LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama toleron qytetarët që kalojnë orarin në banka/ "Tregojini dokumentin policëve"

19 Mars 2020, 20:40, Aktualitet CNA
Rama toleron qytetarët që kalojnë orarin në banka/

“Nëse do ketë radhë në banka, do ketë tolerancë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa foli për radhët e gjata dhe për qytetarët që nuk mund të mbarojnë punë brenda orarit të caktuar nga qeveria.

Kreu i qeverisë tha se njerëzish duhet të kuptojnë se duhet të rrijnë në radhë dhe të mbajnë distancë, pasi theksoi se do ketë lehtësime për ta.

“Nëse ka njerëz në radhë dhe mbaron ora dhjetë do ketë tolerancë. Nëse ke qenë në bankë ti ke provë që ke qenë. Trego dokumentin kur të ndalon polici”, theksoi Rama.

Kryeministri deklaroi më tej se është i surprizuar nga reagimi i qytetarëve se nuk priste një reagim dhe bashkëpunim kaq të shpejtë.

“Drejtuesit e policisë po mundohen të jenë më shumë sensibilizues sesa ndëshkues. Secili nga ne duhet të bëhet polic në kuptimin e mirë të fjalës që mos ia lejojë vetes dhe të tjerëve të shkelin rregullat. E vërteta është se unë jam i mrekulluar nga fakti se ka një ndryshim kaq të shpejtë dhe kaq masiv saqë mos marrshim mësysh se po vazhduam kështu ne do dalim mirë nga kjo histori dhe nuk do biem pre e pakujdesisë sonë në një formë që do na prodhojë një katastrofë njerëzore”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga