillim në klinikat universitare”, bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. ”

Federata ka blerë 200.000 doza për 400 milionë euro.” Që do të thotë, se për një dozë çmimi është 2000 euro.

Një ecuri më e butë e sëmundjes tek pacientët e rrezikuar

Më këtë ilaç antitrupash, sipas raportimeve është trajtuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump pas infektimit me Corona. “Ato veprojnë si një vaksinim pasiv. Dhënia e antitrupave të tillë mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të pacientëve në fazën e hershme të sëmundjes duke penguar ecurinë e rëndë të saj”, është shprehur politikani gjerman i CDU-së, Spahn.

LEXO EDHE:  Covid-19 bëri atë që nuk mundi opozita/ Pandemia ndali arrogancën e Ramës

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Flotë e re autoambulancash niset nga Turqia

Në fillim të tetorit Donald Trump është trajtuar me një koktejl antitrupash REGN-COV2 të firmës amerikane Regeneron. Substanca e REGN-COV2 është një kombinim special i dy antitrupave, që bllokojnë të ashtuquajturën proteinë Spike të virusit Corona duke deformuar kështu strukturën e saj.

Në këtë mënyrë pengohet që virusi Corona ta atakojë qelizat e njeriut në trup dhe të shumohet. Kombinimi i dy antitrupave, sipas koncernit amerikan Regeneron, pengon, që virusi SARS-COV2 të pësojë mutacione.

Në bisedë me gazetën gjermane, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh edhe për më shumë kujdes në drejtim të fajësimeve në përballjen me pandeminë. “Të flasësh për gabime apo humbje shansesh është e rëndësishme. Po pa e kaluar në luftë të pamëshirshme. Pa pasur si qëllim shkarkimin e fajit tek të tjerët”, tha Spahn./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA ashpërson masat kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Administrata e Presidentit Joe Biden do të ndalojë hyrjen në vend të shumicës së shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, thanë zyrtarët e shëndetit publik për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke filluar nga e hëna, zyrtarët do të ndalojnë hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende të Evropës të cilat lejojnë udhëtimet nëpër kufijtë e hapur, thanë zyrtarët.

Ish-Presidenti Donald Trump kishte udhëzuar më 18 janar që kufizimet për Brazilin dhe Evropën të hiqeshin të martën, më 26 janar, por vendimi i administratës së re do ta shfuqizojë urdhrin e mëparshëm.

Zoti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën e kaluar, ka ndërmarrë një qasje agresive për të luftuar përhapjen e virusit duke kufizuar udhëtimet. Paraardhësi i tij i kishte refuzuar udhëzimet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore amerikane.

Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat e tanishme mund të mos jenë të efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që rrit mundësinë e ri-infektimit.

Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur gjithashtu si 501Y.V2, është 50% më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve të tjera në listë, nëse kjo është e nevojshme.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Flotë e re autoambulancash niset nga Turqia

LEXO EDHE:  Foto-Pamje nga Athina/ Qytetarët i rikthehen jetës normale

Varianti i Afrikës së Jugut ende nuk është zbuluar në Shtetet e Bashkuara, por të paktën 20 shtete të SHBA kanë zbuluar një variant të përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur si B.1.1.7. Vaksinat aktuale duken të efektshme ndaj mutacioneve britanike.

Ndërkohë, zyrtarja më e lartë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky do të nënshkruajë një urdhër të veçantë të hënën që kërkon maska në të gjitha aeroplanët, tragetet, trenat, metrotë, autobusët dhe taksitë, thanë zyrtarët. Kërkesat e reja pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vijim, thanë ata.

Të martën, hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të paraqesin një test negativ të koronavirusit të marrë brenda tre ditëve kalendarike para udhëtimit ose provë të shërimit nga COVID-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara./VOA

LEXO TE PLOTE