Connect with Us

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19/ 5 raste të reja në Shqipëri

Lajme

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19/ 5 raste të reja në Shqipëri

Publikuar

-

Shkon në 64 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 32 persona dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19.

Sipas njoftimit të ministrisë, vatrës së koronavirusit i shtohet edhe Kavaja ku 2 persona një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Gjithashtu bëhet me dije se tre pej të prekurve nga COVID-19 janë shtetas italianë që ndodhen në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Nëse zbatohen masat, nuk do ta shohim pikun!”/ Sqarimi i mjekut: Çfarë ndodh me rritjen e temperaturave

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bllokimi i transportit/ Të sëmurët nuk udhëtojnë dot drejt Tiranës për dializë”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e qytetarëve të cilët ankohen se nuk knë transport për të dhëtuar drejt Tiranës ku bëjnë dilaizën.

Qytetarët shprehen se bllokimi i autobusave dhe fugonave i ka lënë ata pa bërë dializën.

“Jam banor i Kryevidhit ka njerëz që bëjnë dializë në Tirane, 2 herë në javë, njerëz hallexhi, të varfër që në ditet normale mesi sajojnë lekët për të paguar transportin.
Ndërsa sot është bllokuar transporti me anë të autobusave e fugonave,gjë që i lenë këta pa bere dializen ,,dhe me shprehen qartë se keta po do t’i vdesi Rama virusi e jo corona virusi…”, shkruan qytetari dixhital në adresë të Berishës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Duhet ta shmangim me çdo kusht katastrofën”/ Rama publikon fotot e trishta të kamionëve me viktima në Itali

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama publikon fotot e trishta nga Italia, ku shfaqen një numër i madh i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi.

Përmes pamjeve Rama iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, duke i kujtuar pse duhet të zbatojnë masat e marra nga qeveria.

Kreu i qeverisë thekson se ne duhet ta shmangin me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo të Italisë, duke shtuar se për këtë duhet luftuar sa nuk është vonë.
“ODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës!

LEXO EDHE:  Kush është armiku ynë i përbashkët ?

LEXO EDHE:  Informacionet mbi koronavirusin/ AMA thirrje mediave: Zbatoni rregulloren

Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave.
Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne bergamo dhe në zonat e veriut të italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!

Durim, durim, durim! nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mjeku Lila flet për gjendjen e të infektuarve/ Zbulon sa respiratorë janë në dispozicion

Publikuar

-

Nga

Mjeku reanimator në QSUT Krenar Lila, ka treguar se gjendja e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv aktualisht është e qëndrueshme.

Ai deklaroi se në intubim nuk ka asnjë person, por dy të tjerë janë në një regjim të caktuar të aparatit respirator që i jep volum në disa raste me maskë.

Mjeku tha në emisionin “Opinion” se kapacitetet janë të pamjaftueshme dhe aktualisht posedojnë 15 respiratorë.

LEXO EDHE:  Të rinjtë braktisin Shqipërinë/ Ish-deputeti zbulon arsyen

LEXO EDHE:  Zyrtarë të lartë të SHBA dhe BE vizitojnë sot Shqipërinë

“Këto kapaciteti janë të pamjaftueshme, por janë shtuar kapacitetet. Dhomat janë përshtatur me respiratorë, kemi 15 respiratorë. Të gjithë mjekët anestezistë-reanimatorë janë të aftë të përdorin pajisjet, mjekët e tjerë kanë filluar trajnimin lidhur me rritjen e aftësisë së tyre për tu përfshirë, mjekë që janë më afër profesionit anestezist-reanimator”, u shpreh Lila, ndërsa theksoi se së shpejti do fillohet edhe trajnimi i studentëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE